GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

“Nuk dalim nga NATO”, Rubio presion aleatëve të rrisin shpenzimet e mbrojtjes

20:00 - 03/04/25
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Nuk dalim nga NATO”, Rubio presion aleatëve të rrisin shpenzimet e mbrojtjes
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shtetet e Bashkuara nuk do të largohen kurrë nga NATO. Kështu është shprehur Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, gjatë vizitë së tij në Bruksel për takimin e ministrave të jashtëm së vendeve të Aleancës së Atlantikut të Veriut. Rubio në takim u prit nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Mark Rutte.

“Ndërsa flasim, tani për tani, Shtetet e Bashkuara janë më shumë aktive në NATO se sa kanë qenë më parë. Dhe atë histeri që unë shikoj në mediat globale dhe ato të brendshme në SHBA, në lidhje me NATO-n janë të pavende. Presidenti Trump e ka bërë të qartë se mbështet NATO-n. Ne do të qëndrojmë në NATO”, tha Sekretari Amerikan i Shtetit.

Rubio shtoi se Trump “nuk ishte kundër NATO-s”. “Ai është kundër një NATO që nuk ka aftësitë që i nevojiten për të përmbushur detyrimet që traktati i imponon çdo shteti anëtar“, shtoi ai.

Idenë e Rubios e përforcoi edhe Shefi i NATO-s Mark Rutte. Ai u përpoq të sigurojë aleatët evropianë se Uashingtoni do të mbetet i përkushtuar ndaj aleancës ushtarake perëndimore, pavarësisht fjalëve të ashpra nga Presidenti Donald Trump.

Ministrat evropianë pritet të përdorin takimin për të shfaqur planet e tyre për të rritur shpenzimet e mbrojtjes. Sipas vlerësimeve të NATO-s, 23 nga 32 anëtarët e aleancës arritën ose tejkaluan objektivin prej 2% vitin e kaluar. Disa nga ekonomitë e mëdha të kontinentit, si Italia dhe Spanja, ishin ndër ato nën objektivin, përkatësisht me rreth 1.5% dhe 1.3%.

Ministrat evropianë gjithashtu ka të ngjarë të përdorin takimin për të provuar të ndikojnë në bisedimet që Trump ka nisur me Rusinë për luftën në Ukrainë, e cila u shkaktua nga pushtimi i Moskës në vitin 2022.

Etiketa: Marco RubioNATORubioSHBA

Lajme të lidhura

Kriza energjetike detyron kthesë të fortë, Trump lehtëson sanksionet ndaj rezervave të naftës iraniane
Botë

Bie çmimi i naftës, tregjet botërore mbeten në pritje të sinjaleve për bisedime SHBA-Iran

09:33 - 21/04/26
Presidenti bullgar: RMV mund të thotë se po ndërton shoqëri multietnike vetëm kur…
Botë

Mbyllen votimet në Bullgari, exit-pollet nxjerrin fitues koalicionin e Rumen Radev

22:30 - 19/04/26
“Kërkesa të tepërta dhe pritje jo realiste”, Irani refuzon raundin e dytë të bisedimeve me SHBA-në
Botë

“Kërkesa të tepërta dhe pritje jo realiste”, Irani refuzon raundin e dytë të bisedimeve me SHBA-në

21:40 - 19/04/26
Para
“Ndyrësirë”/ Mashtrimi i Veliajt, tjetër padi për të arrestuarin për korrupsion dhe pastrim parash

Zbardhen DETAJET/ Ja përgjimet e Veliajt për mediat në vend Mira, Karlo dhe Mero...

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Burrec dhe prostitutë politike”, Berisha: Rama fshehu pjesëmarrjen në samitin anti-amerikan të organizuar nga Soros
Aktualitet

“Burrec dhe prostitutë politike”, Berisha: Rama fshehu pjesëmarrjen në samitin anti-amerikan të organizuar nga Soros

13:08 - 21/04/26

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama lidhur me vizitën e fundit në Spanjë dhe pjesëmarrjen...

Lexo më shumë
Bardhi dhe Tabaku zhvillojnë takime në Senatin Italian: Në Shqipëri po cënohen standardet demokratike

Bardhi dhe Tabaku zhvillojnë takime në Senatin Italian: Në Shqipëri po cënohen standardet demokratike

12:55 - 21/04/26
E pazakontë në Lushnje! Vidhen eshtrat e gruas që ndërroi jetë 17 vite më parë, hajdutët hapën tunel nën varr

E pazakontë në Lushnje! Vidhen eshtrat e gruas që ndërroi jetë 17 vite më parë, hajdutët hapën tunel nën varr

12:50 - 21/04/26
FSHF merr vendim për Partizanin: Tapet i ri dhe dy fusha stërvitore, do ndërhyhet edhe në “Air Albania”

FSHF merr vendim për Partizanin: Tapet i ri dhe dy fusha stërvitore, do ndërhyhet edhe në “Air Albania”

12:40 - 21/04/26
Kapet taksia me drogë në Tiranë, pranga shoferit

Aksion antidrogë në Tiranë! Goditen disa grupe kriminale, lëshohen mbi 30 urdhëra arresti

12:35 - 21/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com