GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Dalim ballë për ballë”/ Berisha: Rama aq sa ka të gjatë trupin, aq ka dhe dorën për të vjedhur

21:42 - 26/04/25
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Dalim ballë për ballë”/ Berisha: Rama aq sa ka të gjatë trupin, aq ka dhe dorën për të vjedhur
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sali Berisha ka zhvilluar këtë të shtunë një miting në Pogradec, në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

Gjatë fjalës së tij, Berisha e sfidoi sërish Ramën që të dalin në debat, madje lideri demokrat i vetëm dhe kryeministri me “suflerët” e tij. Por, sipas Berishës, Ramës nuk ia mban se vetëm ka vjedhur.

Më tej, lideri demokrat renditi një sërë akuzash për abuzime të Qeverisë, teksa shtoi se Edi Rama aq sa ka të gjatë trupin aq ka dhe dorën për të vjedhur.

Berisha theksoi se Edi Rama erdhi në politikë në të 30-tat e tij, por u lidh menjëherë me krimin, me trafikantët nga të cilët nuk u nda kurrë.

“Unë e kam ftuar Edi Ramën të vijë këtu dhe prap e ftoj, të dalim ballë për ballë. Ai të marrë suflerë unë vetëm tek. Ai le ti rreshtojë suflerët mbrapa, unë vetëm. Të dalim tu themi shqiptarëve njëherë, pogradecarëve; po si ndodhi që malazezi e trefishoi pensionin, kurse shqiptari mbeti nga 143 mijë shkoi në 172 mijë. Por është edhe më keq, është shumë më keq akoma. Se çmimet në Shqipëri u rritën 250%. Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë që pensionisti në Pogradec, në Tiranë për të blerë aq sa blinte në vitin 2013 me 143 mijë lekë, duhet të shpenzojë sot 390 mijë lek. Urdhëro zoti Rama, urdhëro hajde këtu, me statistika të institutit tënd, të faktojmë, të faktojmë se kush i çove paratë e shqiptarëve. Por nuk del dot, nuk ja mban. Sepse ka vjedhur, ka vjedhur dhe vetëm ka vjedhur.

Nuk mund të vijë dot para jush se janë 130 mln euro të djegësit të Tiranës të zhdukura pa nam, pa nishan. Nuk mund të vijë dot para jush se janë 120 mln euro që i merr Beketi, vetëm e vetëm se burreci 2 metra nuk duronte dot kritikat e televizionit tij, e tani i paguajmë ne. Nuk vjen dot para jush se janë 225 mijë metër katrorë tokë në buzë detin e Gjipesë që i ka marrë pa asnjë dokument kadastral, pa asnjë dokument konfiskimi, i ka përvetësuar për vete dhe familjen e tij. Nuk del dot, nuk del dot se sikur të ishte sheik, na shkon dhe ulet me bileta 30 mijë euro në ndeshje futbolli, hap shishe vere 33 mijë euro. A e dini se vetëm djegësi i Tiranës kushton 812 mijë pensione. Ja pra pse ai nuk del dot, nuk ja mban. Jo vetëm kaq, por i ndalon përfaqësuesit e tij të dalin e ballafaqohen me përfaqësuesit tanë të shkëlqyer, që janë krenaria e qarkut të Korçës, krenaria e Shqipërisë.

Ju e shifni se çfarë fushate bën. Ju keni një kryeministër që kalon nga takimi në takim dhe të gjitha fjalët e tij janë 5 fjalë; bufi, këneta, zhapiu, hardhuca, autiku, budallai etj. Megjithë këtë ai përpiqet të banalizojë fushatën elektorale. Porosit lakejtë e tij, që debatin ta përqendrojnë tek mosha e Sali Berishës. Kur i thanë njëherë Ronald Reganit për moshën, Regani tha se, unë nuk dua ta përdor moshën time si privilegj ndaj kundërshtarit. Unë s’po e them këtë, por prap i them, meqenëse i nxit për moshën, hajde këtu të provohemi në të gjithë fushat të shohim korçare dhe pogradecar, se çfarë dijesh ke, dhe cila ëhstë memorja jote që shkruan në dorë për gjëra që si mban mend. Hajde këtu. Unë dua të theksoj sot se politikanët gjykohen për atë që bëjnë dhe jo për moshën. Në botë, në Shqipëri, ka patur politikanë të mirë dhe politikanë të këqinj, të të gjitha moshave. Ka patur politikanë që kanë ndryshuar kombe, madje kanë ndryshuar dhe botë. Sot në botë ka 80-vjeçar që janë politikanë të mirë dhe u shërbejnë qytetarëve të vet. Por ka dhe 30-vjeçar që janë diktatorë dhe vrasës. Nuk është ndonjë ligësi, por e vërteta është se Shqipërisë dëmet më të mëdha i kanë ardhur nga politikanët e rinj në moshë. Ata që erdhën pas lufte ishin 20-30 vjeçar, ata u treguan xhelatë dhe bandit ndaj shqiptarëve. Por edhe Edi Rama erdhi në politikë në të 30-tat e tij, por u lidh menjëherë me krimin, me trafikantët nga të cilët nuk u nda kurrë. Dhe aq sa ka të gjatë trupin aq ka dhe dorën për të vjedhur.” – tha Berisha.

 

Lajme të lidhura

Gonzato ‘i ngrin buzëqeshjen’ Ramës: Mbyllja e kapitujve për negociatat është më e vështirë se sa çelja
Aktualitet

Brukseli rrit tonet, Gonzato: SPAK duhet drejtuar nga një figurë e pavarur

17:15 - 10/12/25
Zgjedhja e drejtuesit të SPAK, reagon Ambasada Britanike: Procesi të jetë i lirë dhe transparent
Aktualitet

Zgjedhja e drejtuesit të SPAK, reagon Ambasada Britanike: Procesi të jetë i lirë dhe transparent

16:45 - 10/12/25
“Nuk kam dijeni kur u shemb pallati” – Dëshmia e Tushës zbulon manipulimet në dokumentet e bashkisë
Aktualitet

“Nuk kam dijeni kur u shemb pallati” – Dëshmia e Tushës zbulon manipulimet në dokumentet e bashkisë

16:15 - 10/12/25
Para
Katër sondazhet/ Si përdoren shifrat për propagandën e 11 Majit

Katër sondazhet/ Si përdoren shifrat për propagandën e 11 Majit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident me vdekje në Shkodër-Hani i Hotit, shoferi nga Sllovenia përplas këmbësoren
Aktualitet

Aksident me vdekje në Shkodër-Hani i Hotit, shoferi nga Sllovenia përplas këmbësoren

18:02 - 10/12/25

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Malësi të Madhe. Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor “Shkodër-Hani i...

Lexo më shumë
Adoleshentët australian pa rrjete sociale/ Kryeministri Albanese: Një moment krenarie

Adoleshentët australian pa rrjete sociale/ Kryeministri Albanese: Një moment krenarie

17:59 - 10/12/25
Elbasan/ Zjarr në katin e parë të një banese, zjarrfikësit izolojnë vatrën

Elbasan/ Zjarr në katin e parë të një banese, zjarrfikësit izolojnë vatrën

17:46 - 10/12/25
Botërori 2026, çmimet e hoteleve do të kapin “stratosferën”

Botërori 2026, çmimet e hoteleve do të kapin “stratosferën”

17:45 - 10/12/25
SPAK pushon hetimet ndaj ish-kryetarit të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori

SPAK pushon hetimet ndaj ish-kryetarit të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori

17:35 - 10/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com