GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Luksi i qeverisë Rama/ Berisha: Kontot e tyre bankare, vilat dhe hotelet do t’u konfiskohen, kudo që të jenë

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Luksi i qeverisë Rama/ Berisha: Kontot e tyre bankare, vilat dhe hotelet do t’u konfiskohen, kudo që të jenë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Berati, kryedemokrati Sali Berisha paralajmëroi bandat kriminale që të mos intimidojnë qytetarët në zgjedhjet e 11 majit. Ai u shpreh se do t’i shpallin ato organizata terroriste dhe do t’i vendosin para ligjit.

Po ashtu, Sali Berisha kishte një mesazh edhe për ministrat  e qeverisë, që sipas tij bëjnë jetë luksi.

Ai tha se të gjitha kontot e tyre bankare, apo vilat luksoze do t’i konfiskohen dhe do vendosen para ligjit.

“Pastrimi i shtëpisë kërkon që ky luks i verbuar i ministrave që dalin në shesh si me qen sulltanesha e Zuzulandit, me aksesore që kushtojnë dhjetëra mijëra euro që me rrogat e tyre nuk i shohin as në ëndërr, jo më ti blejnë. Kontot bankare, vilat dhe hotelet ku t’i kenë do konfiskohen, do vendosen para ligjit”, tha Berisha.

Pjesë nga fjala:

Ne do pastrojmë shtëpinë tonë. Po!

Do pastrojmë shtëpinë tonë, së pari për të siguruar jetën, pronën, veprimtarinë e çdo qytetari. Edhe këtu, nga Berati, dua t’u them kockave mafioze, ushtarë të së keqes së Edi Ramës që, si hije të zeza rendin për të frikësuar qytetarët. Mbi tokë, vend nuk do keni!

Në shpellat më të thella po të futeni, në galeritë më të thella, do t’u kapin dhe do t’u përplasim përpara ju dhe Edi Ramën, ju dhe Taulant Ballën, ju dhe të gjithë ata që ju ndërsejnë kundër qytetarëve!

Harrojeni ju, se ka në botë gjë më të fortë se ligji, më të fortë se qytetari. Ndaj dhe, dijeni mirë, secili prej jush që do të implikohet me intimidim për qytetarët në zgjedhje, do të shpallet organizatë terroriste, do të trajtohet si organizatë terroriste, me të gjithë forcën e ligjit.

Miq, pastrimi i shtëpisë kërkon që edhe ky luks verbues, i këtyre ministreshave dhe ministrave, që dalin në shesh si të jenë sulltanesha të Zululandit. Me xhingla, me mingla, me aksesorë që kushtojnë dhjetëra e mijëra, në mos qindra euro. Të cilat me rrogat e tyre, nuk mund t’i shohin as në ëndërr, jo më t’i blejnë.

Kontot e tyre bankare, kudo që të jenë, vilat dhe hotelet kudo t’i kenë, do t’i konfiskohen. Do vendosen përpara ligjit .

Shqipëria është shtëpia e Zotit, dhe Zoti kërkon që shtëpia të pastrohet!

Etiketa: berishakonfiskimKryesore1pasuri

Lajme të lidhura

Berisha në Strasburg: Ndëshkimi i narkoshtetit në Shqipëri si dhe i atyre që e ndërtuan, janë kushte për lirinë e mediave
Aktualitet

Berisha në Strasburg: Ndëshkimi i narkoshtetit në Shqipëri si dhe i atyre që e ndërtuan, janë kushte për lirinë e mediave

10:52 - 01/10/26
Rama të japë llogari! PD kërkon mocion me debat mbi skandalin e SHISH-it, PS kundër: Çështja t’i lihet SPAK-ut
Aktualitet

Rama të japë llogari! PD kërkon mocion me debat mbi skandalin e SHISH-it, PS kundër: Çështja t’i lihet SPAK-ut

10:38 - 01/10/26
Skandali i videove intime! Policia merr në pyetje Adi Hilën, nis hetimi për materialet që tronditën rrjetin
Aktualitet

Skandali i videove intime! Policia merr në pyetje Adi Hilën, nis hetimi për materialet që tronditën rrjetin

10:32 - 01/10/26
Para
Liga e Konferencës/ Kualifikohen Fiorentina dhe Betis, përballen me njëra-tjetrën në gjysmëfinale

Liga e Konferencës/ Kualifikohen Fiorentina dhe Betis, përballen me njëra-tjetrën në gjysmëfinale

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Të falënderoj për kontributin dhe të kërkoj falje”, presidenti Duka uron Ismajlin për ditëlindjen
Sport

“Të falënderoj për kontributin dhe të kërkoj falje”, presidenti Duka uron Ismajlin për ditëlindjen

11:14 - 01/10/26

Përmes një postimi në rrjetet sociale, presidenti i FSHF-së, Armand Duka, është ulur përballë qendërmbrojtësit të Kombëtares, Ardian Ismajli, për...

Lexo më shumë
Falsifikuan mbi 1 mijë hektarë, në pranga dy ish-drejtorë të Kadastrës Fier dhe një biznesmen (Emrat)

Tjetërsimi i pronave/ Fundoset biznesmeni Kastriot Hasko, i sekuestrohen 2.6 mln euro pasuri dhe një “Bentley”

10:58 - 01/10/26
Berisha në Strasburg: Ndëshkimi i narkoshtetit në Shqipëri si dhe i atyre që e ndërtuan, janë kushte për lirinë e mediave

Berisha në Strasburg: Ndëshkimi i narkoshtetit në Shqipëri si dhe i atyre që e ndërtuan, janë kushte për lirinë e mediave

10:52 - 01/10/26
Rama të japë llogari! PD kërkon mocion me debat mbi skandalin e SHISH-it, PS kundër: Çështja t’i lihet SPAK-ut

Rama të japë llogari! PD kërkon mocion me debat mbi skandalin e SHISH-it, PS kundër: Çështja t’i lihet SPAK-ut

10:38 - 01/10/26
Skandali i videove intime! Policia merr në pyetje Adi Hilën, nis hetimi për materialet që tronditën rrjetin

Skandali i videove intime! Policia merr në pyetje Adi Hilën, nis hetimi për materialet që tronditën rrjetin

10:32 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com