GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasje me armë zjarri në fshatin Pla të Kukësit, dyshohet për motive pronësie

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasje me armë zjarri në fshatin Pla të Kukësit, dyshohet për motive pronësie
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Pla të Hasit ku ka mbetur i vdekur një 34 vjeçar . Ylber Jaku është autori i dyshuar i vrasjes së Reshit Sallahut.
Një ditë më parë, mes fisit Sallahu dhe fisit Jaku kishte ndodhur një sherr i ashpër, ku anëtarët e familjeve u përleshën me shkopinj.

Si pasojë e këtij konflikti, dy bashkëshortë përfunduan të plagosur dhe u dërguan në spital. Sherri kishte si motiv kryesor një mosmarrëveshje për pronësinë. Policia kishte nisur hetimet për të dyja palët.

Për plagosjen e çiftit u arrestua një vajzë 21-vjeçare, e dyshuar si autore e sulmit. Megjithatë, përplasjet nuk u ndalën këtu. Të mërkurën Ylber Jaku, 41 vjeç, i afërm i bashkëshortëve të plagosur, dyshohet se ka qëlluar për vdekje me armë zjarri Reshit Sallahut, 34 vjeç, familjar i vajzës së arrestuar.

Sipas dinamikës së ngjarjes, konflikti për pronësinë çoi fillimisht në plagosjen e çiftit dhe, për motive hakmarrjeje, sot njëri nga të afërmit e tyre dyshohet se kreu vrasjen fatale.

Policia dhe forcat mbështetëse shkuan menjëherë në vendngjarje, ku arrestuan autorin dhe sekuestruan armën e krimit. Hetimet janë ende në vijim dhe pritet të zbardhen rrethana të tjera.

Njoftimi i policisë:

Has/Informacion paraprak

Rreth orës 16: 40, është marrë njoftim se në fshatin Pla, shtetasi Y. J., 41 vjeç, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin R. S., 34 vjeç, dyshohet për motive pronësie

Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet Policisë, si dhe në mbështetje të Policisë lokale shkuan Forcat e Posaçme Shiqponja të DVP Kukës.

Si rezultat i veprimeve të shpejta policore u bë kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar arma e zjarrit e dyshuar e përdorur nga autori.

Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Etiketa: KukëspronesiVrasje

Lajme të lidhura

Shqipëria rezulton më e shtrenjtë se Europa edhe për veshjet
Aktualitet

Shqipëria rezulton më e shtrenjtë se Europa edhe për veshjet

09:38 - 29/07/26
Këshilli i Europës kundër skenarëve të qeverisë shqiptare për centralizimin e pushtetit vendor
Aktualitet

Këshilli i Europës kundër skenarëve të qeverisë shqiptare për centralizimin e pushtetit vendor

09:07 - 29/07/26
Rama mendon si Vuçiç dhe shpreson se protestuesit do të lodhen, por ata nuk duhet të tërhiqen
Aktualitet

Shqiptarët bëjnë historinë! Prej 2 muajsh qytetarët mbushin sheshin dhe rrugët, sot dita e 60 e revoltës

08:44 - 29/07/26
Para
Berisha nga Korça: Djepi bosh, klasat pa nxënës janë mjerim për çdo shqiptar!

Berisha nga Korça: Djepi bosh, klasat pa nxënës janë mjerim për çdo shqiptar!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Italia ul taksën e naftës, synon të frenojë rritjen e çmimeve të karburanteve
Botë

Italia ul taksën e naftës, synon të frenojë rritjen e çmimeve të karburanteve

09:52 - 29/07/26

Qeveria italiane ka ulur përkohësisht me 17 cent për litër taksat mbi naftën për të zbutur presionin nga rritja e...

Lexo më shumë
Shqipëria rezulton më e shtrenjtë se Europa edhe për veshjet

Shqipëria rezulton më e shtrenjtë se Europa edhe për veshjet

09:38 - 29/07/26
Këshilli i Europës kundër skenarëve të qeverisë shqiptare për centralizimin e pushtetit vendor

Këshilli i Europës kundër skenarëve të qeverisë shqiptare për centralizimin e pushtetit vendor

09:07 - 29/07/26
Polonia rrëzon ligjin: Jo njohjes së martesave të të njëjtit seks

Polonia rrëzon ligjin: Jo njohjes së martesave të të njëjtit seks

08:56 - 29/07/26
Rama mendon si Vuçiç dhe shpreson se protestuesit do të lodhen, por ata nuk duhet të tërhiqen

Shqiptarët bëjnë historinë! Prej 2 muajsh qytetarët mbushin sheshin dhe rrugët, sot dita e 60 e revoltës

08:44 - 29/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com