GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Uncategorized

Pjerin Ndreu u shpall “luftë” banorëve, u prish shtëpitë për të ndërtuar qendër të moshuarish

22:29 - 14/03/25
në Uncategorized
Kohë leximi: 2 min
A A
Pjerin Ndreu u shpall “luftë” banorëve, u prish shtëpitë për të ndërtuar qendër të moshuarish
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prej disa muajsh, banorëve të Lezhës po u kërcënohet qendrimi në shtëpinë e tyre. Kjo, për shkak se Bashkia ka vendosur të prishë godinat ku ata banojnë për të ndërtuar një qendër për të moshuarit,

“Jemi 15 familjarë këtu, jemi që nga viti 91’. Kur kemi ardhur në fillim, ky objekt ka qenë i ndërtuar vetëm si strukturë. Kur jemi futur në të, rregullimet, gjitha i kemi bërë ne. Ne erdhëm si të gjithë të tjerët, u mbyllën punët, u mbyllën minierat, edhe erdhëm u futëm këtu. Gjithë ishim çifte të reja. Kjo ndërtesë është ndërtuar nga murgeshat në vitin 90’, që hyri demokracia, filloi feja, edhe ato filluan e ndërtuan në këtë kohë për t’i bërë  kopshte, por më pas i lanë dhe ne u futëm me miratimin e tyre”– sqarojnë banorët.

Duhet theksuar, së ndër vite asnjë kryetar bashkie nuk është munduar ta largojë nga aty këtë kategori vulnerabël.

“Unë jam vetë i gjashti pa punë. Jam me një fëmijë dy javësh. Më thotë ai ik, gjej shpinë me qira, prej një viti ta paguaj qiranë, paguan bashkia. Pas një viti pastaj, do dalim në rrugë, se ne s’kemi mundësi të paguajmë nga xhepi jonë. Ne merremi me kanaçe, ku t’i gjejmë lekët?”

Në shkresën që kjo bashki u ka dorëzuar banorëve më datë 20 janar, thuhet se këto ambjente do të shërbejne për ndërtimin e qendrës ditore për moshën e tretë dhe duke qenë se përdoren në mënyre të paligjshme nga këta banorë u njoftuan se ishin të detyruar t’i lironin deri më datë 5 shkurt, ose ndryshe do të përdornin forcën. Shkurti kaloi dhe banorët nuk u lëvizën për fat të mirë, por nëse mendoni se Bashkia Lezhë harroi të ndërmerrte aksionin e saj, gaboheni, thjesht u nevojitet e pak kohë…deri më 11 maj të paktën.

Ne jemi për zhvillimin e qytetit, por nuk jemi për të na hedhur në rrugë. Ne jemi shumë dakord, të na ndihmojnë, të na strehojnë, e ne po i lëmë ta zhvillojnë si të duan. Janë afganët e tjerë që kanë ardhur. Jemi shumë të lumtur kur i strehojnë ata, u jepin të hanë atyre, se janë njerëz, se ia dimë hallin, por jemi edhe ne shtetas të venit, duhet të na strehojnë edhe ne. Po pati mundësi, ka edhe pallatet ku janë ndërtuar pallatet e tërmeteve. Ne s’po ia kërkojmë me na i fal. Të na futin te pallatet e tërmeteve, po i paguajmë me kredi të butë. Këtu janë 5 dynym e 500 metra tokë. Pesë pallate i bëjnë këtu. Me na strehu këtu.”

Por përtej lutjeve të këtyre banorëve, kryetari Pjerin Ndreu është i vendosur që t’i largojë nga aty, ku ata kanë investuar gjithë jetën e tyre. Në përballjen që ai pati me “Piranjat”, u shpreh se e vetmja ndihmë që do t’i ofronte ishte bonusi i qirasë për një kohë të caktuar, që për këta banorë nuk ka asnjë vlerë. /Emisioni “Piranjat”

Etiketa: banoreNdreuShtëpi

Lajme të lidhura

Plas debati në Itali, Meloni shfaqet si “engjëll” në afreskun brenda bazilikës së vjetër të Romës!
Botë

Plas debati në Itali, Meloni shfaqet si “engjëll” në afreskun brenda bazilikës së vjetër të Romës!

18:31 - 31/01/26
Parashikimi i motit, 18 Shkurt 2025
moti

Parashikimi i motit për sot, 30 Janar 2026

07:29 - 30/01/26
Shfrytëzonin apartamentin për prostit*cion, procedohen dy braziliane dhe dy shqiptarë
Uncategorized

Shfrytëzonin apartamentin për prostit*cion, procedohen dy braziliane dhe dy shqiptarë

08:43 - 29/01/26
Para
Çfarë ‘magjie’ do bëjë LaCivita? Tabaku: Ai e sheh potencialin e opozitës për të fituar zgjedhjet

Çfarë ‘magjie’ do bëjë LaCivita? Tabaku: Ai e sheh potencialin e opozitës për të fituar zgjedhjet

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26

Adriatik Lapaj deklaron se të vetëm, as “Shqipëria Bëhet” dhe as Partia Demokratike, nuk e mundin dot Edi Ramën. Lapaj...

Lexo më shumë
Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…

Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…

22:43 - 31/01/26
Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit

Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit

22:28 - 31/01/26
E shtuna e barazimeve në Superiore, nuk ka fitues as në Dinamo-Bylis

E shtuna e barazimeve në Superiore, nuk ka fitues as në Dinamo-Bylis

21:28 - 31/01/26
Debutim i ‘çmendur i Asllanit! Jep asistin e fitores për Beshiktash, por e “djallos“ me karton të kuq

Debutim i ‘çmendur i Asllanit! Jep asistin e fitores për Beshiktash, por e “djallos“ me karton të kuq

21:15 - 31/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com