GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Përfundon me sukses kursi i parë UEFA Goalkeeper A, Presidenti Duka: Një zhvillim shumë i rëndësishëm për futbollin shqiptar

në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Përfundon me sukses kursi i parë UEFA Goalkeeper A, Presidenti Duka: Një zhvillim shumë i rëndësishëm për futbollin shqiptar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Federata e Futbollit ka përmbyllur me sukses kursin UEFA Goalkeeper A, nivelin më të lartë të kualifikimit për trajnerët e portierëve, i organizuar për herë të parë në Shqipëri.

Programi nisi në maj të vitit 2025 dhe zgjati më shumë se një vit, duke përfshirë përgatitje teorike dhe praktike në përputhje me kërkesat e futbollit modern.

Në ceremoninë e diplomimit mori pjesë edhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka. Në përfundim të kursit u diplomuan 15 trajnerë, mes tyre emra të njohur të futbollit shqiptar, si Ilir Bozhiqi, Taulant Guma, Ideal Lekiqi, Bledian Rizvani, Alfred Osmani dhe Bledar Baholli.

Gjatë programit, kursantët u fokusuan te aspektet taktike, përgatitja psikologjike, analiza e performancës dhe bashkëpunimi me stafin teknik. Në zhvillimin e kursit kontribuuan edhe specialistë ndërkombëtarë nga klube të njohura europiane, si Real Madrid, Liverpool, Inter dhe Tottenham.

Në fjalën e tij në ceremoninë e diplomimit, Presidenti Duka vlerësoi rëndësinë e këtij programi për futbollin shqiptar, duke theksuar se përfundimi i edicionit të parë përbën një hap të rëndësishëm në formimin profesional të trajnerëve të portierëve.

“Është vërtet kënaqësi për mua të jem sot me ju këtu në një ditë vërtet të rëndësishme për futbollin në përgjithësi. Sot në këtë sallë shoh figurat kryesore të trajnimit të portierëve në Shqipëri, në ciklin që përfunduat. Ciklin e parë që organizon FSHF, për trajner portierash i nivelit më të lartë, UEFA Goalkeeper A. Ky është një zhvillim shumë i rëndësishëm për Federatën e Futbollit, për futbollin shqiptar në përgjithësi, për ta rritur atë në nivelet më të larta profesionale. Ju jeni të parët që keni dalë nga ky edicion i parë, që ka zgjatur afërsisht 1 vit.

Nëse do të shohim historinë e futbollit shqiptar, kohën kur ne kemi filluar për herë të parë të përgatisim në mënyrë zyrtare trajnerë, që kanë të drejtën e ushtrimit të këtij profesioni, jo vetëm brenda kufijve të Shqipërisë, por në të gjithë botën, koha është e shkurtër, por zhvillimi është i madh”, – u shpreh ai.

Presidenti Duka vlerësoi gjithashtu punën e të gjithë atyre që kontribuuan në organizimin e këtij kursi, duke theksuar rëndësinë e vijimit të programeve të kualifikimit për trajnerët në sektorë të ndryshëm të futbollit.

“Zhvillimi që ka futbolli dhe kaq shumë nivel ekspertize dhe nivel profesional që kërkon shumë shpejt, besoj që do të fillojmë të bëjmë edhe përgatitje për trajnerët e çdo sektori të fushës. Unë jam vërtet i kënaqur. Dua të falënderoj në radhë të parë administratën, sekretarin e Përgjithshëm, Ilir Shulkun, drejtorin Teknik, Abdyl Kuriun, dua të falënderoj shumë Erion Metën sepse ka qenë një shtysë, Ardi Beharin si drejtues i shkollës së futbollit shqiptar, sepse ka qenë një shtysë dhe insistues që ne ta fillojmë UEFA Goalkeeper A në vitin 2025 dhe që përfundon sot. Jemi nga Federatat e para. Uroj që t’i shërbejë shumë përgatitjes së portierëve”, – theksoi Presidenti i FSHF-së.

