GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kush i jep paratë? Rama fushatë të financuar nga ‘palë të treta’ me diasporën

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama do të mbajë të dielën një miting në provincën e Varezes në veri të Italisë, i cili po promovohet nëpërmjet një fushate reklamash në rrjetet sociale pas së cilës qëndron një faqe anonime në ‘Facebook’ dhe një organizatë jo-fitimprurëse italiane.

08:45 - 12/04/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 5 min
A A
Kush i jep paratë? Rama fushatë të financuar nga ‘palë të treta’ me diasporën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Të dielën në orën 15:00, në qendrën e kongreseve ‘Malpensa Fiere’ në Busto Arsizio të provincës së Varezes në Itali, kryeministri Edi Rama pritet të mbajë një miting të madh elektoral, me pjesëmarrjen e mijëra shqiptarëve me banim në vendin fqinj.

“Ky është një moment unik për t’u lidhur me rrënjët shqiptare dhe për të diskutuar perspektivat e ardhshme të Shqipërisë,” shkruhet në një reklamë të postuar në rrjetet sociale ‘Facebook’ dhe ‘Instagram’, ndërsa theksohet se hyrja është falas.

“Një mundësi e veçantë për të takuar personalisht Kryeministrin dhe për të ndarë ide mbi të ardhmen e komunitetit shqiptar jashtë vendit,” shton reklama.

Edhe pse eventi cilësohet si një takim kulturor, ai zhvillohet në mes të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit në Shqipëri dhe reklama mban një ‘hashtag’ të sloganit të përdorur nga Partia Socialiste, “#Shqipëria2030”.

Fushata e reklamave është postuar në platformat e kompanisë ‘Meta’ nga një faqe anonime në ‘Facebook’, në bashkëpunim me një organizatë në Itali të quajtur ‘E20Italia Associazione Culturale’, e cila drejtohet nga juristja dhe sipërmarrësja me origjinë shqiptare me aktivitet në Milano, Vasenka Rangu Leka.

E pyetur nga BIRN nëpërmjet një zëdhënësje, zyra e shtypit në Kryeministri i drejtoi pyetjet tek Partia Socialiste, e cila nuk ktheu përgjigje deri në publikimin e këtij shkrimi.

Ndërkohë, sipërmarrësja Vasenka Rangu tha se nuk e kishte të mundur të komentonte deri në javën e ardhshme “për mungesë kohe”.

‘Regjistrohu’ në formular

Partia Socialiste e Shqipërisë, e udhëhequr nga kryeministri Edi Rama, po kërkon një manadat të katërt në krye të vendit në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, të parat prej rënies së regjimit komunist në Shqipëri, ku mund të votojë edhe diaspora.

Prej gati një viti, kryeministri Edi Rama dhe zyrtarë të tjerë të lartë të Partisë Socialiste – në nivel qendror dhe vendor, kanë nisur një seri të ngjeshur takimesh elektorale me shqiptarët që banojnë jashtë vendit, i njohur si ‘Turi i Diasporës’.

Takimi i së dielës në Busto Arsizio është i pari që mbahet brenda afatit 30-ditor të fushatës zgjedhore. Kryeministri Edi Rama e shpalli këtë takim nëpërmjet një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ të mërkurën.

“Me shqiptarët e Italisë, Milano, 13 korrik, ora 15:00,” shkroi Rama me gërma të mëdha shtypi, duke ndarë një poster ku flamuri kombëtar dhe ai i BE-së rrethojnë një pëllëmbë dore të hapur, ku është shkruar numri ‘5′, i cili përfaqëson numrin rendor të PS-së në fletën e votimit.

Ky postim u shoqërua nga një fushatë reklamash në Instagram dhe Facebook, në italisht dhe shqip, ku i bëhej thirrje komunitetit shqiptar në Itali që të marrë pjesë ‘në një takim kulturor’ me kryeministrin.

Nga data 4 prill, në Facebook dhe Instagram janë shfaqur 16 reklama për këtë ngjarje elektorale, e cila prezantohet si një: “Takim Ekskluziv me Kryeministrin Edi Rama!”

“Merr pjesë në një event të jashtëzakonshëm me Kryeministrin shqiptar Edi Rama, një ditë e dedikuar diasporës shqiptare,” bën thirrje reklama.

Pjesëmarrësit ftohen të regjistrohen nëpërmjet një formulari, ku i kërkohen të dhëna personale si emri, mbiemri, numri i telefonit dhe email-i.

Shqipëria miratoi dhjetorin e kaluar një ligj të ri për të dhënat personale, që e përafron legjislacionin shqiptar me direktivën e BE-së, të njohur si ‘GDPR‘, ndërkohë që institucionet publike kanë shprehur shqetësim për administrimin e të dhënave personale nga partitë politike gjatë fushatës.

