GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

119 kg kokainë në Vaqarr, merren në pyetje doganierët në Durrës

13:42 - 06/01/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
119 kg kokainë në Vaqarr, merren në pyetje doganierët në Durrës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zbardhen detaje të reja për 119 kg kokainë që u sekuestrua pak ditë më parë në një magazinë në Vaqarr në pronësi të kompanisë “Zico”. Kamioni me banane pasi kaloi i pastër skanerin, ku nuk rezultoi se kishte ngarkesë kokaine brenda doli nga porti dhe u nis drejt Tiranës.

Prokuroria e Tiranës ka marrë në pyetje punonjësit e agjencisë doganore Durrës.

Shoferi denoncoi se iu bë pritë në rrugën e vjetër teksa po shkonte drejt magazinës për të shkarkuar. Kontejneri me banane vinte nga Ekuadori. Mes bananeve u gjetën të fshehura 119 kg kokainë, por gazetari Artan Hoxha deklaroi se në total sasia mund të ketë gati 2 ton.

Shoferi i kamionit, Hasan Salihu, i arrestuar për trafik droge, ka treguar përballë hetuesve se kishte shkuar në portin e Durrësit për të marrë kontejnerin me banane për llogari të firmës “Ziço Sh.a”.

Në kthim drejt kryeqytetit, rreth orës 17:30, në vendin e quajtur Romanat, 4 persona që u prezantuan si punonjës të policisë, i prenë rrugën dhe ushtruan kontroll në kamionin me banane.

Kur u larguan e kërcënuan që mos tregonte asgjë. Salihu ka deklaruar se pas kësaj ka vërejtur kutitë me banane që ishin të çrregullta si dhe gomat e mjetit ishin të rëna dhe për këtë kërkoi ndihmën e kolegut, Gëzim Kalaja.

Shoferi i kamionit pretendon se ishte shumë i frikësuar dhe nuk njoftoi policinë, por vuri në dijeni menaxherin e firmës, Marson Muratajn, ndërsa kamioni u transportua drejt magazinave në Vaqarr.

Ishte menaxheri që njoftoi pronarin e kompanisë, Trifon Murataj që jeton në SHBA, dhe ky i fundit më 29 dhjetor telefonoi drejtorin e përgjithshëm të policisë Gledis Nanon, për çfarë kishte ndodhur.

Nano njoftoi drejtorin e policisë kriminale dhe një ditë më pas, efektivët shkuan në magazinat e firmës në Vaqarr ku gjetën në 7 kuti me banane, sasinë prej 119 kg kokainë që ishte ndarë në 100 pako.

Gjykata ka lënë në burg, Hasan Salihun, Gëzim Kalanë dhe Marson Muratajn me akuzën e trafikut të drogës të kryer në bashkëpunim.

Etiketa: KokaineVaqarr

Lajme të lidhura

Oponencë nga burgu Kodit Penal/ Të dënuarit: Duam ulje nga 35 në 25 vite për lirimin me kusht
Aktualitet

Qeveria miraton Amnistinë Penale, lirohen nga burgu 447 persona dhe ulet dënimi për 853 të tjerë

13:35 - 06/02/26
Berisha: Për të mbrojtur veten dhe Ballukun, Rama është gati të rrezikojë edhe integrimin në BE
Aktualitet

Berisha: Për të mbrojtur veten dhe Ballukun, Rama është gati të rrezikojë edhe integrimin në BE

13:23 - 06/02/26
Rama e bëri Sulën kryeinspektor, reagon Noka: Berisha mund të gabojë kur afron, por jo kur largon
Aktualitet

Rama e bëri Sulën kryeinspektor, reagon Noka: Berisha mund të gabojë kur afron, por jo kur largon

13:04 - 06/02/26
Para
Rama njofton ndryshimin me pagesat e mjekëve: Përveç pagës, tashmë do paguhen edhe në bazë të…

Rama njofton ndryshimin me pagesat e mjekëve: Përveç pagës, tashmë do paguhen edhe në bazë të...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Oponencë nga burgu Kodit Penal/ Të dënuarit: Duam ulje nga 35 në 25 vite për lirimin me kusht
Aktualitet

Qeveria miraton Amnistinë Penale, lirohen nga burgu 447 persona dhe ulet dënimi për 853 të tjerë

13:35 - 06/02/26

Qeveria ka miratuar mesditën e kësaj të premte (6 shkurt 2026) Amnistinë Penale. Në një deklaratë për mediat, pas mbledhjes...

Lexo më shumë
Berisha: Për të mbrojtur veten dhe Ballukun, Rama është gati të rrezikojë edhe integrimin në BE

Berisha: Për të mbrojtur veten dhe Ballukun, Rama është gati të rrezikojë edhe integrimin në BE

13:23 - 06/02/26
Rama e bëri Sulën kryeinspektor, reagon Noka: Berisha mund të gabojë kur afron, por jo kur largon

Rama e bëri Sulën kryeinspektor, reagon Noka: Berisha mund të gabojë kur afron, por jo kur largon

13:04 - 06/02/26
Aksident i rëndë në Rrugën e Arbrit, kamioni përplaset me makinën dhe e ndan më dysh

Aksident i rëndë në Rrugën e Arbrit, kamioni përplaset me makinën dhe e ndan më dysh

12:55 - 06/02/26
Zbardhet padia/ “Na janë tronditur themelet e martesës”, pse kërkon të ndahet Meta nga Kryemadhi

Kryemadhi: Metën e kanë harruar edhe deputetët e tij, i vetmi që e ka mbrojtur është Berisha

12:43 - 06/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com