GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Shuhet Emmanuel Kunde, ish-mbrojtësi i Kamerunit të artë

19:51 - 19/05/25
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Shuhet Emmanuel Kunde, ish-mbrojtësi i Kamerunit të artë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ndahet nga jeta në moshën 68-vjeçare Emmanuel Kunde, ish-mbrojtësi i Kamerunit të famshëm. Lajmin e bëri të ditur vetë Federata Afrikane e Futbollit, e cila përkujtoi ish-lojtarin e saj si një nga idhujt e padiskutueshëm të futbollit kamerunas, që gjatë Kupës së Botës “Itali ’90” mahniti botën duke mposhtur në mënyrë të pabesueshme në ndeshjen hapëse Argjentinën e Diego Armando Maradonës. Pas tërheqjes nga futbolli, Kunde vazhdoi të angazhohej në këtë sport, duke ushtruar funksionin e drejtorit teknik dhe trajnerit në disa klube, dhe duke dhënë kontributin e tij edhe për Kombëtaren.

Shkaqet nuk bëhen të ditura

Lajmi për vdekjen e Kunde, në moshën 68-vjeçare, u dha këtë të premte nga FECAFOOT, institucioni kombëtar që drejton futbollin në Kamerun. Edhe pse shkaku i vdekjes nuk u bë i ditur, në një deklaratë të publikuar në Facebook, federata shprehu keqardhjen e saj për humbjen e ish-mbrojtësit, të cilin e përshkroi si një “ish-luan të pamposhtur”, duke iu referuar pseudonimit që Kombëtarja e Kamerunit fitoi nga vitet ’90 e tutje: “Kunde ishte pjesë e brezit të artë që mori pjesë në Kupën e Botës të vitit 1990 në Itali, gjatë së cilës Kameruni u bë kombi i parë afrikan që arriti në çerekfinale të një Botërori”, thuhet në komunikatë, duke e përshkruar vdekjen e ish-lojtarit si “një humbje të madhe për futbollin kamerunas”.

Kush ishte Emmanuel Kunde?

Emmanuel Kunde pati një karrierë të shkëlqyer si mbrojtës, sidomos me fanellën e kombëtares së tij, duke përfaqësuar vendin në dy Kupa Bote: Spanjë 1982 dhe Itali 1990. Ai ishte gjithashtu një lojtar kyç në kombëtaren që fitoi dy herë Kupën e Afrikës, në vitin 1984 dhe 1988. Karriera e tij si lojtar ishte kryesisht e lidhur me vendin e tij, me ngjyrat e Canon Yaoundé, klubit të kryeqytetit të Kamerunit, ku la një gjurmë të pashlyeshme, duke provuar gjithashtu një përvojë të shkurtër në Evropë, duke luajtur në Francë për Stade Reims.

Samuel Eto’o rend visite à la famille Kundé Emmanuel.

🌿 pic.twitter.com/dLE4wMYF8A

— The Cameroonian 🇨🇲 (@TheCameroonianZ) May 18, 2025

Impakti në Botërorin ’90

Në fazën e grupeve, Kameruni e përsëriti veten kundër Rumanisë me një fitore 2-1, për të humbur më pas 4-0 ndaj Bashkimit Sovjetik. Në 1/8 e finales mundën Kolumbinë në shtesë me një dopietë të legjendarit Roger Milla, ndërsa në çerekfinale gjithçka mori fund përballë Anglisë, që fitoi 3-2 gjithashtu pas kohës shtesë. Kunde, që në atë kohë ishte 33 vjeç, luajti titullar në të gjitha ndeshjet në mbrojtjen e “Luanëve të Pamposhtur”, përveç asaj kundër kolumbianëve.

Etiketa: Emmanuel KundeKamerun

Lajme të lidhura

Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë
Breaking Views

Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë

17:56 - 01/02/26
VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të
Breaking Views

VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të

17:06 - 01/02/26
“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme…
Breaking Views

“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme…

16:13 - 01/02/26
Para
Amerikanët të parët tek Papa, Leo XIV pret JD Vance dhe Marco Rubion

Amerikanët të parët tek Papa, Leo XIV pret JD Vance dhe Marco Rubion

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK
Breaking Views

Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK

18:33 - 01/02/26

Pas rreth tetë orësh pune intensive, është hapur për qarkullim segmenti i bllokuar i rrugës kombëtare Librazhd–Prrenjas, i cili u...

Lexo më shumë
Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë

Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë

17:56 - 01/02/26
Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

17:25 - 01/02/26
VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të

VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të

17:06 - 01/02/26
Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?

Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?

16:37 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com