GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Rama vazhdon të mashtrojë në delir: Do i mbyllim negociata me BE-në në vetëm 3 vjet

20:17 - 07/05/25
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Rama në Kavajë: Inat na kanë, por hakun të na japin se…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Edi Rama ka mbajtur këtë të mërkurë mitingun përmbyllës në Lushnjë, ku fokusi i fjalimit të tij ishte tek futja e Shqipërisë në BE, e cila më shumë se sa një premtim real, duke një mashtrim i hapaur.

Gjatë fjalës në Lushnjë Rama tha se Shqipëria do të bëhet vendi i parë nga vendet ish-komuniste që do t’i mbyllë negociata me Bashkimin e Europian në vetëm 3 vjet.

Vlen të theksohet fakti se futja e Shqipërisë në Bashkimi Europian, më shumë se sa në dorë të qeverisë shqiptare, është në dorë të qeverive të vendeve të Bashkimit Europian, të cilat duhet të japin të gjitha dakordësinë.

“Ky vend i cili jeton në zemër të Evropës nuk mund më të jetoj si një popull i huaj në kufij me Evropën por është koha që të bëhet popull evropian  i barabartë me popujt e tjerë evropian jo vetëm me zakon por edhe me ligj që do të thotë me një dokument të një identiteti të ri në pasaportën e BE. Të nënshkruajmë marrëveshjen brenda 2027 dhe ta çojmë Shqipërinë në sallonin e madh të asaj shtëpia brenda kësaj dekade.

Kemi votuar tanimë shumë herë. Nuk qëllon që zgjedhjet për qeverinë  e ardhshme, apo për kryetarin e ardhshëm të bashkisë apo për këshillin e ardhshëm bashkiak të përkojnë dhe me historinë. Qëllon shumë rrallë. Mund të mos qëllonte asnjëherë, por ja që është e dyta është që historia dhe zgjedhjet për një qeveri të radhës bashkohen me njëra-tjetrën. U bashkuan në mars të vitit ’92 kur shqiptarët masivisht votuan PD dhe pse shumica e tyre nuk ishin mbështetës të PD, gjë që e treguan zgjedhjet e 6 muajve më pas të pushtetit vendor, por ama votuan PD sepse i bashkoi vendi dhe i bashkoi ora e historisë së shqiptarëve për të bërë ndarjen e plotë, të qartë, përfundimtare me të shkuarën dhe për ta përqafuar përfundimisht Evropën.

Në 11 maj është e njëjta gjë, është ekzaktësisht e njëjta gjë. Në 11 maj, ne duhet të shkojmë në votim me sensin e urgjencës. Është urgjenca përpara të cilës na ka vendosur historia, duke bërë që të jemi i pari vend nga të gjitha vendet ish komuniste nga negociatat me BE, të cilit i jepet mundësia që t’i mbyllë të gjitha negociatat në vetëm 3 vjet. Por ama, kjo nuk është një dhuratë. Kjo është diçka, që e kemi arritur me shumë mund, por për të cilën na ka ndihmuar dhe Zoti, duke bashkuar yllin e fatit tonë me yjet e fatit të BE.

Dhe ashtu siç kjo mundësi na ka ardhur në dorë, ashtu kjo mundësi mund të na ikë nga dora, nëse ne me dorën e hapur tamam kështu siç thonë dhe gishtat e kësaj dore, numri 5 nuk e kapim këtë mundësi dhe ta bëjmë një realitet të së nesërmes të Shqipërisë, të gjithë shqiptarëve dhe të fëmijëve tanë.

Ju e dini shumë mirë çfarë duhet të bëni në 11 maj, përderisa keni ardhur sot këtu dhe përderisa jeni se bashku këtu dhe përderisa akoma i duroni fjalimet e mia, që me siguri kushedi sesa herë i keni dëgjuar deri tani. Por, ajo që duhet bërë deri në 11 maj, nuk është thjeshtë që të prisni që të vijë momenti dhe të shkoni të votoni, por që çdo moment deri në atë moment ta shfrytëzoni për të bërë të tjerë me vete”, u shpreh Rama.

Etiketa: Edi Ramamashtrime

Lajme të lidhura

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë
Aktualitet

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25
Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin
Aktualitet

Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin

13:26 - 05/12/25
Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve
Aktualitet

Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve

13:14 - 05/12/25
Para
Ngjarja në Has/ Mbi 20 kallëzime në vite në polici për konfliktin, babai i autorit u kërkoi institucioneve zgjidhje

Ngjarja në Has/ Mbi 20 kallëzime në vite në polici për konfliktin, babai i autorit u kërkoi institucioneve zgjidhje

Discussion about this post

TË FUNDIT

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)
Aktualitet

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

16:15 - 05/12/25

Gazetari dhe analisti nga Kosova, Milaim Zeka është paraqitur sot në ambientet e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit...

Lexo më shumë
Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në  derën e SPAK: Batuta mes tyre

Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në derën e SPAK: Batuta mes tyre

15:59 - 05/12/25
Ilir Meta kërkon lirimin, apelon vendimin e GJKKO-së për masën e arrestit

GJKKO shtyn çështjen për Metën, urdhëron SPAK-un që t’i japë fashikujt e dosjes

15:45 - 05/12/25
SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

15:30 - 05/12/25
Aksidenti në Rrogozhinë, makina përplas për vdekje 2-vjeçaren

Sherr mes të rinjve në Tiranë: 25-vjeçari godet me thikë një të mitur!

15:15 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com