GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Bashkia e Elbasanit jep tenderin 390 mln lekë, kompanisë me pronarë të akuzuar për pastrim parash

19:57 - 06/01/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 2 min
A A
Bashkia e Elbasanit jep tenderin 390 mln lekë, kompanisë me pronarë të akuzuar për pastrim parash
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bashkia e Elbasanit ka bërë një tjetër tender pa garë dhe me një konkurrent. Drejtoria e Ujësjellës Kanalizimet Elbasan, e cila varet drejtpërdrejtë nga Bashkia Elbasan, ka hapur procedurën në datën 10 nëntor 2021. Ky tender mban numrin e referencës REF-10934-11-09-2021, për ruajtje me roje fizike të objekteve të Ujësjellës Kanalizime Elbasan dhe ka një fond limit prej 38.601.321 lekë të reja, ose rreth 390 milionë lekë te vjetra.

Në këtë tender ka marrë pjesë në garë vetëm një kompani, UEVI-2015 SHPK, e cila duke mos pasur asnjë konkurrent, është shpallur automatikisht fituese. Duke qenë se procedurat me vetëm një konkurrent konsiderohen me risk, pasi krijojnë dyshime se tenderi shkon për një kompani klienteliste, “Open Data” e ka ngritur flamurin e kuq me mbishkrimin e “mungesës së konkurrencës”.

Por në një kërkim që ka bërë Gijotina.com, kompania UEVI-2015 SHPK është në pronësi të Fatbardha Roka. Fatbardha Roka është hetuar dhe e skeduar nga Prokuroria Përgjithshme si pjesë e familjes së fuqishme Roka në Elbasan, e dyshuar për pastrim parash, ndërkohë që nga ana tjetër vazhdon të fitojë tenderë nga Bashkia e Elbasanit.

Në vitin 2017 Prokuroria e Përgjithshme ka nisur hetim ndaj 66 personave në Elbasan lidhur me pasuritë e tyre. Fatbardha Roka ka qenë objekt i prokurorisë si përfaqësuese e familjes Roka, ku sipas Drejtësisë, është një nga 15 familjet e dyshuara për pastrim parash në Elbasan. Dokumentet tregojnë se Fatbardha Rokës dhe familjes që ajo përfaqëson jo vetëm nuk është “ngacmuar” nga drejtësia për asnjë moment, por institucionet publike në Elbasan qëndrojnë në rresht para saj.

Fatbardha Roka nisi të marrë para nga Bashkia e Elbasanit që kur kjo drejtohej nga ish-kryebashkiaku Qazim Sjedini, ndërsa kulmin e xhiros vjetore po e arrin me kreun e ri të Bashkisë, Gledian Llatjan.

Gijotina.com

Etiketa: Bashkia Elbasankompaniakryesore2Pastrim parashpronaretenderi

Lajme të lidhura

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut
Breaking Views

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut

15:10 - 30/01/26
Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant
Breaking Views

Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant

15:22 - 29/01/26
“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares
Breaking Views

“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares

14:53 - 28/01/26
Para
Ndizen sërish gjakrat mes Ilir dhe Donaldit: Vari l*sht të gjithëve…

Ndizen sërish gjakrat mes Ilir dhe Donaldit: Vari l*sht të gjithëve...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje
Aktualitet

Arrestohet çifti mashtrues/ Premtonin apartamente, përvetësonin mijëra euro

13:59 - 31/01/26

Një çift është arrestuar në Tiranë, pasi akuzohen se mashtronin qytetarë duke u premtuar blerjen e apartamenteve dhe u merrnin...

Lexo më shumë
Kosovë/ KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, nuk miratohet përbërja e Listës Serbe

Kosovë/ KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, nuk miratohet përbërja e Listës Serbe

13:45 - 31/01/26
Pas vizitës në Strasburg, reagon Berisha: Lajmet për ndërprerjen e fjalës janë trillime

Pas vizitës në Strasburg, reagon Berisha: Lajmet për ndërprerjen e fjalës janë trillime

13:30 - 31/01/26
Berisha: Balluku e kërcënoi hapur Ramën se do e marrë me vete në qoftë se ai e lëshon

Skandali në drejtësi/ PD denoncon KLGJ-në, gjyqtarja e dënuar vazhdon punën në Gjykatën e Posaçme

13:15 - 31/01/26
Berisha: Më 10 shkurt të tregojmë fuqinë dhe vendosmërinë tonë se ne do jemi fitimtarët në këtë vend

Berisha: Më 10 shkurt të tregojmë fuqinë dhe vendosmërinë tonë se ne do jemi fitimtarët në këtë vend

12:59 - 31/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com