GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Spahia nga GJKKO: Qesharake! Akuzohem pse hoqa nga puna një të korruptuar dhe hajdut

10:52 - 02/04/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Spahia nga GJKKO: Qesharake! Akuzohem pse hoqa nga puna një të korruptuar dhe hajdut
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Posaçme ka pranuar ditën e sotme kërkesën e SPAK dhe ka kaluar për gjykim dosjen e ish-kryetarit të Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia.

Ai është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme për kryerjen e veprës penale “Pengime për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës”.

Sipas SPAK, Bardh Spahia, kur ushtronte detyrën e kryebashkiaku  në cilësinë e kryetarit të Asamblesë së Përgjithshme të Ujësjellës Kanalizimeve Shkodër, ka marrë dy vendime në korrik të vitit 2022, për të liruar nga detyra administratorin e Ujësjellës Kanalizimeve, shtetasin Marko Molla dhe ka emëruar në këtë detyrë shtetasin Arvit Bushati.

I larguari nga detyra ka ushtruar padi në gjykatë, që e ka pranuar kërkesën e tij dhe po ashtu ka vendosur pezullimin e dy akteve të nxjerra nga Spahia për emërimin e administratorit të ri, deri në marrjen e vendimit të formës së prerë nga gjykata lidhur me këtë çështje.

Sipas SPAK, ish-kryebashkiaku Spahia, megjithëse ka qenë në dijeni të vendimit të gjykatës që ishte i qartë dhe i ekzekutueshëm në mënyrë të menjëhershme, e ka anashkaluar këtë urdhërim gjyqësor. Spahia ka nxjerrë disa ditë më vonë tre vendime të tjera, përmes të cilave sërish ka shkarkuar nga detyra shtetasin Marko Molla, dhe ka emëruar të njëjtin person si administrator. Këto veprime vlerësohet se janë kryer me qëllim pengimin e ekzekutimit të vendimit gjyqësor të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Në një prononcim për mediat pas daljes nga GJKKO, Bardh Spahia bëri me dije se nuk ka pranuar gjykimin e shkurtuar, por ka kërkuar gjykim normal. Ai tha se përdoret një person i dënuar për vjedhje dhe korrupsion, për të ngritur padi, që sipas tij, është përgatitur në zyrat e PS-së. Sipas Spahisë, akuza nuk qëndron, duke e konsideruar atë si qesharake.

Bardh Spahia: Ishte formalitet i gjykatës për ta dërguar çështjen time për gjykim. Nuk pranova gjykimin e shkurtuar, kërkova gjykimin normal duke qene i bindur se është padi e përgatitur në zyrat e PS, të cilët përdorin një person të dënuar për vjedhje dhe korrupsion, për të ngritur padi ndaj meje për ta përdorur politikisht në kohë elektorale.

Akuza nuk qëndron. Në gjithë veprimtarinë time kam patur udhërrëfyes zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e interesave të qytetarëve të mi. Kam zbatuar vetëm ligjin. Akuza dhe padia është e ngritur mbi baza dhe porosi politike që do marrin përgjigjen e duhur më 11 maj. Nuk do të na ndalojë apo ngadalësojnë në rrugën e fitores më 11 maj. Unë besoj te domosdoshmëria e zbatimit të ligjit dhe respektimit të tij nga çdo qytetar dhe strukturë shtetërore. Akuza është qesharake, absurde. Bëhet fjalë për një padi për shkarkimin e një ish drejtori kur kam qenë kryetar i bashkisë, dhe në funksionin e kryetarit të asamblesë së Ujësjellësi Shkodër.

Etiketa: GJKKOSpahia

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Para
Akuzohet si e përfshirë në vrasjen e Fatbardh Licit, Apeli i GJKKO-së lë në burg të dashurën e Safet Bajrit

Akuzohet si e përfshirë në vrasjen e Fatbardh Licit, Apeli i GJKKO-së lë në burg të dashurën e Safet Bajrit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com