Kryedemokrati, Sali Berisha, ka paralajmëruar sërish bandat kriminale që kërcënojnë qytetarët për t’u marrë votat për zgjedhjet e 11 majit, se me ardhjen në pushtet do i shpallë organizata terroriste.
“Ju kriminel që nga banda e Erion Velisë, shndërroheni në banda të të tjerëve, mos kërcënoni qytetarët e Vorës. Ju jap fjalën e nderit, vend mbi tokë nuk do kenë për terroristë”, tha Berisha, ndërsa shtoi se ata do përfundojnë në burg si kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.
Ju garantoj, se te Erioni do shkoni dhe bashkë me ju do vij edhe Edi aty”, tha kreu i PD.
Më tej Berisha u zotua se javën e parë të qeverisë, këto grupe do shpallen organizatë terroriste dhe forca e ligjit do jetë e pamëshirë ndaj tyre.
“Vidhni, plaçkitni me ndihmën shtetit çdo ditë, dhe tani dilni të trembni qytetarët për vota, mjerë ju ç’do pësoni”, tha ai.
Pjesë nga fjala
Ndaj dhe, të gjitha këto miliarda euro të zhdukura, do bëhet e pamundura për t’ua rigjetur dhe për t’ua rikthyer shqiptarëve. Këta banditë, dhe dëgjoni ju Xhabaftët, dëgjoni Xhabaftë këtu, dëgjoni këtu.
Ju kriminelë, që nga banda e Erion Veliajt, shndërroheni në bandën e atij dhe këtij; mos kërcënoni qytetarët e Vorës, se unë ju jap fjalën e nderit, se vend mbi tokë nuk do të keni për terroristë.
Ju keni mbështetjen e një delinkuenti që është kryeministër, keni mbështetjen e një njeri që s’ka ligj e as moral për karrigen e tij, dhe bëheni ushtarë të tij.
Por ju garantoj se, te Erioni do shkoni dhe bashkë me ju, do vijë dhe Edi aty.
Ju garantoj se javën e parë të qeverisë do të shpalleni organizatë terroriste dhe forca e ligjit, forca e shtetit do të jetë e pamëshirë ndaj jush.
Vidhni, plaçkisni me ndihmën e shtetit çdo ditë dhe tani dilni për të trembur qytetarët për vota. Mjerë ju çdo pësoni.
Ua them unë ju. Ju në Elbasan, Durrës, Shkodër kudo që jeni, soji juaj do shpallet terrorist, mbajeni mend këtë.
Miqtë e mi, nuk ka fibër më të fortë, nuk ka guxim më të madh se guximi i qytetarëve të lirë. Të lirë, na bën vota e 11 majit, ndaj dhe të bashkohemi të gjithë të votojmë për Vorën, të votojmë për Shqipërinë.
Ju garantoj se, qeveria do të rindërtojë infrastrukturën në të gjitha skajet e kësaj bashkie.
Garantoj Kasharin se, në reformën territoriale do jetë një bashki, ndër kryesoret e vendit.
Garantoj të rinjtë, të rejat se, shanset për punë, për strehim, për një jetë tjetër do jenë reale në Shqipëri.
Rroftë Vora, rroftë Shqipëria!










Discussion about this post