GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dumani rrëfen ekzekutimin e Elvis Dedës: Herik Hoxha më tha se kur e qëlloi nga makina ishte i dehur

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Dumani rrëfen ekzekutimin e Elvis Dedës: Herik Hoxha më tha se kur e qëlloi nga makina ishte i dehur
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

U zhvillua ditën e sotme(15 prill) seanca e radhës për dosjen “Plumbi i artë”, ku i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani ka vijuar me dëshminë e tij para trupit gjykues të GJKKO-së dhe SPAK-ut, në lidhje me ngjarjet kriminale, grupet dhe personat e përfshirë në një dekadë aktiviteti të paligjshëm, me atentate vdekjeprurëse dhe paligjshmëri të tjera.

Dumani tregoi detaje nga vrasja e Elvis Dedës, duke thënë se u vra nga Henrik Hoxha dhe Festim Qoli. Sipas tij, vetë Hoxha i ka treguar se si e ka kryer ekzekutimin, nga një makinë në lëvizje.

Bashkëpunëtori i drejtësisë iu përgjigj pyetjeve të avokatëve të pranishëm të të pandehurve të çështjes.

“Me festim Qolin komunikoja pasi i thosha djalit të tezes që punonte te lokali. Festimit i njihja të gjithë familjen. Ulesha ndonjëherë edhe me Petrit Qolin. Kurse për vrasjen e Elvis Dedës, makinën që përdorën ia sollën Festimit nga Fushë-Kosova. Elvis Deda ose ‘Losha’ ka qenë duke drekuar. E ka gjuajtur Enriku dhe ka dalë edhe Festimi që ishte shofer. Kanë djegur makinën dhe kanë ikur për disa kilometër në këmbë. Këto m’i ka thënë Festimi. Se njihja ne atë kohë Henrikun. Elvis Dedjan e kam njohur si shok të Festimit. Te lokali e kam parë. S’kam pasur shoqëri me Dedjan”, rrëfeu Dumani mes të tjerash.

Por jo vetëm kaq, pasi për ngjarjen i ka treguar edhe Henrik Hoxha, të cilin e pati ushtar të grupit tëtij të vrasësve me pagesë për shumë vite.

“Henriku më ka treguar për vrasjen dhe më tha që ka qene i pirë kur bëri ekzekutimin e Elvis Dedës. Më tha dola, i kam qëlluar, kam qenë i dehur”, vijoi i penduari i drejtësisë.

Rrëfimet e tij në GJKKO kanë sjellë polemika të shumta mes palëve, sidomos mes të pandheurve, që e akuzuan Dumanin si gënjeshtar.

Dumani ka rrëfyer njohjet me Talo Çelën, Suel Çelën, Erjon Alibejn dhe të tjerët dhe luftën e përgjakshme mes tyre, ku porosisnin krime me pagesa që shkonin deri në 200 mijë euro.

Sipas SPAK, janë të paktën 12 krime të rënda, vrasje dhe dhjetëra të tjera si atentate të dështuara, plagosje, kërcënime, dhunime dhe bashkëpunim. Të paktën 8 organizata kriminale me 32 persona të dyshuar janë evidentuar nga ky hetim.

I penduari ka treguar edhe se si komunikonte me krerët e grupeve dhe anëtarët, nëpërmjet platformave të koduara si SKY ECC, MATRIX dhe BQ, për të cilat ka vënë në dispozicion të prokurorëve edhe 3 fjalëkalimet sekrete, dy prej tyre “TotoRina” dhe “Covid”.

Etiketa: Herik HoxhaNuredin Dumani

Lajme të lidhura

Shkodër/ Plagosi me armë zjarri Vladimir Bruçin, ky është autori i dyshuar Pjerin Bitani
Aktualitet

Shkodër/ Plagosi me armë zjarri Vladimir Bruçin, ky është autori i dyshuar Pjerin Bitani

17:00 - 20/08/26
Me traumë në kokë/ Pushuesi italian rrëzohet nga shkëmbi, dërgohet drejt spitalit
Aktualitet

Me traumë në kokë/ Pushuesi italian rrëzohet nga shkëmbi, dërgohet drejt spitalit

16:34 - 20/08/26
Ambasada e SHBA në Tiranë: Anulohen vizat për të huajt që kryejnë krime apo nxisin dhunë
Aktualitet

Ambasada e SHBA në Tiranë: Anulohen vizat për të huajt që kryejnë krime apo nxisin dhunë

16:29 - 20/08/26
Para
Ideale për dietë, tre ushqimet që zvogëlojnë dëshirën për ëmbëlsirat

Ideale për dietë, tre ushqimet që zvogëlojnë dëshirën për ëmbëlsirat

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sektori i Arbitrimit dhe Departamenti i Garave zhvillojnë takim me klubet e “Abissnet Superiore” për ndryshimet në rregullat e lojës
Sport

Sektori i Arbitrimit dhe Departamenti i Garave zhvillojnë takim me klubet e “Abissnet Superiore” për ndryshimet në rregullat e lojës

17:17 - 20/08/26

Sektori i Arbitrimit në FSHF, në bashkëpunim me Departamentin e Garave, zhvilloi një takim me përfaqësuesit e klubeve të “Abissnet...

Lexo më shumë
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri Vladimir Bruçin, ky është autori i dyshuar Pjerin Bitani

Shkodër/ Plagosi me armë zjarri Vladimir Bruçin, ky është autori i dyshuar Pjerin Bitani

17:00 - 20/08/26
Me traumë në kokë/ Pushuesi italian rrëzohet nga shkëmbi, dërgohet drejt spitalit

Me traumë në kokë/ Pushuesi italian rrëzohet nga shkëmbi, dërgohet drejt spitalit

16:34 - 20/08/26
Ambasada e SHBA në Tiranë: Anulohen vizat për të huajt që kryejnë krime apo nxisin dhunë

Ambasada e SHBA në Tiranë: Anulohen vizat për të huajt që kryejnë krime apo nxisin dhunë

16:29 - 20/08/26
Përkrah gjigandëve botërorë, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës mes finalistëve për çmimin “Aeroporti i Vitit 2026”

Përkrah gjigandëve botërorë, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës mes finalistëve për çmimin “Aeroporti i Vitit 2026”

16:00 - 20/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com