GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Noka: Edi Rama ka nisur t’ju hajë një nga një, Zoti ju ruajtë çfarë do t’ju gjejë pas 11 majit

20:56 - 10/03/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Noka: Edi Rama ka nisur t’ju hajë një nga një, Zoti ju ruajtë çfarë do t’ju gjejë pas 11 majit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, në fjalën e tij në Kuvend akuzoi qeverinë Rama për mashtrime dhe dështim në realizimin e premtimeve, duke theksuar se qeveria e tanishme ka bërë shumë pak për popullin, veçanërisht për pensionistët. Noka theksoi se qeveria e Sali Berishës kishte dyfishuar pensionet gjatë 8 viteve të pushtetit, ndërsa qeveria e Ramës nuk ka realizuar as indeksimin e inflacionit.

Noka u shpreh se shqiptarët e varfër po dëgjojnë vetëm përralla nga ata që janë bërë të pasur në kurriz të qytetarëve. Ai paralajmëroi se 11 maji do të jetë një ditë kur do të jepet përgjegjësi dhe se ata që janë përfshirë në krim dhe korrupsion duhet të përballen me pasojat. Noka mbylli fjalën e tij duke e quajtur këtë një moment vendimtar për të ardhmen e Shqipërisë.

Fjala

Doktori la një letër këtu, ku kishte disa pika të programit, e ngatërroi ky dhe filloi të lexonte atë letrën që la doktori këtu, me pikat e programit tonë, sikur ishin të tyre.

Kjo, është edhe për të qeshur Niko, edhe për të qarë. Katandisje e madhe!

Kur nuk ç’thotë, të paktën mos fol, jo të rrëmbesh e të marrësh të lexosh letrën e tjetrit. Aq më tepër të kundërshtarit politik, të thuash, ky është programi im.

Kjo ju ndodh ju, e dini pse? Se jeni bosh në çdo aspekt. Nuk keni çfarë thoni, vetëm përralla.

E dëgjova të fliste parafolësin për shumë gjëra të paqëna, por duhet të kesh cipë njerëzore që të gënjesh dhe të skuqesh. Por, kur je i pacipë thua çdo gënjeshtër për të vërtetë, çdo mashtrim e thua për realitet dhe pafytyrësia të bën që të të mos lëvizë asnjë qerpik, as të mos të ndryshojë mimika fare.

Kjo është ajo sëmundje që ju ka zënë ju. Sepse, të flisni ju për pensionistët…

Po këtu duhet të ulërijë ky popull kur ju dëgjon ju të flisni për pensionistët.

Qeveria e Sali Berishës i ka dyfishuar pensionet në 8 vite pushtet. Qeveria e narkosit, e këtyre hajdutëve që janë të gjithë kandidatë për burg, as indeksim të inflacionit në çdo vit nuk ju ka bërë pensionistëve. Dhe me pafytyrësi thonë kemi rritur pensionet. Po kujt ia ke rrit? Se shqiptarëve, jo.

Tani, u kujtua përpos mashtrimeve, do t’i rrisim, premtojmë. Po ku ishit ju 12 vjet? Ku ishit ju që nuk bëtë asgjë, që u tallët me shqiptarët? Që e kishit mendjen për të vjedhur?

Përpiqet që të tregojë edhe për Greqinë tani, se do ndërtokan marrëdhënie. Po jo, mor zotëri. Kush i  prishi marrëdhëniet me fqinjin tonë grek që ne shqiptarët si fqinjë me ta jemi të dënuar të shkojmë mirë, edhe pse nuk do qeveria e narkosit.

E burgosët more, Belerin. I prishët me Greqinë, se duhej marrë Gjipeja. Pas gjithë lojrave me Greqinë edhe me Belerin është vetëm një gjë, Gjipeja duhej rrëmbyer nga narkosi këtu në krye dhe familja e tij. Po, duhej rrëmbyer Gjipeja dhe duheshin mbrojtur batërditë që ishin bërë për pronat. Prandaj, dy herë i vodhët zgjedhjet në Himarë.

Po kush e vuan këtë dëmtim të marrëdhënieve Shqipëri-Greqi?

E vuajnë të gjithë shqiptarët që jetojnë në Greqi, dhe që narkosi me horrat e tij shkon edhe iu kërkon edhe votën tani.

Po ku ishte dëgjuar ndonjëherë? As edhe në librat e fantashkencës që të thuhet që, ne i kemi rritur të ardhurat 5 herë më shumë se sa i gjetëm.

Shqipëria që morëm ne në 2005 ishte vend me të ardhura të ulëta. Kur ne dorëzuam pushtetin ua dorëzuam Shqipërinë vend me të ardhura të mesme të larta, që ia kalonte edhe dy vendeve të BE, Bullgarisë dhe Rumanisë.Ku është Shqipëria e narkosit sot?

Shqipëria e narkosit sot është vend me të ardhura të ulëta, është kthyer ndër më të ulëtat si ka qenë dikur, dhe është ndër më të ulëtat në rajon.

Po këta, kur flasin për të ardhura, këta nuk kanë parasysh të ardhurat e popullit, por kanë parasysh sa janë shumëfishuar të ardhurat e këtyre këtu.

Ku shkoi ky, Sueli këtu? Ku shkoi?

Këta kanë këta parasysh. Nuk kanë parasysh fare shqiptarët. Jo.

Sepse derrat e majmë nuk duan t’ia dinë. Majmërinë e tyre e shesin si majmëri të qytetarëve të varfër. Nuk i ha kush këto dokrra dhe këto përralla.

Prandaj, 11 maji do jetë dita që nuk do të ikni siç ikëm ne, por do krreheni, dhe shumica e këtyre këtu do të shkojnë tek Ilir Beqja, do shkojnë tek Lali Vjedhësi. Aty e kanë vendin.

Mund të krijojnë një çetë. Mund të krijojnë një tufë atje brenda. Kështu që, përsa i përket asaj të Kujtim Gjuzit.

Po, mor zotëri. Kujtim Gjuzi dhe çdo anëtar i koalicionit tonë për Shqipërinë Madhështore është 100 herë më dinjitoz se këta hajdutët këtu.

Se Kujtim Gjuzi, po ju them, është 100 herë më dinjitoz se këta hajdutët këtu, se nuk i ka vjedhur asnjë cent shqiptarëve. Ai është 100 herë më dinjitoz se këta narkosit këtu, se nuk ka lidhje me drogën dhe krimin.

Kushdo shqiptar, edhe në cepin më të humbur është më dinjitoz se banda e hajdutëve dhe e narkosit këtu prapa.

Prandaj, një gjë kijeni parasysh. 11 maji po afron, është koha për të dhënë llogari ju. Mos të mendojë kush se do ikni dhe do rrini në punët tuaja. Do ikni, por 100% këta do jenë prapa hekurave. Ju të tjerët, kush është zhytur në batak krimi dhe korrupsioni duhet të merrni valixhet të ikni para 11 majit, se shpëtim nuk ka.

Revolucioni, thuhej dikur, ha bijtë e vetë. Por në fakt, ka nisur Edi Rama t’ju hajë ju si bijtë e tij. Zoti ju ruajtë çfarë do t’ju gjejë pas 11 majit!

Etiketa: 11 majKryesore1NokaRama

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Para
VIDEO/ Skandali në Shkollën e Magjistraturës, kandidatët për gjyqtarë dhe prokurorë “kopjojnë” në provime!

VIDEO/ Skandali në Shkollën e Magjistraturës, kandidatët për gjyqtarë dhe prokurorë “kopjojnë” në provime!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com