GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zgjedhjet/ Shpërbleu besnikët me listat e mbyllura? Ja si përgjigjet Berisha

14:14 - 14/03/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Hajdutë të babëzitur!” Berisha: 12 miliardë euro dha Rama me letra për infrastrukturën, investimet nuk kapin as 1 miliard
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha hedh poshtë pretendimet se ka shpërblyer besnikët duke i vendosur në lista të mbyllura për kandidatë, për zgjedhjet e 11 majit.

Në një konferencë me gazetarët këtë të premte, kreu i PD tha se ata kanë të drejtë të mendojnë ashtu, por nuk është e vërtetë.

Kyredemokrati theksoi se askush nuk është hequr nga listë për shkak të mendimit ndryshe, por sepse tha se “më pëlqen diversiteti”.

“Po të ndalesh si politolog nuk do të gjesh në 34 vite në skenën politike shqiptare një njeri si Sali Berisha që jo vetëm e pranon, por e parapëlqen diversitetin dhe këtë ta them me bindjen më të thellë. Asnjë njeri nuk është hequr dhe nuk mund të hiqet se Sali Berisha nuk mund ta toleronte atë për mendimet e tij ndryshe nga unë. Kurrë, nuk ndodh ajo. Atë që e mendojnë këtë. Ndonjë prej personave që mund të ketë menduar se nuk është në listë për këtë arsye, ka gabuar, nuk mund të mbetet kush. Unë në fund të fundit, këtë jetë politike e kam nisur për motivin më themelor të pranimit të mendimit ndryshe. Kjo ka qenë”, tha Berisha.

“Po të më kthesh në origjinë atje ku kam filluar, për mendimin ndryshe e kam filluar. E kam filluar për mendimin ndryshe, kur ai kushtonte ndonjëherë me çmim shumë të shtrenjtë. Nuk heq dorë unë nga ajo. Nuk më pozicionon mua kush se pse, kundërshton apo kritikon në pozicion që unë të them, se nuk të toleroj. Mund të mendojnë, kjo është normale, por nuk është e vërtetë”, shtoi ai.

Berisha komentoi edhe listën e Elbasanit, që sipas tij, është me kandidatë të shkëlqyer dhe se janë optimist për fitoren në 11 maj.

“Këto zgjedhje janë konceptuar si betejë, fushë beteje. Rrethanat ngushtuese, koalicioni etj., kanë diktuar në këto qëndrime. Unë po vij nga një takim me përfaqësuesit, me deputetët e këtyre zonave. Të garantoj se në sytë e tyre, unë pashë vetëm fitore. Përfaqësues të shkëlqyer, njohës të mirë të qytetarëve, nevojave të terrenit. Pra mund të them se, pas urimeve me qytetarët e Elbasanit, pjesa tjetër e festimeve të Ditës së Verës për mua në Elbasan, kaloi me një mbledhje pune me ata kandidatë të shkëlqyer të Peqinit, Gramshit, Dumresë, Cërrikut, Librazhdit, Përrenjasit. Me kandidaturat e koalicionit”, tha Berisha, i cili më herët gjatë ditës zhvilloi një vizitë në Elbasan.

“Pra pashë aty një ansambël. Nuk mbaj mend ndonjëherë të ketë patur para qytetarëve të atij qarku një ansambël të tillë.
Nga forca natyrale në fushata, tek njëri prej zërave dhe këngëtarëve më të mirë, më virtuoz të Shqipërisë, siç është Armando Kllogjeri, etj. Zonja të nderuara të gatshme për të sakrifikuar në pozicionin që janë emëruar. Pra u largova nga Elbasani me kënaqësi të veçantë nga takimet që para në rrugë me burra e gra fisnikë në këtë ditë feste, por edhe me përfaqësues të tyre që do jenë në parlamentin e Shqipërisë”, shtoi ai.

Etiketa: listat e kandidatëvePDSali Berishazgjedhjet 2025

Lajme të lidhura

Takimi i Salianjit dhe Alimehmetit në Durrës, zbulohet sms e krerëve të PD për bazën: Janë të paautorizuar, distancohuni
Aktualitet

A kërkon karrigen e Berishës? Salianji: Synoj rigjenerimin e PD-së dhe ripërtëritjen e opozitës

21:06 - 06/12/25
Raporti i KLSH: Mbipopullim dhe kushte të rënda në burgun e Shën Kollit
Aktualitet

Burgu si spital, qindra të dënuar vuajnë nga sëmundje të ndryshme në qelitë e mbingarkuara

20:50 - 06/12/25
Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, flet i përlotur babai: Më pa dhe mbylli sytë përgjithmonë
Aktualitet

Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, flet i përlotur babai: Më pa dhe mbylli sytë përgjithmonë

19:30 - 06/12/25
Para
“Kam firmosur me Berishën, jo me Dulen”, Idrizi: Luftën e kemi me shtetin grek, jo me minoritetin

“Kam firmosur me Berishën, jo me Dulen”, Idrizi: Luftën e kemi me shtetin grek, jo me minoritetin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Regjistrohen sërish lëkundje tërmeti në Tiranë
Botë

Greqia nuk gjen qetësi, shënohen lëkundje tërmeti 4.6 ballë

22:59 - 06/12/25

Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë të shkallës Rihter ndodhi mbrëmjen e kësaj të shtune në orën 22:48, në Kalavryta....

Lexo më shumë
Trump propozohet për çmimin Nobel! ‘Nëse i jap fund luftës Rusi-Ukrainë, mund të shkoj në parajsë’

Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes

22:36 - 06/12/25
Arbër Hoxha i papërmbajtshëm, për të 3-tin muaj rradhazi zgjidhet lojtari më i mirë në Kroaci

Arbër Hoxha i papërmbajtshëm, për të 3-tin muaj rradhazi zgjidhet lojtari më i mirë në Kroaci

22:02 - 06/12/25
Trump merr telefonatë nga Ronaldo: Nuk ka njeri më të mirë se ai

Trump merr telefonatë nga Ronaldo: Nuk ka njeri më të mirë se ai

21:46 - 06/12/25
8 gola dhe përmbysje e “çmendur” në La Liga, Barcelona nuk di të ndalet

8 gola dhe përmbysje e “çmendur” në La Liga, Barcelona nuk di të ndalet

21:23 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com