GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Propaganda e Ramës me paratë e Bashkimit Evropian

Shqipëria përfitoi 64,5 milionë euro nga BE në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, por vetëm 18,5 milionë janë grante – pjesa tjetër janë kredi të buta. Ky detaj u anashkalua nga kryeministri Edi Rama, i cili po e përdor integrimin si kartë elektorale për zgjedhjet e 11 majit.

09:49 - 28/03/25
në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Propaganda e Ramës me paratë e Bashkimit Evropian
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka nisur ‘de facto’ fushatën elektorale duke përdorur integrimin në BE si kartë kryesore elektorale. Me premtimin e “pasaportës europiane” dhe përfundimin e negociatave në 2027, Rama u kërkon qytetarëve votën për Partinë Socialiste më 11 maj pas 12 vitesh pushtet.

Për të përforcuar narrativën e tij elektorale, Rama shfrytëzoi edhe fondet e përfituara nga BE në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

‘Bëhet fjalë për 64. 5 milionë euro që vijnë drejtpërdrejtë nga BE për Shqipërinë, 30 milionë euro janë për buxhetin e shtetit si mbështetje e axhendës për reformat dhe 34 kalojnë përmes Fondit të investimeve të Ballkanit Perëndimor për infrastrukturën’, deklaroi kryeministri, ndërsa anashkaloi faktin se shumica e kësaj shume janë kredi.

Fakt

Shqipëria përfitoi 64,5 milionë euro nga Bashkimi Evropian si pjesë e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Por nga kjo shumë, vetëm 18,5 milionë euro janë grante– pjesa tjetër janë kredi të buta për të mbështetur reformat dhe investimet në infrastrukturë.

Me konkretisht me këtë parafinancim, Shqipëria ka marrë 30 milionë euro kredi koncesionare për buxhetin e shtetit, si mbështetje për zbatimin e reformave në kuadër të Axhendës së Reformës së vendit.

Dhe pjesa e mbetur prej 34.5 milionë euro, do t’i injektohet drejtpërdrejt Fondit të Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF-it) në formë grantesh dhe huash, për investimet në infrastrukturë në Shqipëri.

Mungesën e transparencës mbi natyrën e mbështetjes financiare që Shqipëria po merr nga BE ekspertët e shohin si të qëllimshme.

“Rama me kast nuk e thotë. BE e thotë qartë, Shqipëria mori 30 milionë euro kredi koncesionare për buxhetin e shtetit, si mbështetje për zbatimin e reformave në kuadër të Axhendës së Reformës së vendit”, shpjegon ekspertja për ekonominë dhe financat Irena Beqiraj.

Nuk ka asgjë për tu mburrur veç propagandës – thekson Beqiraj.

“BE njoftoi se kishte bërë pagesën e parë prej 7% të shumës për Maqedoninë e Veriut. 7% ka marrë sot edhe Shqipëria. Së shpejti pagesa do t’i bëhet edhe Serbisë. Kosova nuk e ka ratifikuar ‘marrëveshjen e huasë’ me BE-në në Parlament dhe derisa ta bëjë këtë nuk mund të marrë pagesën e parë”

Prapavijë

Deri në vitin 2027, Shqipëria ka mundësinë të marrë deri në 922.1 milionë euro në total nga Fondi i Reformës dhe Rritjes për Ballkanin Perëndimor, në këmbim të reformave në sundimin e ligjit dhe të drejtat themelore, energjinë e rinovueshme, ekonominë dixhitale, kapitalin njerëzor dhe zhvillimin e sektorit privat.

Pagesat e ardhshme në kuadër të Facilitetit do të bëhen me përfundimin e hapave të reformave të rënë dakord ndërmjet Komisionit dhe Qeverisë Shqiptare në Axhendën e Reformës. Ndërsa Shqipëria përparon në zbatimin e Axhendës së Reformës, BE do të zhbllokojë pagesat.

Plani i Rritjes së Ballkanit Perëndimor ofron një udhërrëfyes për t’i afruar ekonomitë e Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian. Po ashtu, ky plan lehtëson qasjen graduale në tregun unik, mbështet integrimin e mëtejshëm ekonomik rajonal si dhe u mundëson qytetarëve të Ballkanit Perëndimor të korrin disa përfitime të hershme nga integrimi në BE.

./aktoje.al/

Etiketa: Bashkimi EurpianEdi RamaKryesore1propaganda

Lajme të lidhura

Plagoset me thikë punëtori shqiptar në Itali, 34-vjeçari përfundon në spital
Aktualitet

U iku karabinierëve dhe i theu nofullën njërit prej tyre, përfundon arratia e shqiptarit në Itali

07:58 - 19/03/26
A do të ketë rival për Berishën? Salianji: Po e konsideroj kandidimin
Breaking Views

A do të ketë rival për Berishën? Salianji: Po e konsideroj kandidimin

20:59 - 18/03/26
“Çdo litër me çmim abuziv, arsye për protestë”/ Enno Bozdo: Rama bën show me naftën
Breaking Views

“Çdo litër me çmim abuziv, arsye për protestë”/ Enno Bozdo: Rama bën show me naftën

20:33 - 18/03/26
Para
Sulmi ndaj kompanisë telefonike/ Policia merr në shqyrtim tabulatet telefonike, kamerat e sigurisë nuk punonin

Sulmi ndaj kompanisë telefonike/ Policia merr në shqyrtim tabulatet telefonike, kamerat e sigurisë nuk punonin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 19 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:26 - 19/03/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 83.2 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Trump kërcënon Iranin: Nëse godisni përsëri Katarin, do ta hedh në erë fushën e madhe të gazit

Trump kërcënon Iranin: Nëse godisni përsëri Katarin, do ta hedh në erë fushën e madhe të gazit

08:13 - 19/03/26
Plagoset me thikë punëtori shqiptar në Itali, 34-vjeçari përfundon në spital

U iku karabinierëve dhe i theu nofullën njërit prej tyre, përfundon arratia e shqiptarit në Itali

07:58 - 19/03/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 19 Mars 2026

07:43 - 19/03/26
Parashikimi i motit, 19 Shtator 2024

Parashikimi i motit për sot, 19 Mars 2026

07:36 - 19/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com