GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Denoncime për blerje votash në Shkodër dhe Pukë, PD kërkon ndërhyrjen e SPAK

21:31 - 10/05/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“U shtuan 311 votues”, KQZ pranon se fryrja e listave në Himarë “mund të ketë ndodhur…”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike ka bërë publike denoncime të rënda lidhur me përpjekje sistematike për blerje votash dhe intimidim të votuesve në Shkodër dhe Pukë, duke përfshirë emra konkretë dhe pozicione publike. Sipas informacioneve të mbërritura pranë degës së PD në Shkodër, disa individë të lidhur me Partinë Socialiste dhe kandidatin Tom Doshi po kryejnë veprime të paligjshme me qëllim manipulimin e rezultatit zgjedhor.

Në Oblikë, Gjergj Zef Qershia, i cili ka një lokal në këtë zonë dhe më parë ka punuar për Tom Doshin, akuzohet për përfshirje në fushatë të paligjshme. Po ashtu, Lek Fusha, ish-kryeplak i PS-së, dhe Mrije Kol Trolli, kryetare komisioni për Partinë Socialiste në këtë zonë, janë denoncuar për intimidim dhe blerje votash me ndihmën e Adi Shullanit – kandidat për deputet nga PS dhe aktualisht Administrator i Njësisë Administrative “Ana e Malit”.

PD deklaron se, ata po shpërndajnë para ose premtime për favore për të ndikuar votën e qytetarëve. Në këtë skemë përfshihen edhe persona të tjerë si Pashko Bryli, Ilmi Sadiku dhe Gjolek Nikolli.

Në zonën e Gjegjanit, Pukë, është raportuar një tjetër rrjet personash që po ushtrojnë presion dhe përfshihen në blerje votash: Dod Doda, Zef Luka, Ndue Luka, Lek Luka, Gjin Gega (punonjës në OSSHE), Vitor Lleshi (drejtor i shkollës në Gojan të Madh) dhe Eugent Sherri (mësues).

Në të njëjtën zonë, po sipas PD, Pllumesha Lasku, Vlash Gjoni, Eduart Gjoka dhe Shkurt Lasku po përpiqen të ndikojnë në procesin zgjedhor përmes veprimeve të paligjshme dhe presionit ndaj zgjedhësve.

Partia Demokratike i bën thirrje SPAK-ut të ndërhyjë urgjentisht, të nisë hetimet për këto raste dhe të garantojë mbarëvajtjen e një procesi të drejtë, të lirë dhe të pandikuar nga veprimet kriminale:

“Drejtësia duhet të veprojë menjëherë për të ndëshkuar çdo përpjekje për të deformuar vullnetin e qytetarëve shqiptarë”.

Etiketa: Blerje votashPDSpak

Lajme të lidhura

Ish-sampisti, prefekti Shkëlqim Hajdari kujton 20 shkurtin: Si po e mbronim bustin e Enverit…
Breaking Views

Ish-sampisti, prefekti Shkëlqim Hajdari kujton 20 shkurtin: Si po e mbronim bustin e Enverit…

23:20 - 22/02/26
(VIDEO) Momenti kur Egli Pashollari goditet me thikë nga Gazment Buçpapaj dhe bashkëshortja e tij
Aktualitet

(VIDEO) Momenti kur Egli Pashollari goditet me thikë nga Gazment Buçpapaj dhe bashkëshortja e tij

20:13 - 22/02/26
Këshilli i Imunitetit vendos nesër fatin e Ballukut! SPAK kërkon arrestimin
Breaking Views

Këshilli i Imunitetit vendos nesër fatin e Ballukut! SPAK kërkon arrestimin

19:28 - 22/02/26
Para
Tragjedi/ Babai vdes nga pikëllimi kur mëson aksidentin fatal të të birit 31-vjeçar

SHBA/ Trump përgëzon armëpushimin mes Indisë dhe Pakistanit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ish-sampisti, prefekti Shkëlqim Hajdari kujton 20 shkurtin: Si po e mbronim bustin e Enverit…
Breaking Views

Ish-sampisti, prefekti Shkëlqim Hajdari kujton 20 shkurtin: Si po e mbronim bustin e Enverit…

23:20 - 22/02/26

Ish-komandanti i FNSH-së në 20 shkurt 1991, Shkëlqim Hajdari rrëfen për Exclusive në Top Channel, dinamikën e asaj dite që...

Lexo më shumë
Zgjedhja e Presidentit, Albin Kurti takon Bedri Hamzën e PDK-së

Zgjedhja e Presidentit, Albin Kurti takon Bedri Hamzën e PDK-së

23:04 - 22/02/26
Milan, Rafael Leao “proteston” Instagram për golin e Parmës

Milan, Rafael Leao “proteston” Instagram për golin e Parmës

22:16 - 22/02/26
Kristian Prenga “shkatërron” kundërshtarin në 2 minuta në Atlantic City

Kristian Prenga “shkatërron” kundërshtarin në 2 minuta në Atlantic City

21:51 - 22/02/26
“Librazhd–Pogradec” e mbyllur, makinat i bien nga Egnatia, “rilindje” për rrugën e romakëve

“Librazhd–Pogradec” e mbyllur, makinat i bien nga Egnatia, “rilindje” për rrugën e romakëve

21:15 - 22/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com