GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dosja “Partizani”/ GJKKO shtyn vendimin për Berishën dhe të pandehurit e tjerë

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Zbardhet vendimi i Apelit të GJKKO: Ja pse u lirua Malltezi, Berishës nuk iu cënua liria
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Posaçme ka shtyrë për ditën e nesërm, në orën 13:00, dhënien e vendimit për kalimin për gjykim ose jo të dosjes së privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Në seancën e sotme kanë qenë të pranishëm avokatët mbrojtës të të gjithë të akuzuarve, përfshirë edhe avokatin Luan Hasneziri, përfaqësuesi ligjor i kompanisë “Homeplan”, i cili në seancën e fundit mungoi për arsye shëndetësore.

Gjyqtarja Flojera Davidhi gjatë seancës së sotme rrëzoi kërkesat e avokatëve mbrojtës për pavlefshmëri të provave të Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Avokatët mbrojtës të personave nën hetim kanë kërkuar pavlefshmërinë e akteve të dosjes dhe pushimin e çështjes penale, duke argumentuar se nuk ekzistojnë elementë të veprës penale. Ata pretendonin se aktet e ekspertimit janë të pavlefshme pasi janë kryer nga hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe jo nga ekspertë të specializuar, siç parashikon ligji.

Në seancën e kaluar, mbrojtja ka kundërshtuar provat lidhur me ndryshimin e destinacionit të kompleksit sportiv “Partizani”, duke theksuar se ky vendim është marrë nga Edi Ramës dhe jo nga Berisha. Në këtë kontekst, avokatët kanë ngritur pikëpyetje pse Rama nuk është pyetur në lidhje me këtë çështje.

Ditën e nesërme, në orën 13:00, gjyqtarja e GJKKO-së Flojera Davidhi do të japë vendimin nëse do të pranojë kërkesën e SPAK dhe çështja do të dërgohet për gjykim, apo mund ta kthejë pas për plotësim hetimesh ose e pushon çështjen.

Pas përfundimit të seancës së sotme, avokati Genc Gjokutaj në prononcimin për mediat tha se gjykata u ka  rrëzuar të gjitha kërkesat që kanë bërë në seancat paraprake.

Gjokutaj: Ka rrëzuar kërkesat tona për pavlefshmërinë për ekspertët. Vendimmarrja rrëzoi kërkesat që kemi bërë në seancat paraprake. Ne kërkuam një kohë të shpejt për tu konsultuar për këtë vendimarre të paligjshme. Nesër do ta merrim vesh se gjykata kur do ta japë vendimin në lidhje me dërgimin ose jo të cëshjtes në gjyklatë, me themel. Jemi të pasqaruar, sepse jam i paqartë për këtë vendim gjyqësor. Unë nuk mund të konsumoj kërkimet e mundshme që mund të bëj, por pasi ta konsultojmë me personat e mandatuar për këtë punë. Kërkesat i kemi bazuar në kodin e procedurës penale.

 

Etiketa: berishaPartizani

Lajme të lidhura

Pankartat ironike të qytetarëve: Bukë nuk ka, spektakël ka plot
Aktualitet

Pankartat ironike të qytetarëve: Bukë nuk ka, spektakël ka plot

22:03 - 15/07/26
Aksident në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas 13-vjeçarin
Aktualitet

Aksident në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas 13-vjeçarin

20:24 - 15/07/26
Grabitet “exchange” në Tiranë, punonjësja merr 5 mijë euro nga arka
Aktualitet

Grabitet “exchange” në Tiranë, punonjësja merr 5 mijë euro nga arka

20:08 - 15/07/26
Para
Skandali: Andi Haxhiu, djali i Batonit paguhet 6,000 euro në muaj nga fondi sekret i SHISH për…

Skandali: Andi Haxhiu, djali i Batonit paguhet 6,000 euro në muaj nga fondi sekret i SHISH për...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pankartat ironike të qytetarëve: Bukë nuk ka, spektakël ka plot
Aktualitet

Pankartat ironike të qytetarëve: Bukë nuk ka, spektakël ka plot

22:03 - 15/07/26

Në protestën e 46-të radhazi në Tiranë, qytetarët kanë shfaqur pankarta me mesazhe ironike  ndaj qeverisë. Një pankartë ironizonte kryeministrin...

Lexo më shumë
Mbyllet pa gola pjesa e parë, Anglia dhe Argjentina lënë gjithçka të hapur për finalen

Mbyllet pa gola pjesa e parë, Anglia dhe Argjentina lënë gjithçka të hapur për finalen

21:54 - 15/07/26
“Dua Lipa u shpreh hapur për Revolucionin e Flamingove. Të presim në shesh ”/ Kokaj: Marta Kos u detyrua t’i vendosë kusht qeverisë

“Dua Lipa u shpreh hapur për Revolucionin e Flamingove. Të presim në shesh ”/ Kokaj: Marta Kos u detyrua t’i vendosë kusht qeverisë

20:27 - 15/07/26
Aksident në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas 13-vjeçarin

Aksident në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas 13-vjeçarin

20:24 - 15/07/26
Grabitet “exchange” në Tiranë, punonjësja merr 5 mijë euro nga arka

Grabitet “exchange” në Tiranë, punonjësja merr 5 mijë euro nga arka

20:08 - 15/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com