GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Firmoset kontrata e besimit në Laprakë, Berisha garanton pronën dhe legalizimet brenda vitit të parë

13:28 - 26/04/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Firmoset kontrata e besimit në Laprakë, Berisha garanton pronën dhe legalizimet brenda vitit të parë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gazetari Bledi Marku mbajti fjalën e tij në takimin e kreut të PD, Sali Berisha, në njësinë 11 në Tiranë. Ai u ndal te problematikat që prekin zonën e Laprakës, veçanërisht çështjet e pronave dhe legalizimeve. Marku theksoi se gjatë 12 viteve të qeverisjes së Edi Ramës, Lapraka ka qenë një nga zonat më të goditura nga shembjet e banesave.

Ai denoncoi projektet e hekurudhës dhe të rehabilitimit të lumit të Tiranës, që sipas tij do të sjellin shembje të tjera masive. Në fjalën e tij, Marku tha se Partia Demokratike angazhohet të përfundojë legalizimet brenda vitit të parë të qeverisjes. Ai theksoi se çdo qytetar do të pajiset me dokument pronësie, pa dallime politike. Në fund, gazetari ftoi Sali Berishën që të firmosnin së bashku një kontratë besimi me qytetarët.

Marku: Unë dua të ndalem në këtë takim, në problematikat që ka zona jonë, Lapraka.

Në 12 vitet e qeverisjes së Edi Ramës, Lapraka ka qenë vendi më i mallkuar në Shqipëri sa i përket pronës por jo vetëm.

Në Laprakë janë shembur banesa, por ajo që është akoma më e trishtë është se do shemben aq shumë banesa në Laprakë, sa njerëzit mezi po presin të largohen që tani.

Problematikat kryesore të cilat kanë nevojë për ndërhyrje imediate të Partisë Demokratike, janë se tek Universiteti Bujqësor, perimetri përreth universitetit, ku janë afërsisht 150 banesa, janë në listë për t’u shembur. Është projekti i hekurudhës i cili është i bllokuar nga kryetari i arrestuar i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, 25 metra në njërën anë 25 metra në anën tjetër, duke filluar nga zona e Kasharit deri tek ish-stacioni i vjetër, edhe aty do bëhet një batërdí.

Problematikë tjetër është edhe rehabilitimi i lumit të Tiranës i cili mund të shkojë gati në 40 metra.

Unë dua të them që edhe me propozim të kandidates së Partisë Demokratike zonjës Ilda Zhulali, kryetari i Partisë Demokratike zoti Berisha është dakordësuar për të firmosur qoftë një kontratë besimi, pasi ne e dimë shumë mirë se zoti Berisha është nuri i fjalës së mbajtur, dhe kur Sali Berisha thotë po, ajo gjë bëhet.

Unë dua të lexoj disa pika që kanë të bëjnë: në përfundim të vitit të parë të qeverisjes së Partisë Demokratike, do finalizohet legalizimi i plotë i banesave në njësinë administrative numër 11.
Çka do të thotë se asnjë banesë në Laprakë, në vitin e parë të mandatit qeverisës të Partisë Demokratike nuk do jetë pa dokument pronësie.

Nuk do ketë dallime në këtë proces, as në bazë të bindjeve politike as të ndonjë natyre tjetër, çdo njeri ka të drejtë të disponojë dokumentin e pronësisë.

Procesi i legalizimit do të jetë i drejtë sipas një projekti të përcaktuar të qartë dhe transparent.

Çdo projekt rikonstruksioni urban, ndërhyrje infrastrukturore në zonë, apo projekt zhvillimi do të realizohen vetëm pasi të ketë mbaruar plotësisht procesi i legalizimit të të gjitha banesave.

Dhe e fundit, shpronësimi i personave të legalizuar, në varësi të projekteve publike do të realizohet vetëm me vlerën e tregut.
Janë këto problematika të cilat i kemi hasur.

Ndaj unë sot kam kënaqësinë që të ftoj kryetarin e PD zotin Sali Berisha që ta firmosim së bashku këtë kontratë besimi.
Kjo është fjala e dhënë e zotit Berisha.

Berisha:

Miqtë e mi, unë firmos këtu para jush një kontratë me ju. E tha shumë bukur zoti Marku se unë fjalën time e mbaj.
Nuk thotë njeri që unë nuk kam mbajtur ndonjëherë fjalën, por jam këtu për t’u zotuar para jush se në mënyrë absolute asnjë banesë e juaja nuk do të preket dhe se do ketë legalizim të plotë total dhe pastaj urbanizim. Legalizim dhe pastaj urbanizim. Ky është parimi që ndjekim ne. Ndaj dhe atyre që ua kanë prishur… nuk harroj unë betejat tuaja për shtëpitë tuaja, edhe ata do dëmshpërblehen sipas këtij parimi.

Etiketa: berishakontrateKryesore1legalizime

Lajme të lidhura

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar
Breaking Views

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë
Aktualitet

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
Para
Berisha: Rama e ka ndjerë fundin, njeri pa shpirt që vjedh edhe pensionet e shqiptarëve

Berisha: Rama e ka ndjerë fundin, njeri pa shpirt që vjedh edhe pensionet e shqiptarëve

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar
Breaking Views

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25

Një telefonatë e mbërritur në zyrat e Inspektoratit të Shëndetit për konsumim të duhanit brenda ambienteve të Kuvendit ka bërë...

Lexo më shumë
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25
Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

17:58 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com