Një 35-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane. Ai banonte në Santopadre, ndërsa në shoqërinë e tij ndodheshin një 32-vjeçar nga Sora dhe një napolitan.
Pas kontrolleve në trup dhe në automjetet e tyre, iu gjetën marijuanë, hashash dhe heroinë, shkruajnë mediat italiane.
Pas kryerjes së procedurave, të lartpërmendurit, përveçse janë ndaluar për posedim të lëndëve narkotike, atyre u është ndaluar që të rikthehen në komunën Alvito të Italisë.
Discussion about this post