GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Editorial

Kur sekretet e SHISH bien pre e Oligarkisë dhe Spiunëve të Dyfishtë

Nga Shefqet Kastrati tek Baton Haxhiu, Rama ka nënshkruar kapitullimin e shtetit shqiptar

në Editorial, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Kur sekretet e SHISH bien pre e Oligarkisë dhe Spiunëve të Dyfishtë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shqipëria, një vend i vogël, por me pozicion gjeopolitik kritik në Ballkan dhe në krah të NATO-s, është sot viktimë e një skeme të frikshme të kapjes së shtetit që ka prekur deri në thelbin më të ndjeshëm të tij – Shërbimin Informativ të Shtetit (SHISH).

Në krye të kësaj historie që shkon përtej çdo imagjinate qëndrojnë emra të mëdhenj me pasuri të mëdha dhe agjenda të fshehta: Shefqet (Çet) Kastrati, i lidhur ngushtësisht me qeverinë e Edi Ramës, dhe Shkëlqim Devolli, manjat nga Kosova që prej vitesh ka shtrirë rrënjë të fuqishme në Shqipëri – jo vetëm në tregti, por edhe në media.

Devolli është blerësi zyrtar i ABC News Albania, ndërsa Kastrati – sipas burimeve të besueshme – është ai që financon rrogat dhe operacionet ditore të stafit, duke u siguruar që editorialet, lajmet dhe emisionet të mbajnë një linjë të qartë: lavdërim për qeverinë dhe heshtje për korrupsionin. Kjo aleancë e propagandës së kontrolluar është bërë arma më e fuqishme e Ramës kundër opinionit të lirë dhe kundër çdo zëri kritik. Por, jo vetëm. Ata e kanë shtrirë bashkëpunimin e frikshëm në shumë fusha të tjera.

Por pika më e errët në këtë rrjet vjen me emërimi i Vlora Hysenit, ish-shefe e Shërbimit Sekret të Kosovës gjatë presidencës së Hashim Thaçit – një emër i përjashtuar më pas nga Albin Kurti dhe Vjosa Osmani për survejime të paligjshme ndaj kundërshtarëve politikë dhe kontakte të dyshimta me shërbime jo-mike ndaj NATO-s.

Ajo erdhi në Tiranë disa vite më parë si ‘dhuratë’ e Çet Kastratit dhe Devollit për Ramën, dhe menjëherë nisi të rindërtojë SHISH-in sipas interesave të klientelës që e solli. Skandali merr përmasa alarmante me emërimin e Andi Haxhiut, djalit të Baton Haxhiut, i dyshuar për lidhje të thella me shërbimet sekrete serbe (UDB/BIA), si “koordinator i informacioneve sekrete të sigurisë”.

Sipas burimeve sekrete, Andi paguhet me 6,000 euro në muaj nga fondi sekret i SHISH-it, ka akses direkt në informacione të klasifikuara të NATO-s, dhe është pjesë e një liste “ekspertësh” që miratohet vetëm nga drejtori i SHISH dhe kryeministri.

Nëse kjo pagesë është favor politik, është korrupsion. Nëse është detyrë reale, është rrezik kombëtar.

Le të kujtojmë: Andi Haxhiu është akuzuar publikisht për lidhje me Ministrinë ruse të Mbrojtjes në vitin 2017, në kohën kur drejtohej nga Sergey Shoigu, sot njeriu më i afërt i Vladimir Putinit në Këshillin e Sigurisë së Rusisë. Dhe ky individ, bir i një “analisti politik” të paguar sipas shumë burimeve nga shërbimet sekrete të rajonit, kontrollon sot informacionin që SHISH ndan me NATO-n dhe ambasadat.

Ky nuk është më vetëm një skandal. Kjo është një tradhti e ftohtë e brendshme, e orkestruar nga një dorë e padukshme që kontrollon qeverinë, mediat, biznesin dhe tani, edhe shërbimet sekrete.

Nëse SPAK nuk vepron, nëse institucionet nuk ndërhyjnë, atëherë siguria e vendit është zyrtarisht në shitje. Dhe nënshkrimi mbi këtë shitje mban emrat: Shefqet Kastrati, Shkëlqim Devolli, Baton Haxhiu dhe Edi Rama.

Shqipëria meriton më shumë se kaq. Por që të dalë nga kjo zymtësi, qytetarët duhet të kuptojnë: shteti është kapur, dhe kapësit nuk fshihen më – janë në krye të tavolinës.

Etiketa: Andi Haxhiubaton haxhiuEdi Rama

Lajme të lidhura

Protesta nuk ndalet/ Sot dita e 83-të, qytetarët sërish në shesh kundër qeverisë: Rama, jepe dorëheqjen!
Aktualitet

Protesta nuk ndalet/ Sot dita e 83-të, qytetarët sërish në shesh kundër qeverisë: Rama, jepe dorëheqjen!

16:40 - 21/08/26
Cërriku kundër hartës së re të Ramës: Këshilli Bashkiak kundërshton bashkimin me Elbasanin
Aktualitet

Cërriku kundër hartës së re të Ramës: Këshilli Bashkiak kundërshton bashkimin me Elbasanin

16:34 - 21/08/26
Poliçani ngrihet kundër PS-së, 15 këshilltarë votojnë kundër shkrirjes, kërcënojnë me dorëheqje
Aktualitet

Poliçani ngrihet kundër PS-së, 15 këshilltarë votojnë kundër shkrirjes, kërcënojnë me dorëheqje

14:53 - 21/08/26
Para
Tërmet i fortë, magnituda dhe epiqendra

Tërmeti i fuqishëm në Stamboll, 151 persona...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përfundon mandati i Sokol Sadushit/ Hapet gara për kryetarin e ri të Gjykatës së Lartë, afatet dhe procedurat e zgjedhjes
Aktualitet

Përfundon mandati i Sokol Sadushit/ Hapet gara për kryetarin e ri të Gjykatës së Lartë, afatet dhe procedurat e zgjedhjes

17:35 - 21/08/26

Gjykata e Lartë ka çelur zyrtarisht procedurën për zgjedhjen e kryetarit të saj të ri, i cili do të marrë...

Lexo më shumë
Futbollisti serb arrestohet në Portugali me 1.5 ton kokainë dhe armë lufte

Futbollisti serb arrestohet në Portugali me 1.5 ton kokainë dhe armë lufte

17:15 - 21/08/26
Grushtet dhe racizmi pas finales së Botërorit, FIFA dënon rëndë Argjentinën dhe lojtarët e saj

Grushtet dhe racizmi pas finales së Botërorit, FIFA dënon rëndë Argjentinën dhe lojtarët e saj

17:08 - 21/08/26
Zjarri del jashtë kontrollit në Pukë, digjen 3 banesa

Zjarri del jashtë kontrollit në Pukë, digjen 3 banesa

16:55 - 21/08/26
Protesta nuk ndalet/ Sot dita e 83-të, qytetarët sërish në shesh kundër qeverisë: Rama, jepe dorëheqjen!

Protesta nuk ndalet/ Sot dita e 83-të, qytetarët sërish në shesh kundër qeverisë: Rama, jepe dorëheqjen!

16:40 - 21/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com