GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Editorial

Me kë do futesh në BE, Edi? Me një popull që s’është më këtu?

17:43 - 17/04/25
në Editorial, OP-ED
Kohë leximi: 2 min
A A
Me kë do futesh në BE, Edi? Me një popull që s’është më këtu?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Edi Rama na kërkon edhe një mandat. Me çfarë fytyre, s’e kuptojmë. Me fytyrën e njeriut që pas 11 vitesh në pushtet, ka arritur të bëjë atë që nuk e bëri as kriza e viteve ’90: të boshatisë Shqipërinë. Sot, vendi është kthyer në një terminal tranziti — ku njerëzit nuk mendojnë më ‘çfarë do bëj këtu’, por vetëm ‘kur do iki’.

Thotë na jepni një mandat tjetër, që t’ju fus në Bashkimin Europian. E ku ka më ironi se kaq! Si mund të fusësh Shqipërinë në BE, kur po nuk mbetet më Shqipëri për të futur? Çfarë do fusësh në BE, kullat e Tiranës pa banorë? Peshqeshet që ke ndarë me koncesione 99-vjeçare? Apo ndonjë grafik me emoji në Instagram që thotë se ‘jemi më mirë se kurrë’? A e kupton zoti kryeministër që nuk bëhet shteti europian me show, por me sistem? Dhe ti ke bërë çdo gjë, përveç sistemit.

Shqiptarët janë lodhur duke dëgjuar se ‘negociatat do hapen’. Po negociatat me njerëzit që po ikin nga vendi, i ke hapur ndonjëherë? Këta njerëz nuk po kërkojnë liberalizim vizash — ata po kërkojnë liberalizim nga ju. Nga paaftësia, arroganca, gënjeshtra, propaganda, nga sundimi pa alternativë që i trajton si publik spektatori, jo si qytetarë me halle reale.

Rama thotë ‘më jepni një mandat të tretë për ta çuar Shqipërinë në Europë’. Po si? Me avionët charter që i nisen shqiptarët drejt azilit? Apo me marrëveshjet për të strehuar emigrantët e tjetrit, ndërkohë që tanët rrinë nëpër tenda në Londër? Kjo është Europa që po na premton? Një Europë që ne e shohim me sy të skuqur nga aeroportet, e jo me pasaportë të barabartë?

Rama ka ndërtuar një Shqipëri ku çdo shqiptar ndjehet turist në vendin e vet — gjithçka është për ‘imazh’, asgjë për qytetarin. Dhe me gjithë këtë bilanc, kërkon votë. Një votë tjetër, thotë ai, që të mbyllë ciklin. Po cikli është mbyllur, Edi. Sepse ky është cikli i një politike që e sheh pushtetin si pronë dhe popullin si dekor. E kemi parë filmin, e kemi parë fundin, dhe nuk ka sequel që na mashtron më.

Ajo që nuk kupton Rama është se shqiptarët nuk duan thjesht të hyjnë në Europë si fjalë në fjalim, por të ndjehen europianë në jetën e përditshme. Me spitale që funksionojnë, me shkolla ku nuk duhen zarfa, me gjykata që nuk janë filial i partisë. Dhe mbi të gjitha: me dinjitet që nuk varet nga lotaria e vizave.

Prandaj jo, nuk të japim më mandat për të na futur në BE. Sepse shqiptarët e kanë kuptuar se Europa nuk vjen me një buzëqeshje live, por me liderë që ndërtojnë shtet. Dhe ti kishe 11 vjet për ta ndërtuar — por zgjodhe ta lyhesh me propagandë.

gijotina.com/

Etiketa: BEKryesore1popullRama

Lajme të lidhura

Po sikur të çmenden deputetët?
Breaking Views

Po sikur të çmenden deputetët?

17:44 - 02/04/26
“Korrupsionin e pranon vendi”/ Socialistja Ermelinda Meksi: Rama dhe Kos po relativizojnë fenomenin!
Breaking Views

“Korrupsionin e pranon vendi”/ Socialistja Ermelinda Meksi: Rama dhe Kos po relativizojnë fenomenin!

23:24 - 26/03/26
Gjekmarkaj: Protesta e tejkaloi mosbindjen civile
OP-ED

Satira e Gjekmarkajt: Koka në Washington dhe trupi në Berlin, të vranë Mamicë, të grinë!

11:11 - 25/03/26
Para
Bufi i vërtetë flet për Qafën e Bufit

Bufi i vërtetë flet për Qafën e Bufit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…
Aktualitet

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…

23:07 - 03/04/26

Ish-zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Dedë Prenga, ka paralajmëruar se ekziston rreziku për Shqipërinë për...

Lexo më shumë
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

22:53 - 03/04/26
Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

22:28 - 03/04/26
Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

22:15 - 03/04/26
Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

21:12 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com