GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Alarm në veri/ Gurët bien nga mali, rruga për Theth bëhet e pakalueshme

08:49 - 14/04/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Alarm në veri/ Gurët bien nga mali, rruga për Theth bëhet e pakalueshme
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rruga që të çon në fshatin turistik të Thethit, në qarkun e Shkodrës, rrezikon të bllokohet për shkak të rënies së gurëve të mëdhenj, që prej ditësh bien në mënyrë të vazhdueshme në disa segmente të këtij aksi dhe nuk janë pastruar.

Situata përbën rrezik serioz për jetën e banorëve dhe numrit gjithnjë në rritje të turistëve që vizitojnë këtë zonë. Prej datës 8 mars, ky aks rrugor ka mbetur pa mirëmbajtje, pasi kontrata e firmës nënkontraktore me Autoritetin Rrugor Shqiptar ka përfunduar. ARRSH ka nisur procedurat për një kontratë të re mirëmbajtjeje, por tenderi është apeluar dhe procesi është në pritje. Drejtuesit e automjeteve shprehen se gjatë vitit të kaluar kjo rrugë është mbajtur e hapur si asnjëherë më parë, por aktualisht situata është përkeqësuar ndjeshëm.

“Për turistet e huaj, siguria në rrugë është alarmante”, shprehet një banor i zonës.

“E tmerrshme kjo situatë në këtë rrugë për mua. Erdhëm këtu dhe rruga ishte plot me gurë. Kishte edhe ngrica kur mbërritëm dhe humbëm mbi dy orë rrugë për shkak të kujdesit që duhej treguar. Rruga është shumë e ngushtë dhe, me gurët e rënë dhe ngricat, ishte një rrezik i madh për ne. Ecëm shumë ngadalë”, tha një tjetër qytetar.

Ndërkohë që Thethi po përjeton një valë turistësh me nisjen e sezonit, fluksi i lëvizjeve në këtë aks po rritet ndjeshëm. Nëse ARRSH nuk finalizon shpejt marrëveshjen me një firmë të re kontraktore, rruga rrezikon të bllokohet plotësisht në ditët në vijim, veçanërisht në rast se do të ketë sërish reshje dëbore apo rrëshqitje të tjera masive gurësh.

Etiketa: gurerreezikTheth

Lajme të lidhura

PD: Kompania “KAYO” ndërton fshehtas fabrikë municionesh, grabiti pronat e banorëve në Kodër Babrru
Aktualitet

PD: Kompania “KAYO” ndërton fshehtas fabrikë municionesh, grabiti pronat e banorëve në Kodër Babrru

11:24 - 20/02/26
Aksident në Vlorë! “Audi” përplas një person në biçikletë, i plagosuri në gjendje të rëndë
Aktualitet

Aksident në Vlorë! “Audi” përplas një person në biçikletë, i plagosuri në gjendje të rëndë

11:02 - 20/02/26
Çyrbja në pranga me urdhër të SPAK, Policia dhe agjentët e BKH kontrolle në Shijak
Aktualitet

Kërkoi lirimin nga burgu, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e ish deputetit socialist Jurgis Çyrbja

10:33 - 20/02/26
Para
KLSH: Bordi i AMF nuk ka ndërmarrë masa penalizuese ndaj shoqërive të sigurimit

KLSH: Bordi i AMF nuk ka ndërmarrë masa penalizuese ndaj shoqërive të sigurimit

Discussion about this post

TË FUNDIT

PD: Kompania “KAYO” ndërton fshehtas fabrikë municionesh, grabiti pronat e banorëve në Kodër Babrru
Aktualitet

PD: Kompania “KAYO” ndërton fshehtas fabrikë municionesh, grabiti pronat e banorëve në Kodër Babrru

11:24 - 20/02/26

Partia Demokratike ka deklaruar se në zonën e Kodër Babrru, në Tiranë, banorët akuzojnë kompaninë “KAYO” për përvetësim të paligjshëm...

Lexo më shumë
FSHF dhe UEFA bëhen bashkë, organizojnë Workshopin Rajonal të Licensimit të Klubeve në Tiranë

FSHF dhe UEFA bëhen bashkë, organizojnë Workshopin Rajonal të Licensimit të Klubeve në Tiranë

11:12 - 20/02/26
Aksident në Vlorë! “Audi” përplas një person në biçikletë, i plagosuri në gjendje të rëndë

Aksident në Vlorë! “Audi” përplas një person në biçikletë, i plagosuri në gjendje të rëndë

11:02 - 20/02/26
Rey Manaj përfshihet në një aksident rrugor në Turqi, sulmuesi i Kombëtares përfundon në spital

Rey Manaj përfshihet në një aksident rrugor në Turqi, sulmuesi i Kombëtares përfundon në spital

11:00 - 20/02/26
Çyrbja në pranga me urdhër të SPAK, Policia dhe agjentët e BKH kontrolle në Shijak

Kërkoi lirimin nga burgu, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e ish deputetit socialist Jurgis Çyrbja

10:33 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com