GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Atentati në Tiranë, 19-vjeçari i plagosur është djali i drejtoreshës së Raiffeisen Bank

në Aktualitet
Kohë leximi: 1 min
A A
Atentati në Tiranë, 19-vjeçari i plagosur është djali i drejtoreshës së Raiffeisen Bank
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një atentat me armë zjarri u regjistrua mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku mbetën të plagosur 4 persona, midis tyre dy të mitur të moshës 11 dhe 17-vjeç, pasi automjeti ku ata po udhëtonin u qëllua me breshëri në afërsi të rrethrrotullimit të Shkozës.

Mësohet se një prej të plagosurve, 19-vjeçari Kian Mullahi, është djali i Elona Mullahit, anëtare e bordit të korporatave në Raiffeisen Bank dhe drejtoreshë e një dege të Raiffeisen Bank.

Ngjarja ndodhi teksa një automjet i kompanisë së sigurisë private “Pelikani Security” po lëvizte pranë rrethrrotullimit të Shkozës, dhe u qëllua me armë gjatë ndjekjes nga autorët. Pas të shtënave, makina ka dalë nga rruga dhe është përplasur, pasi drejtuesi dyshohet të ketë humbur ndjenjat.

Autorët u larguan me shpejtësi dhe më pas dogjën mjetin që përdorën për atentatin në zonën e Lundrës. Automjeti i djegur kishte targa AA 040 YV dhe është në proces verifikimi nga autoritetet.

Nga atentati mbetën të plagosur katër persona: Arens Stafa (34-vjeç), M.Demiraj (17-vjeç), D.Demiraj (11-vjeç) dhe Kian Mullahi (19-vjeç). Dy të miturit e plagosur janë djemtë e pronarit të “Pelikani Security”, siç raportuam më herët. Të plagosurit kanë marrë dëmtime në dorë dhe krah, ndërsa dy prej tyre janë futur në sallën e operacionit.

Drejtuesi i mjetit, 34-vjeçari Arens Stafa, është shoferi i familjes Demiraj, të cilët jetojnë në zonën rezidenciale Rolling Hills në Lundër.

Policia po punon për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të atentatit.

Etiketa: Atentatidrejtoresha e RaiffaisenKryesore1Plagosje

Lajme të lidhura

Zjarret në Shqipëri: Ja sa vatra aktive ka në të gjithë vendin
Aktualitet

Zjarret në Shqipëri: Ja sa vatra aktive ka në të gjithë vendin

17:02 - 11/08/26
Zjarr pranë “Ujit të Ftohtë” në Vlorë, flakët përfshijnë kabinën e ujësjellësit
Aktualitet

Zjarr pranë “Ujit të Ftohtë” në Vlorë, flakët përfshijnë kabinën e ujësjellësit

16:46 - 11/08/26
Berisha reagon për deklaratat e Vuçiç: Do t’ju shterojë ujin! Ky është kërcënimi i fundit i padronit të Edi Ramës ndaj Kosovës
Aktualitet

Berisha reagon për deklaratat e Vuçiç: Do t’ju shterojë ujin! Ky është kërcënimi i fundit i padronit të Edi Ramës ndaj Kosovës

16:33 - 11/08/26
Para
Këputet kablloja e teleferikut në Napoli, vdesin 4 persona dhe një plagoset rëndë

Këputet kablloja e teleferikut në Napoli, vdesin 4 persona dhe një plagoset rëndë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zjarret në Shqipëri: Ja sa vatra aktive ka në të gjithë vendin
Aktualitet

Zjarret në Shqipëri: Ja sa vatra aktive ka në të gjithë vendin

17:02 - 11/08/26

Temperaturat ekstreme kanë bërë që situata me zjarret të vijojë të jetë shqetësuese në të gjithë vendin. Referuar përditësimit të...

Lexo më shumë
Zjarr pranë “Ujit të Ftohtë” në Vlorë, flakët përfshijnë kabinën e ujësjellësit

Zjarr pranë “Ujit të Ftohtë” në Vlorë, flakët përfshijnë kabinën e ujësjellësit

16:46 - 11/08/26
Berisha reagon për deklaratat e Vuçiç: Do t’ju shterojë ujin! Ky është kërcënimi i fundit i padronit të Edi Ramës ndaj Kosovës

Berisha reagon për deklaratat e Vuçiç: Do t’ju shterojë ujin! Ky është kërcënimi i fundit i padronit të Edi Ramës ndaj Kosovës

16:33 - 11/08/26
Pogradec/ Jetonte i vetëm në banesë, i moshuari gjendet i pajetë  

Pogradec/ Jetonte i vetëm në banesë, i moshuari gjendet i pajetë  

16:20 - 11/08/26
Si duket Real Madrid i Mourinhos dy javë para nisjes së sezonit?

Si duket Real Madrid i Mourinhos dy javë para nisjes së sezonit?

15:30 - 11/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com