GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Po të mos ishte antimafia italiane, “Visi i Pojës” do ishte duke pirë verë me Ramën

14:45 - 22/05/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Po të mos ishte antimafia italiane, “Visi i Pojës” do ishte duke pirë verë me Ramën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar me tone të ashpra zhvillimet e fundit lidhur me hetimet ndërkombëtare dhe ndërhyrjen e strukturave të drejtësisë në çështje të ndjeshme kriminale që lidhen me zgjedhjet në Shqipëri.

Gjatë një deklarate, Berisha theksoi rolin kyç të Antimafias Italiane në zbulimin dhe ndalimin e veprimtarive kriminale që, sipas tij, janë mbështetur dhe mbrojtur nga vetë qeveria shqiptare.

Ai sulmoi drejtpërdrejt prokurorin Altin Dumani, duke e akuzuar se ka bllokuar qëllimisht një operacion të përbashkët me Antimafian për të mos ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve, dhe se e ka mashtruar palën italiane për të mbrojtur eksponentë të lidhur me pushtetin.

Berisha shtoi se në mungesë të ndërhyrjes së autoriteteve italiane, persona të përfshirë në afera të rënda kriminale do të ishin sot duke festuar në luks së bashku me kryeministrin Rama. Sipas tij, kjo është një tjetër provë e kapjes së drejtësisë dhe e përfshirjes së shtetit në manipulimin e proceseve zgjedhore.

“E kam përgëzuar dhe prapë e përgëzoj sot Antimafian Italiane. Se po të mos qe Antimafia Italiane, Elvis Doçi dhe gjithë ajo kompani do ishin duke pirë verë Romanee Conti me Edi Ramën. Ta keni të qartë këtë. Sot, po, sepse Altin Doçi, Poja i Skapit, deklaroi dje se e kishim vendosur me Antimafien Italiane që të mos i arrestonim në kohën kur ata kërkuan, çka tregoi se ai ka mashtruar Antimafien vetëm e vetëm që kryekrimineli i Durrësit, Ergys Agasi me bandën e tij nga Edi Rama, të kryenin operacionin elektoral që kryen.

Dje, Altin Doçi zhveshi veten lakuriq para shqiptarëve. Po në qoftë se ishte qëllimi i Antimafies Italiane shtyrja, nuk nxirrte lajmërimin e gjykatës Antimafia Italiane. Ai nxori vendimet, ai solli vendimet dhe ky në emër të Edi Ramës i kërkoi leje se meqë kemi një operacion tani… të mos i arrestojmë se na duhen për votat. Ata natyrisht kanë thënë mbikëqyreni dhe ata u thanë mirupafshim pasi mbaroi misioni. Nuk ka gjë më të turpshme. Sot në vend të tij duhet të ishte Altin Dumani. Duhet të ishte Altin Dumani në vend të Pojës sepse tregoi se ka bllokuar operacionin dhe natyrisht ai do marrë një dekoratë nga Edi Rama për përmbushjen e mirë të misionit që i bëri”, tha Berisha.

Etiketa: berishaSali BerishaVisi i Pojes

Lajme të lidhura

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar
Breaking Views

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Para
Ambasada e SHBA reagon pas vendimit për Xhaçkën : Shpërfillën vendimin e Kushtetueses

Ambasada e SHBA thirrje qytetarëve të denoncojnë trafikun e drogës: Numrat dhe adresat ku të na kontaktoni

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25

Eksperti amerikan Edward Joseph ka deklaruar se gjatë zgjedhjeve të 11 majit, partitë politike në Shqipëri nuk kishin të njëjtat mundësi. Gjatë...

Lexo më shumë
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com