GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

I çau ballin financierit/ Arrestohet ish-drejtoresha e spitalit të Dibrës, kërcënoi edhe kryeinfermieren

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
I çau ballin financierit/ Arrestohet ish-drejtoresha e spitalit të Dibrës, kërcënoi edhe kryeinfermieren
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia e Dibrës ka arrestuar ish-drejtoreshën e spitalit të këtij qyteti, Irini Shehu, e cila u shkakrua disa javë më parë, për shkak se dhunoi shefin e Financës së spitalit , 37-vjeçarin Shaban Uklala, duke e goditur me send të fortë.

Në lidhje me atë ngjarje, Irini Shehu u procedua penalisht në gjendje të lirë për kryerjen e veprës penale “Plagosja e lehtë me dashje”.

Por, gjatë kohës që ka qenë nën hetim, ajo ka vazhduar sherret me ish-vartësit e saj, duke i kërcënuar në telefon me sms.

Rasti më i fundit është ai me kryeinfermieren e spitalit të Dibrës, 48-vjeçaren Shpresa Biçi, e cila ditën e djeshme ka bërë kallëzim në Polici, ku denonconte se ishte kanosur nga Irini Shehu.

Pas denoncimit, Irini Shehu është shoqëruar në Polici për t’u marrë në pyetje dhe nisur nga denoncimet e shumta, Prokuroria ka urdhëruar arrestimin e saj, por kjo e fundit mundohet ta shmangë me gjendjen e saj shëndetësore, duke qëndruar në një nga dhomat e spitalit nën monitorimin e Policisë së Shtetit, siç shihet edhe në foton e mëposhtme.

Irini Shehu pretendon se urdhër-arresti ndaj saj është i paligjshëm dhe i pabazuar në prova.

Kujtojmë se më 11 shkurt, Irini Shehu ushtroi dhunë ndaj shefit të Financës së spitalit të Dibrës, 37-vjeçarin Shaban Uklala, duke e goditur me send të fortë.

Fillimisht ata kishin debatuar me njëri-tjetrin gjatë një mbledhje stafi dhe më pas debati ishte zhvendosur në zyrën e shefit të Financës, ku i kishte shkuar e nervozuar drejtoresha e spitalit. Gjatë përplasjes verbale, Irini Shehu ka marrë një shishe dhe e ka goditur në fytyrë Shaban Uklalën duke i shkaktuar demtime.

37-vjeçari pësoi të çara në fytyrë dhe është qepur, teksa në orën 12:00 të mesditës, sipas vetë autoriteteve, ai ka shkoi dhe bëri denoncimin në Polici. Por, kjo e fundit reagoi në orën 22:30, vetëm pas publikimit të lajmit në media, ku u raportua se 37-vjeçarit nuk i ishte pranuar denoncimi për shkak të mbështetjes që ka Irini Shehu në atë kohë nga politika.

Etiketa: drejtoreshespital arrest

Lajme të lidhura

Klosi: Selinë e PS-së do ta mbrojmë me bandën e Rigers Sheqerit, me hunj dhe gurë, është normale!
Aktualitet

Klosi: Selinë e PS-së do ta mbrojmë me bandën e Rigers Sheqerit, me hunj dhe gurë, është normale!

22:21 - 19/10/26
Senatori amerikan Peters reagon për protestat në Shqipëri: Ndalni agresionin ndaj protestuesve
Aktualitet

Senatori amerikan Peters reagon për protestat në Shqipëri: Ndalni agresionin ndaj protestuesve

21:50 - 19/10/26
Dhuna policore në oborrin e Katedrales, reagon Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë: Respektoni vendet e shenjta
Aktualitet

Dhuna policore në oborrin e Katedrales, reagon Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë: Respektoni vendet e shenjta

21:20 - 19/10/26
Para
Plehrat në Sharrë arrijnë te varrezat/ Qytetarët: Shteti indiferent, nuk ka respekt për të vdekurit

Plehrat në Sharrë arrijnë te varrezat/ Qytetarët: Shteti indiferent, nuk ka respekt për të vdekurit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lista me 1 mijë pedagogë dhe intelektualë që kërkojnë dorëheqjen e Ramës
Breaking Views

Lista me 1 mijë pedagogë dhe intelektualë që kërkojnë dorëheqjen e Ramës

23:01 - 19/10/26

Ka arritur në njëmijë numri i intelektualëve që kanë firmosur online një kërkesë publike nga Forumi për Dialog Politik që...

Lexo më shumë
Klosi: Selinë e PS-së do ta mbrojmë me bandën e Rigers Sheqerit, me hunj dhe gurë, është normale!

Klosi: Selinë e PS-së do ta mbrojmë me bandën e Rigers Sheqerit, me hunj dhe gurë, është normale!

22:21 - 19/10/26
Të rinjtë sfidojnë policët në bulevard, kërcejnë vallen e Tropojës

Të rinjtë sfidojnë policët në bulevard, kërcejnë vallen e Tropojës

22:13 - 19/10/26
Arrin në 310 numri i të lënduarve gjatë protestës, ditën e sotme plagoset edhe një i mitur

Arrin në 310 numri i të lënduarve gjatë protestës, ditën e sotme plagoset edhe një i mitur

21:56 - 19/10/26
Senatori amerikan Peters reagon për protestat në Shqipëri: Ndalni agresionin ndaj protestuesve

Senatori amerikan Peters reagon për protestat në Shqipëri: Ndalni agresionin ndaj protestuesve

21:50 - 19/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com