GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Videot banale për “TikTok”, Prokuroria e Beratit kërkon 5 vite burg për babain dhe gjyshen e të miturit

10:59 - 12/04/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Videot banale për “TikTok”, Prokuroria e Beratit kërkon 5 vite burg për babain dhe gjyshen e të miturit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Beratit ka kërkuar 5 vite burg për Natasha Rombulan dhe Armando Kumaraku, gjyshja dhe babai i 10-vjeçarit, të cilin e shfrytëzonin për video banale në rrjete sociale. Më konkretisht, Prokuroria kërkon tre vite burg për babain e djalit si edhe dënim plotësues ‘Humbjen e përgjegjësisë prindërore’, ndërsa për gjyshen, kërkon 2 vite burg.

Sipas Prokurorisë, nënë e bir kanë keqtrajtuar djalin e mitur,  kanë komunikuar me fjalë banale me të miturin dhe e kanë detyruar dhe të, të flasë në të njëjtën mënyrë në rrjetet sociale ‘Youtube’ dhe ‘TikTok’. Sipas organit të akuzës, i mituri është nxitur nga babai dhe gjyshja për t’u bërë pjesë e rrjeteve sociale pa dëshirën e tij, gjë që ka ndikuar në gjendjen e tij emocionale.

“Gjatë seancës vlerësuese është arrit në përfundimin se i mituri ka qënë i kërcënuar vazhdimisht dhe është ndjerë nën presion nga babai dhe gjyshja si dhe është ekspozuar në rrjetet sociale në mënyrë abuzive me gjuhë dhune dhe fjalor denigrues i cili nuk është i përshtatshëm për moshën në të cilën ndodhet i mituri. Po kështu, i mituri është ekspozuar kundrejt lëndëve narkotike, gjë e cila është e papranueshme për moshën që fëmija ka. Ai është nxitur nga gjyshja dhe babai i tij për t’u bërë pjesë e rrjeteve sociale (Tik-Tok) në video pa dëshirën e tij, gjë e cila ka ndikuar në gjëndjen e rënduar emocionale të fëmijës së mitur. Bullizimi që ushtrohet duke ju drejtuar me epitete të ndryshme gjithashtu kanë rënduar gjendjen e tij psikologjike.

Në përfundim të hetimeve paraprake, pas analizës në tërësi të të dhënave dhe provave të marra, arrihet në përfundimin se, ka të prova të mjaftueshme se të pandehurit A.K. dhe N.R. kanë kryer veprën penale për të cilën u akuzuan. Ata kanë kryer veprime të cilat konsistojnë në keqtrajtim fizik dhe psikologjik të të miturit dhe detyruar këtë të fundit për të kryer veprime që dëmtojnë zhvillimin e tij mendor dhe fizik që ka sjellë si pasojë simptoma të çrregullimit të personalitetit anti social te i mituri, duke qënë se të gjithë modelet që ai ka pasur kanë ndikuar drejtpërsëdrejti në jetën e tij dhe në zhvillimin e tij si individ”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Natasha Rombula u arrestua së bashku me djalin e saj Armando Kumaraku në shkurt të vitit të kaluar, me akuzën për kryerjen e veprës penale “Keqtrajtimi i të miturit”, kryer në bashkëpunim.

Etiketa: Natasha Rombula

Lajme të lidhura

U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë
Aktualitet

U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

21:49 - 20/12/25
Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital
Aktualitet

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital

21:15 - 20/12/25
Spahiu: Ja çfarë i kërkoi SPAK-ut Edi Rama
Aktualitet

Tjetër “shuplakë” për Ramën! SPAK, urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë

20:33 - 20/12/25
Para
Zbërthehet SKY ECC në Kroaci/ Shkatërrohen 4 organizata kriminale, trafikonin tonelata drogë edhe nga Shqipëria

Zbërthehet SKY ECC në Kroaci/ Shkatërrohen 4 organizata kriminale, trafikonin tonelata drogë edhe nga Shqipëria

Discussion about this post

TË FUNDIT

Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës
Sport

Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës

23:18 - 20/12/25

Supersfida e sotme mes Juventus dhe Romës, e cila ishte e vlefshme për javën e 16-të të Seria A, u...

Lexo më shumë
SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

22:48 - 20/12/25
Opozitari më i famshëm, Ilir Vrenozi bëhet pjesë e BBV Albania: Pres të më vizitojë Edi Rama

Opozitari më i famshëm, Ilir Vrenozi bëhet pjesë e BBV Albania: Pres të më vizitojë Edi Rama

22:27 - 20/12/25
Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham

Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham

22:21 - 20/12/25
I shpëtoi “kokën” nga shkarkimi, flet Scott Parker: Meritat i takojnë Armando Brojës

I shpëtoi “kokën” nga shkarkimi, flet Scott Parker: Meritat i takojnë Armando Brojës

22:12 - 20/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com