GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

PD denoncon: Për godinën nr. 19 në Qytet Studenti u paguan 43 mln lekë, por nuk u ndërtua kurrë

11:27 - 22/03/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 6 min
A A
PD denoncon: Për godinën nr. 19 në Qytet Studenti u paguan 43 mln lekë, por nuk u ndërtua kurrë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike ka denoncuar ditën e sotme me një godinë (nr. 19) në Qytet Studenti, për të cilën janë paguar 43 milionë lekë, por që deri më sot nuk është ndërtuar dhe për këtë çështje është depozituar edhe kallëzim në SPAK.

Zëdhënsja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, përmes një deklarate nga selia blu, shpjegoi proceduart, ku fillimisht Bashkia e Tiranës shpalli tenderin për shembjen e godinave 15,18,19 në Qytetin Studenti dhe kontraktori ishte kompania “ARB & Trans 2010” shpk e cila ka qenë deri në vitin 2018 në pronësi të drejtpërdrejtë të Administratorit të Njësisë Administrative Zall Herr, Arben Maloku dhe aktualisht në pronësi të babait të tij.

Ndërkohë, më 8 shtator 2023 është ekzekutuar shuma prej 4.3 milionë lekësh në favor të ndërtuesit për punë të pakryer, teksa më 12 Nëntor 2021 ishte lidhur kontrata me objekt mbikëqyrja e punimeve për objektin rikonstruksion i godinës TIP në RSU nr.1 (nr.19) me operatorin Instituti ‘Dekliada’ shpk në pronësi drejtorit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Mehmet Hasalami.

Vangjeli tha se ekzistojnë dyshime për abuzim me detyrën shtetërore ku dëmi është i dyfishtë qoftë me fondet publike por edhe me gjurmën dhe territorin e pretenduar për t’u ndërtuar godina nr. 19. Ajo i bëri apel SPAK-ut që të konkludojë me hetimet respektive për këtë aferë të kallëzuar dhe të dërgojë për gjykim shkelësit e ligjit dhe vjedhësit e parave të shqiptarëve.

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:

Në datën 5 Mars 2025 aktivistët Aurel Kujtimi dhe Andrea Bregu kallëzuan në SPAK Kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe ish-drejtoreshën e RSU nr.1 Anila Shehu për një tjetër aferë korruptive lidhur me procesin e rindërtimit e konkretisht ndërtimin e godinës tip në RSU NR.1 (Nr.19) në Qytetin Studenti.

Studentët treguan se përveç mohimit të së drejtës për informim lidhur me këtë rast:

– së pari, ekzistojnë dyshime për abuzim me detyrën shtetërore ku dëmi është i dyfishtë qoftë me fondet publike por edhe me gjurmën dhe territorin e pretenduar për t’u ndërtuar godina nr. 19,

– së dyti, godina nuk u ndërtua kurrë vërtetuar nga fotot e marra në terren,

-së treti, për këtë godinë u paguan rreth 43 milionë lekë të vjetra në favor të kontraktorit i cili do kryente ndërtimin.

Partia Demokratike kreu verifikimet e saj për procedurat e kryera nga bashkia Tiranë për ndërtimin e godinës 19 dhe rezultuan këto fakte shtesë:

Në datën 6 Dhjetor 2019 Erjon Veliaj në cilësinë e kryetarit të AK bashkia Tiranë, zhvillon procedurën me negocim me objekt shembja e ndërtesave godina 15,18,19 në qytetin studenti dhe kontraktori ishte kompania ARB & Trans 2010 shpk e cila ka qenë deri në vitin 2018 në pronësi të drejtpërdrejtë të Administratorit të Njësisë Administrative Zall Herr të bashkisë Tiranë, të përfshirë në aferën e 5 D, Arben Maloku dhe aktualisht në pronësi të babait të tij.

Sipas Spending Data për këtë procedurë ky subjekt u pagua 25.2 milion lekë ekzekutuar në datën 4 Mars 2020 dhe 20 Shtator 2020.

Përveç pagesës për punë të pakryer në vlerën 4.3 mil lekë në favor të ndërtuesit ekzekutuar në dt. 8 Shtator 2023, Erjon Veliaj në datën 12 Nëntor 2021 ka lidhur kontratën me objekt mbikëqyrja e punimeve për objektin rikonstruksion i godinës TIP në RSU nr.1 (nr.19) me operatorin Instituti ‘Dekliada’ shpk në pronësi drejtorit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë Mehmet Hasalami, subjekt ky i kontraktuar nga bashkia Tiranë ndër të tjera edhe për vlerësimin e objekteve të dëmtuara nga tërmeti 26.11.19, rindërtim banesash apo godinës RSU 3 nr.4.

Edhe pse sipas Spending Data nuk rezulton pagesë e përfituar nga ky subjekt për godinën 19 në RSU 1, prezent dhe fakt është se në zbatim të ligjit nr.8402 datë 10.09.1998 Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit, i ndryshuar, neni 7, si dhe VKM nr.610, datë 22.09.2022 Për përcaktimin e rregullave të detajuara për mënyrën e caktimit të mbikëqyrësit, detyrat dhe përgjegjësitë e tij, kushtet dhe elementet e përgjithshme të sigurimit të përgjegjësisë profesionale, si dhe rregullat, procedurat dhe mënyrën e mbajtjes së dokumentacionit gjatë zhvillimit të punimeve, neni 7 e vijues, mbikëqyrësi i punimeve është i detyruar të kontrollojë dhe është përgjegjës për zbatimin e punimeve të ndërtimit, në përputhje me lejen e ndërtimit, projektin, kushtet teknike të projektimit, të zbatimit, si dhe destinacionin e objektit.

Gjithashtu, situacionet e paraqitura nga sipërmarrësi, në fazat e ndryshme të punimeve kontrollohen dhe miratohen nga mbikëqyrësi i punimeve. Pagesa mund të kryhet vetëm në bazë të këtij miratimi.

Çfarë situacionesh ka miratuar mbikëqyrësi kur në këtë objekt nuk ka ndërtim…

Partia Demokratike ka denoncuar disa herë përdorimin e fatkeqësive natyrore duke abuzuar me dashje me keqmenaxhimin e ndarjen e parave publike dhe rasti i mësipërm është një tjetër shembull.

Në këto kushte apelojmë SPAK të konkludojë me hetimet respektive për këtë aferë të kallëzuar nga studentët dhe dërgojë për gjykim shkelësit e ligjit dhe vjedhësit e parave të shqiptarëve.

         

Etiketa: Denoncimgodina e konvikteveKryesore1

Lajme të lidhura

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve
Aktualitet

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

15:55 - 01/02/26
‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh
Aktualitet

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh

15:25 - 01/02/26
Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë
Aktualitet

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

12:43 - 01/02/26
Para
Fier, rrahu për vdekje 80-vjeçarin se s’i dha birra, Prokuroria çon për gjykim Ilir Nukajn

Fier, rrahu për vdekje 80-vjeçarin se s'i dha birra, Prokuroria çon për gjykim Ilir Nukajn

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme…
Breaking Views

“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme…

16:13 - 01/02/26

Kristjan Asllani debutoi të shtunën me Besiktas, por gjërat nuk shkuan mirë për mesfushorin e kombëtares. Ai u ndëshkua me...

Lexo më shumë
“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

15:55 - 01/02/26
‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh

15:25 - 01/02/26
Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit

Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit

15:20 - 01/02/26
Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar

Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar

14:56 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com