GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Vora ngjitet për herë të parë në Superiore, shpallet kampione e Kategorisë së Parë

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Vora ngjitet për herë të parë në Superiore, shpallet kampione e Kategorisë së Parë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Data 5 prill 2025 do jetë historike për Klubin e Futbollit Vora, pasi skuadra e drejtuar nga Arian Bellai ka siguruar matematikisht titullin kampion në Kategorinë e Parë dhe dy javë nga fundi i sezonit është skuadra e parë që siguron ngjitjen në Superligë.

Për herë të parë në historinë 36-vjeçare të KF Vorës, klubi do luajë sezonin që vjen mes më të mirave të vendit.

Duket nisur nga ora 15:00 paralelisht në Kategorinë e Parë u zhvilluan gjashtë ndeshjet e raundit të 31-të.

Fitorja 2-0 e Vorës në shtëpi kundër Burrelit dhe humbja e Flamurtarit në Vlorë 0-2 nga Besa ka bërë që Vora të jetë zyrtarisht kampione e Kategorisë së Parë, duke marrë gjithë benefitet që vijnë nga ky sukses.

Në stadiumin e Vorës, në prezencën e tifozëve skuadra vendase mposhti 2-0 Burrelin me golat e Kasallës dhe Dalipit, duke kryesuar me 76 pikë renditjen, shtatë më shumë se ndjekësit e Flamurtarit.

Në Vlorë ishte Besa që surprizoi dhe mposhti 0-2 Flamurtarin me golat e Patrick Nonatos dhe Indio Oliveira. Tifozët vendas u bënë protagonistë me hedhjen e sendeve të palejuara në fushë.

Me 69 pikë Flamurtari mbetet në vendin e dytë dhe duket se në dy ndeshjet e mbetura hapat fals nuk lejohen, nëse kërkon që të shkojë direkt në Superligë dhe jo nga play-off. Pas tyre me një pikë më pak është Besa që do rivalizojë deri në fund për elitën.

Gara tanimë në Kategorinë e Parë bëhet për vendin e dytë dhe zonën play-off e play-out, teksa Valbona dhe Erzeni zyrtarisht janë të rrëzuar një kategori më poshtë.

Rezultatet:

Renditja:

Lajme të lidhura

Përfundon me sukses kursi i parë UEFA Goalkeeper A, Duka: Zhvillim i rëndësishëm për futbollin shqiptar
Sport

Përfundon me sukses kursi i parë UEFA Goalkeeper A, Duka: Zhvillim i rëndësishëm për futbollin shqiptar

11:10 - 14/10/26
Përfundon me sukses kursi i parë UEFA Goalkeeper A, Presidenti Duka: Një zhvillim shumë i rëndësishëm për futbollin shqiptar
Sport

Përfundon me sukses kursi i parë UEFA Goalkeeper A, Presidenti Duka: Një zhvillim shumë i rëndësishëm për futbollin shqiptar

10:43 - 14/10/26
Bayern surprizohet në Norvegji, Interi zhgënjen, Barça përmbys Gallatasarajin
Breaking Views

Bayern surprizohet në Norvegji, Interi zhgënjen, Barça përmbys Gallatasarajin

23:27 - 13/10/26
Para
“Ilaria ma shpërqendronte djalin”, zbardhet dëshmia e nënës së autorit! A e ndihmuan prindërit në fshehjen e trupit?

“Ilaria ma shpërqendronte djalin”, zbardhet dëshmia e nënës së autorit! A e ndihmuan prindërit në fshehjen e trupit?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Studentët futen në katin e parë, i vënë zjarrin Ministrisë së Arsimit, ndërhyn policia me gaz lotsjellës
Aktualitet

Studentët futen në katin e parë, i vënë zjarrin Ministrisë së Arsimit, ndërhyn policia me gaz lotsjellës

14:45 - 14/10/26

Ministrisë së Arsimit i është vënë flaka sot më 14 tetor nga ana e protestuesve. Të rinjtë kanë hipur mbi...

Lexo më shumë
Vijon protesta e studentëve/ Policia shoqëron 9 persona, disa të lënduar në spital

Vijon protesta e studentëve/ Policia shoqëron 9 persona, disa të lënduar në spital

14:36 - 14/10/26
Pas bashkëshortit, paraqitet në SPAK edhe ish-ministrja Olta Xhaçka

Pas bashkëshortit, paraqitet në SPAK edhe ish-ministrja Olta Xhaçka

14:26 - 14/10/26
Rama me telefon në vesh, futet ‘fshehurazi’ në Kryeministri

Rama me telefon në vesh, futet ‘fshehurazi’ në Kryeministri

14:07 - 14/10/26
Plagoset në kokë një prej protestuesve, qytetarët kërkojnë ndihmën e ambulancës

Plagoset në kokë një prej protestuesve, qytetarët kërkojnë ndihmën e ambulancës

13:58 - 14/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com