Në një deklaratë për mediat në prag të hapjes së fushatës zgjedhore, Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale së bashku me Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve i bënë thirrje partive dhe organizatave politike që të respektojnë ligjin dhe rregulloret mbi përpunimin e të dhënave personale të votuesve.

“Konsiderojmë si detyrë tonën parësore të garantojmë që të drejtat themelore të shtetasve të respektohen në çdo hap, duke zbatuar Kodin Zgjedhor, ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, dhe Rregulloren e Përgjithshme GDPR të Bashkimit Europian”, shkruhet në deklaratën e përbashkët të Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave, Besnik Dervishi dhe Komisonerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.

Shkelje e Kodit në fushatën dixhitale

Sipas të dhënave të bëra publike në bibliotekën e reklamave ‘Ads Library’ nga kompania Meta, fushata e reklamave është paguar nga një organizatë jofitimprurëse e quajtur “E20Italia Associazione Culturale”, e cila kishte shpenzuar deri të premten të paktën 866 euro.

Sipas faqes së saj të internetit, ajo merret me organizimin e eventeve sociale dhe kulturore, si iniciativa bamirësie dhe evente sportive. Një nga eventet e listuara prej saj është një turne futbolli, i cili do të mbahet në korrik në Tiranë, në bashkëpunim me Albitsol Foundation dhe Universitetin e Sporteve.

Pas këtyre dy organizatave qëndron juristja dhe sipërmarrësja me origjinë shqiptare, Vasenka Rangu Leka, e cila ka gjithashtu një kompani komunikimi të quajtur ‘Dora Communications’ dhe boton një revistë elektronike.

Ajo është gjithashtu themeluese dhe drejtuese e Qendrës Shqiptare në Itali, një prej organizatave më aktive të diasporës shqiptare. Në vitin 2023, Rangu garoi në zgjedhjet për Parlamentin e Lombardisë si pjesë e Listës ‘Moratti’.

Reklamat në Facebook dhe Instagram për të promovuar mitingun e kryeministrit në Busto Arsizio janë bërë nga një faqe në Facebook e quajtur ‘Shqiperia në BE’, e cila është themeluar me 31 mars dhe numëronte 58 ndjekës të premten pasdite.

Në një foto të postuar në rrjetin social ‘X’, ajo shfaqet duke shoqëruar zyrtarë shqiptarë, si kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, në takime me zyrtarë dhe homologë në Itali.

Takimi i së dielës pasdite nuk është i pari i organizuar nga Partia Socialiste në Busto Arsizio. Një turbim i ngjashëm u zhvillua edhe më 26 maj 2024, në pallatin e sportit të këtij qyteti, i cili u shoqërua gjithashtu me një fushatë të ngjashme reklamash në ‘Facebook’ nga palë të treta.

Kuadri ligjor shqiptar nuk e rregullon aktivitetin e ‘palëve të treta’, siç është shoqata e sipërpërmendur gjatë fushatës elektorale, edhe pse partitë politike kanë detyrim të deklarojnë vlerën e dhuratave në natyrë ose para që marrin prej tyre.

Megjithatë, në prag të zgjedhjeve, partitë politke garuese nënshkruan një instrument vetërregullues – Kodi i Etikës për Fushatat Dixhitale në Shqipëri, ku angazhohem të mos bëjnë fushata reklamash jotransparente nëpërmjet ‘palëve të treta’.

“Ky kod u shkel që ditën që u nënshkrua,” tha Rigels Xhemollari, drejtor ekzekutiv i “Qëndresa Qytetare”, një organizatë që monitoron sjelljen e subjekteve zgjedhore, duke iu referuar sulmeve me gjuhë denigruese midis palëve në prag të fushatës. “Pa pasur rregullim ligjor është vështirë të arrijmë korrigjimin e sjelljeve të tilla,” shtoi ai.

/reporter.al/

Etiketa: Edi Ramafushata 2025Kryesore1PSRamazgjedhje 2025

Lajme të lidhura

Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”
Aktualitet

Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

14:03 - 05/12/25
Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë
Aktualitet

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25
Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha
Aktualitet

Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

13:38 - 05/12/25
Para
EUROSTAT: Shqipëria sërish e fundit në Europë për të ardhurat dhe konsumin për frymë

Raporti i Eurostat: Shqipëria sërish me pagën minimale më të ulët në Europë, sipas fuqisë blerëse

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”
Aktualitet

Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

14:03 - 05/12/25

Adem Boba, babai i 15-vjeçarit që ndërroi jetë pas një sherri me thikë të ndodhur mes adoleshentëve, disa ditë më...

Lexo më shumë
Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25
Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

13:38 - 05/12/25
Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur

Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur

13:32 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com