Në përfundim, Duka uroi trajnerët e diplomuar për sukses në punën e tyre dhe i inkurajoi që të kontribuojnë në zhvillimin e mëtejshëm të këtij sektori, duke nënvizuar se përvoja e edicionit të parë do të shërbejë edhe për përmirësimin e organizimit në të ardhmen.

“Duke pasur parasysh sa i rëndësishëm që është, ne i kemi dhënë peshën e duhur, rëndësinë e duhur. Besoj që e kemi organizuar mirë, por padyshim që ka vend për përmirësim. Ju jeni ata që do ta çoni akoma më tej, sepse jeni realisht në nivelin e profesorëve, pavarësisht se ky ishte zyrtarisht edicioni i parë i këtij kursi të përgatitjes së trajnerëve në Shqipëri. Ju uroj shumë suksese në terren dhe ta çoni akoma më përpara këtë sektor të rëndësishëm apo këtë pjesë shumë të rëndësishme të futbollit në përgjithësi në vendin tonë”, – përfundoi Duka.

Etiketa: dukafutbolli shqiptarGoalkeeper Akursi

Lajme të lidhura

Spektakël në “Old Trafford”, Manchester United përmbys Romën dhe rikthehet te fitorja
Sport

Spektakël në “Old Trafford”, Manchester United përmbys Romën dhe rikthehet te fitorja

23:11 - 03/11/26
Galatasaray fiton ndaj Stuttgart, vendosin dy golat e Batrakov
Breaking Views

Galatasaray fiton ndaj Stuttgart, vendosin dy golat e Batrakov

21:20 - 03/11/26
Ndeshja me Arsenalin/ Trajneri i Liverpool: Do duhet t’u them lojtarëve të mi të rrëzohen, ndryshe s’na japin penallti
Breaking Views

Ndeshja me Arsenalin/ Trajneri i Liverpool: Do duhet t’u them lojtarëve të mi të rrëzohen, ndryshe s’na japin penallti

20:36 - 03/11/26
Para
Studentët “pushtojnë” sërish Tiranën, “Mjekësia” bojkoton mësimin dhe nisen drejt qendrës: Revolucion!

Studentët “pushtojnë” sërish Tiranën, “Mjekësia” bojkoton mësimin dhe nisen drejt qendrës: Revolucion!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spektakël në “Old Trafford”, Manchester United përmbys Romën dhe rikthehet te fitorja
Sport

Spektakël në “Old Trafford”, Manchester United përmbys Romën dhe rikthehet te fitorja

23:11 - 03/11/26

Manchester United ka dhuruar një përmbysje spektakolare në “Old Trafford”, duke mposhtur Romën me rezultatin 3-2, në një ndeshje dramatike...

Lexo më shumë
Probleme gjatë votimit në Nju Jork, makineritë nuk skanojnë mbi 250 mijë fletë votimi, republikanët akuzojnë për manipulim

Probleme gjatë votimit në Nju Jork, makineritë nuk skanojnë mbi 250 mijë fletë votimi, republikanët akuzojnë për manipulim

22:30 - 03/11/26
Udhërrëfyesi i Komisionit Europian: Mali i Zi mbyll negociatat në fund të vitit, Shqipëria pret radhën me Moldavinë dhe Ukrainën

Udhërrëfyesi i Komisionit Europian: Mali i Zi mbyll negociatat në fund të vitit, Shqipëria pret radhën me Moldavinë dhe Ukrainën

21:58 - 03/11/26
E rëndë në Bulqizë, 53-vjeçari sulmohet nga ariu dhe ndërron jetë

E rëndë në Bulqizë, 53-vjeçari sulmohet nga ariu dhe ndërron jetë

21:52 - 03/11/26
Dënohen me burg 4 shqiptarë në Londër, vidhnin bizhuteri luksoze nëpër banesa

Dënohen me burg 4 shqiptarë në Londër, vidhnin bizhuteri luksoze nëpër banesa

21:30 - 03/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com