GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha flet me shallin e Rugovës në qafë: Nuk ishte vetëm një lider, por edhe një misionar

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha flet me shallin e Rugovës në qafë: Nuk ishte vetëm një lider, por edhe një misionar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Duke folur në ceremoninë e promovimit të librave të autorit Adnan Merovcin për ‘Ibrahim Rugovën’, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se, ai nuk ishte vetëm një lider, por një misionar.

‘Rugova nuk ishte vetëm një lider vizionar, por ishte i vetmi politikan që sa ç’ishte lider, aq ishte edhe misionar’, theksoi Berisha në fjalën e tij.

Pjesë nga fjala:

I dashur Adnan, i dashur Avni, të dashur Genc, Edit, miqtë e mi këtu, ndjehem i emocionuar, por edhe pafundësisht mirënjohës ndaj njeriut që nuk iu nda presidentit Ibrahim Rugova në çdo moment të jetës së tij, ndaj njeriut që e ndoqi atë në çdo hap të jetës së tij, Adnan Merovcit.

Të dashur miq, Ibrahim Rugova është, në vlerësimin tim, një gjeni shqiptar në politikën evropiane dhe në politikën botërore.

Është një gjeni i papërsëritshëm. Pasardhës i një familje atdhetare. Intelektual i klasit të parë.

Ai angazhohet në çështjen e kombit dhe vendit të tij.

Në mënyrë gjeniale, ai zgjedh një rrugë krejtësisht të huaj për shqiptarët.

Të huaj për shumicën e kombeve të botës. Zgjedh rrugën paqësore për të mundur një pushtim.

Kombete, ndaj pushtimeve, kanë pasur ose nënshtrim, ose përballje me armë.

Ibrahim Rugova nuk zgjodhi as të parën dhe as të dytën, por zgjodhi qëndresën paqësore, me të cilën ai shtyu muret e kohës.

Me të cilën ai në mënyrë më mahnitëse, ta quajmë mrekullia Rugova, ai arriti që një projekt, të cilin përveç atij, përveç shqiptarëve, nuk mbaj mend një të dytë që ta përkrahte, që ta mbështeste, t’i lëmë folkloret, pavarësinë e Kosovës nuk e mbishteste njeri, përveç atij.

Imagjinoni për një moment të luftosh i vetëm dhe të gjithë kundër.

Por përsëri, ai në këmbë.

Pse në këmbë? Sepse kishte bërë një zgjedhje gjeniale, kishte bërë zgjedhjen paqësore.

Dhe unë do t’u them këtu në vitin 1992, si president, takoj në Stamboll, Kostandin Micotaqis, i cili kishte treguar shumë simpati për forcat demokratike në Syqipëri, por meqenëse Ballkani po riformatohej me luftëra, ai kishte një qëndrim më të ndryshëm ndaj Millosheviçit se sa të tjerët.

Dhe i them në Stamboll, unë them që ti të takosh Ibrahim Rugovën.

Pse ta takoj, më tha.

Ta takosh se ai përfaqëson 2 milionë shqiptarë dhe ti po gjete ndonjë tjetër, që i përfaqëson ata, mos i tako. Por ama, gjersa interesohesh për zhvillimet, edhe ata duhet të kenë zërin e tyre dhe të dëgjohen.

Ndejti, nuk tha as po, as jo.

Pastaj i them, po ai është paqësor, vërtet projektin nuk e pëlqen, por qëndrimin e tij nuk mund ta hedhësh poshtë. Ke të drejtë, më tha. Dhe është kryeministri i parë që ka pritur presidentin Rugova. E thirri dhe e takoi në Selanik.

Gjatë luftës, Tirana u soll keq me presidentin Rugova.

Beogradi ishte e kuptueshme.

Në vjeshtë të vitit 1992 ose vjeshta, në Tiranë vjen Sajruz Venz dhe Lordi Ouen dhe më kërkojnë që t’i mbush mendjen Rugovës që të marrë pjesë në zgjedhjet që zhvillohen në Kosovë.

U them unë, unë nuk ia kërkoj një gjë të tillë presidentit Rugova. Dhe ata menjëherë, siç kishin paragjykimin, pse më thanë nuk e kërkon.

Nuk e kërkoj, se edhe po t’i thotë ai qytetarëve të Kosovës, ata nuk marrin pjesë në zgjedhje. Rezultati është se nuk do kemi një lider si ai që të bisedojmë. Çfarë leverdie ka komuniteti ndërkombëtar që të zhvlerësojë një figurë si ai?

Si përfundim ata nuk u bindën, por në fund u them, a t’u jap një sugjerim, pse nuk shkoni në Prishtinë ta takoni vetë Rugovën, ai është një njeri pacifist, është një njeri intelektual.

Mirë, më thanë.

Dhe ata shkuan, Millosheviçi u bëri një rreng, ata u tronditën shumë.

Ajo që kishte mbetur në mendjen e tyre ishte takimi me Rugovën. Ishin mahnitur nga takimi me presidentin Rugovën.

U kthyen dhe më thanë se kishe pasur shumë të drejtë dhe më shpjeguan edhe egërsinë që kishin përjetuar nga bandat e Millosheviçit.

Rugova nuk ishte vetëm një lider vizionar, por ishte i vetmi politikan që sa ç’ishte lider, aq ishte edhe misionar.

Etiketa: berisharugovashall

Lajme të lidhura

Ilir Meta lë përkohësisht burgun, niset drejt Skraparit për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait
Aktualitet

Ilir Meta lë përkohësisht burgun, niset drejt Skraparit për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait

07:48 - 02/06/26
“Çfarë e tremb vërtet Edi Ramën?”, Lala: Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen…
Aktualitet

“Çfarë e tremb vërtet Edi Ramën?”, Lala: Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen…

22:55 - 01/06/26
“‘Zvërneci’ do të përvëlojë njerëz në nivel të lartë”, Klodiana Lala e zbulon: Ja çfarë ka në duar SPAK!
Aktualitet

“‘Zvërneci’ do të përvëlojë njerëz në nivel të lartë”, Klodiana Lala e zbulon: Ja çfarë ka në duar SPAK!

22:36 - 01/06/26
Para
Këlliçi: Veliaj ka ngritur sistem hajdutërie në Bashki, nesër fakte të reja…

Fatmir Xhafaj fushatë me drejtorin e 5D, reagon Këlliçi: Do duhej të ishte në burg, SPAK të veprojë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 2 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:58 - 02/06/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Ilir Meta lë përkohësisht burgun, niset drejt Skraparit për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait

Ilir Meta lë përkohësisht burgun, niset drejt Skraparit për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait

07:48 - 02/06/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 2 Qershor 2026

07:41 - 02/06/26
Një ditë e qetë dimri në Shqipëri, me diell dhe temperatura të buta

Parashikimi i motit për sot, 2 Qershor 2026

07:39 - 02/06/26
“Çfarë e tremb vërtet Edi Ramën?”, Lala: Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen…

“Çfarë e tremb vërtet Edi Ramën?”, Lala: Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen…

22:55 - 01/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026matbetjojobetmadridbet girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş