GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

KQZ miraton rezultatin zgjedhor për qarkun e Kukësit, PD kundër

16:02 - 19/05/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
KQZ miraton rezultatin zgjedhor për qarkun e Kukësit, PD kundër
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi miratoi sot tabelën përmbledhëse për rezultatin e votimit në zonën zgjedhore Qarku Kukës, për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për deputetë, në zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025.

Në total sipas Celibashit “janë 40 276 fletë votimi të gjetura në kuti, nga të cilat 38 825 vota të vlefshme dhe 1 551 vota të pavlefshme”.

Nga këto koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka marrë 20 769 vota, ndërsa forcë e dytë është renditur Partia Socialiste me 11 770 vota.

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike Marash Logu tha se “janë kundër miratimit të rezultatit të zgjedhjeve”, pasi sipas tij procesi nuk ka garantuar “standardin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”.

“Ne jemi të vendosur mos të pranojmë asnjënjëlloj rezultati, asnjë lloj procesi, që nuk garanton standardin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Këtë e tregojnë faktet që nuk ishin zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nuk ishim në një garë elektorale ku subjekte politike u përballën më programet politike, por përballë një makinerie kriminale, e cila kishte marrë si angazhim deformimin vullnetit të zgjedhësve shqiptarë brenda dhe jashtë vendit. Pamë se blerja e votave nuk u krye vetëm nëpërmjet parave të krimit dhe korrupsionit, por edhe me paratë e buxhetit të shtetit”, u shpreh Logu.

Logu tha se “taskforca nuk arriti t’i parandalojë krimet zgjedhore të cilat ishin faktor përcaktues në këto zgjedhje”, ndërsa shtoi se “edhe vota e diasporës pati parregullsi”.

Kryekomisioneri Celibashi theksoi se “pretendimet në lidhje me legjitimitetin e procesit zgjedhor, evidentimin e paligjshmërisë, janë objekt i një shqyrtimi tjetër në një moment tjetër, në një instancë tjetër”.

Rezultati për qarkun e Kukësit në zgjedhjet parlamentare të 11 majit
Etiketa: KukësPDzgjedhje 2025

Lajme të lidhura

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës
Breaking Views

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur
Aktualitet

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Para
Mbyllet numërimi i votës preferenciale në Fier, Zegjine Çaushi merr mandatin e deputetes

Mbyllet numërimi i votës preferenciale në Fier, Zegjine Çaushi merr mandatin e deputetes

Discussion about this post

TË FUNDIT

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Lexo më shumë
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com