GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Lura 5″/ Resorti i Dod Doçit në Lalëz përçan opozitën, PS dhe PL votojnë pro prerjes së pishave

18:56 - 02/05/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Lura 5″/ Resorti i Dod Doçit në Lalëz përçan opozitën, PS dhe PL votojnë pro prerjes së pishave
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Këshilli Bashkiak i Durrësit është përfshirë nga debate të forta në mbledhjen e tij të fundit që u zhvillua mesditën e së mërkurës (30 prill). Pika e nxehtë e debatit ka qenë votimi për resortin “Lura 5” të biznesmenit Dod Doçi në Gjirin e Lalzit.

Këshilli Bashkiak i Durrësit ishte mbledhur për të votuar ndryshimin e kategorisë për një sipërfaqe pyjore prej 8000 metra katrorë, e cila do të rrafshohet në funksion të ndërtimit të resortit.

Partia Demokratike është shprehur kundër projektit. Tre këshilltarët e saj që ishin të pranishëm në mbledhje kundërshtuan betonizimin e mëtejshëm të bregdetit duke votuar kundër.

Këshilltarët Ardian Muka dhe Dritan Burgija u shprehën në fjalën e tyre në këshill se nuk ishin kundër zhvillimit, por bregdeti i Durrësit është betonizuar dhe një tjetër resort do të përkthehet në më pak gjelbërim.

Partia tjetër opozitare, ajo e Lirisë shkoi në krahun tjetër. Këshilltarët e partisë së Ilir Metës, bashkuan votat me Partinë Socialiste dhe me 31 vota pro miratuan ndërtimin e resortit.

Këshilltarët e majtë thanë se kompleksi pritet t’i japë një hov më të madh zhvillimit të turizmit dhe në të do të punësohen dhjetëra punonjës.

Kush është Dod Doçi?

Dod Doçi është një nga ndërtuesit më të mëdhenj në bregdetin e Gjirit të Lalzit. Deri më tani ai ka ndërtuar 5 komplekse turistike në këtë zonë, të pagëzuar me emrin Lura, duke i hequr kështu zonës një sipërfaqe të madhe gjelbërimi. I fundit kompleks në radhë, ai i cili përçau dhe koalicionin opozitar, quhet “Lura 5”.

Ndërtimi i resortit turistik “Lura 5” ka marrë më parë aprovimin e Këshillit Kombëtar të Territorit (KKT).

Etiketa: Dod Doçiresort

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Para
Champions/ Interi merr lajmin e keq në prag të dueli në “San Siro” kundër Barcelonës

Champions/ Interi merr lajmin e keq në prag të dueli në “San Siro” kundër Barcelonës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25

Aksident me vdekje në Tiranë. Policia bën me dije se rreth orës 21:00, në Unazë të Madhe, dyshohet se janë...

Lexo më shumë
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com