Përse kaq shumë njerëz të vaksinuar po infektohen me COVID-19 kohët e fundit? Janë disa faktorë që po kontribuojnë në këtë rritje infeksionesh, duke filluar me shfaqjen e variantit shumë ngjitës të Omicronit. Omicron ka më shumë gjasa të infektojë njerëzit, pavarësisht se nuk shkakton sëmundje të rëndë, dhe rritja e numrit të rasteve me këtë variant përkon me sezonin e festave, gjatë të cilave ka një rritje të udhëtimeve në shumë vende.
Njerëzit mund të mendojnë gabimisht se vaksinat e COVID-19 mund të bllokojë plotësisht infeksionin, por vaksinat janë krijuar kryesisht për të parandaluar sëmundje të rënda, thotë Louis Mansky, një studiues i viruseve në Universitetin e Minesotës. Vaksinat janë ende duke bërë punën e tyre në këtë aspekt, veçanërisht për njerëzit që kanë marrë dozën përforcuese.
Dy doza të vaksinave Pfizer-BioNTech ose Moderna ose një dozë e vaksinës Johnson & Johnson ende ofrojnë mbrojtje të fortë kundër sëmundjeve të rënda nga varianti Omicron. Ndërsa ato doza fillestare nuk janë shumë të mira në bllokimin e infeksioneve me variantin Omicron, dozat përforcuese, veçanërisht me vaksinat Pfizer dhe Moderna, rrisin sasinë e antitrupave për të ndihmuar në parandalimin e infeksionit.
Omicron duket se shumëzohet në mënyrë shumë më efikase se variantet e mëparshme. Kështu që nëse njerëzit infektohen më këtë variant, ata kanë një sasi të lartë virale të virusit dhe kanë më shumë gjasa ta përhapin atë tek të tjerët, veçanërisht tek të personat e pavaksinuar. Njerëzit e vaksinuar që infektohen me këtë variant të virusit kanë më shumë gjasa të kenë simptoma të buta, ose të mos kenë fare simptoma, pasi vaksina nxit reagimin e sistemin imunitar ndaj virusit, duke e bërë shumë më të vështirë infektimin me variantin Omicron.
Këshilla për marrjen e masave mbrojtëse kundër koronavirusit nuk kanë ndryshuar.Mjekët vazhdojnë të bëjnë thirrje për vënien e maskës në mjedise të mbyllura, shmangien e turmave dhe marrjen e dozës përforcuese të vaksinës kundër COVID-19. Edhe pse vaksinat nuk do t’ju mbrojnë gjithmonë nga infektimi me koronavirus, ato i rrisin shanset që të shpëtoni jetën dhe të mos përfundoni në spital.
Doza e katërt e vaksinës pesëfishon sasinë e antitrupaveNjë dozë e katërt e vaksinës kundër COVID-19 pesëfishon sasinë e antitrupava, një javë pas imunizimit, tha të martën kryeministri izraelit Naftali Bennett, duke cituar gjetjet paraprake të një studimi izraelit.
“Një javë pas dozës së katërt ne e dimë me një shkallë më të lartë sigurie se doza e katërt është e sigurt”, tha zoti Bennett në Qendrën Mjekësore Sheba, e cila po kryen provat klinike me dozën e dytë përforcueseme personelin e saj mes rritjes në nivel ndërkombëtar të infeksioneve me variantin Omicron.
“Pjesa e dytë e këtij lajmi është se ne e dimë se një javë pas administrimit të dozës së katërt, shohim një pesëfishim të antitrupave tek personi i vaksinuar”, u tha ai gazetarëve. “Kjo ka shumë të ngjarë të shkaktojë një rritje të konsiderueshme të mbrojtjes kundër infeksionit, numrit të shtrimeve në spital dhe rasteve me simptoma të rënda”, tha kryeministri izraelit.
Izraeli ka luajtur një rol udhëheqës në studimin e efekteve të vaksinave kundër COVID-19, si vendi më i shpejtë që ka bërë vaksinat me dy doza për publikun e gjërë një vit më parë dhe një nga të parët që ka dhënë vaksinat e treta, ose dozat e para përforcuese. Tani, Izraeli po administron dozat e katërta të vaksinës Pfizer/BioNTech për njerëzit mbi 60 vjeç, punonjësit e sektorit të shëndetësisë dhe pacientët me imunitet të dobësuar./VOA/
Discussion about this post