GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Konfiskohen disa pasuri/ Trafik droge dhe pastrim parash në Norvegji, GJKKO jep dënimin për vëllezërit Pali

16:14 - 23/05/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Posaçme ka dhënë ditën e sotme dënimin për vëllezërit Flori dhe Fredi Pali të akuzuar për përfshirje në një grup të strukturuar kriminal me aktivitet në Shqipëri dhe Norvegji.

Flori Pali është dënuar me 11 vjet burgim, duke përfituar nga ulja e 1/3 së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar, teksa është shpallur fajtor për kryerjen e veprave penale:

  • “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe më shumë se njëherë
  • “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe më shumë se njëherë
  • “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal
  • “Grupi i strukturuar kriminal”, në formën e krijimit, organizimit dhe drejtimit të grupit të strukturuar kriminal
  • “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”

Ndërkohë, vëllai tjetër Fredi Pali është dënuar me 6 vjet e 8 muaj burgim, po ashtu dhe ai duke përfituar nga ulja e 1/3 së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar, teksa është shpallur fajtor për kryerjen e veprave penale:

  • “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal
  • “Grupi i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes në grupin e strukturuar kriminal
  • “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”

Po ashtu, togat e zeza kanë vendosur edhe:

  • Konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të provave materiale të 3 aparateve celularë, si dhe një automjet të llojit autoveturë, i markës “Daimler Chrysler”, model “A200CDI”, me vit prodhimi 1992 në pronësi të shtetasit Fredi Ndue Pali;
  • Konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të një pasurie të paluajtshme të llojit “Arë”, me sipërfaqe 1874 m², e cila ndodhet në Ishull Shëngjin, në pronësi të shtetasit Flori Ndue Pali, për të cilën ishte vendosur “sekuestro preventive”.

Gjykata bën me dije se hetimi dhe gjykimi i këtyre të pandehurve është zhvilluar në mungesë, si dhe të dy të pandehurit kanë qenë me masë sigurimi personal “Arrest në burg” në mungesë.

Në lidhje me këtë çështje penale, me vendimin e Apelit më 21 Nëntor të vitit të kaluar, është dënuar përfundimisht me 6 vjet e 8 muaj burgim edhe shtetësja Anita Adilaj, e përfshirë po ashtu në trafikun e drogës dhe pastrimit të parave.

Ky proçedim penal është hetuar në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet e drejtësisë së  Mbretërisë së Norvegjisë.

Si funksiononte grupi?

“Nga hetimi dhe gjykimi është evidentuar ekzistenca e një grupi të strukturuar kriminal i dedikuar në fushën e trafikimit, shitjes, ofrimit për shitje, dhënies ose marrjes në çdo formë, shpërndarjes, tregtimit, transportimit, dërgimit, dorëzimit dhe mbajtjes së narkotikëve, si dhe në pastrimin e produkteve të veprës penale para vitit 2018 dhe deri në vitin 2019, në përbërje të të cilit spikasin shtetas shqiptarë rezident apo jo në Norvegji.

I pandehuri Flori Pali në cilësinë e një organizatori të një grupi të strukturuar kriminal gjatë periudhës kohore,  janar  2018 deri në qershor  2019, në bashkëpunim me të pandehurit e dënuar në Mbretërinë e Norvegjisë, Halit Xhini dhe Steven Cooper, si dhe një rrjeti shpërdarësish të paidentifikuar, në mënyrë të kundraligjshme, ka drejtuar trafikimin për në Norvegji, ruajtjen, shitjen dhe shpërndarjen në mënyrë të kundraligjshme në Stavanger të Norvegjisë të të paktën 4 kg kokainë dhe 10 kg marijuanë, duke siguruar të ardhura të konsiderueshme nga kjo veprimtari e kundraligjshme.

I pandehuri Flori Pali duke qenë në rolin e një drejtuesi të grupit të strukturuar kriminal, ka organizuar transferimin e sasive të konsiderueshme parash nga Norvegjia për në Shqipëri, para vitit 2018, ashtu dhe pas këtij viti me ndihmën e një rrjeti personash. Këto para transferoheshin ose nëpërmjet shoqërive të ndryshme financiare, ose silleshin “cash” nga shtetas të ndryshëm, ku më pas menaxhoheshin nga i bashkëpandehuri Fredi Pali.

E pandehura Anita Adilaj në vazhdimësi është e përfshirë në tregtinë e drogës në Stavanger të Norvegjisë, si dhe ka patur një rol kyç edhe sa i takon dërgimit të parave nga Norvegjia në Shqipëri, para këto të nxjerra nga veprimtaria kriminale në fushën e narkotikëve, të kryer në Norvegji nga grupi i strukturuar kriminal.

E pandehura Adilaj ka luajtur rolin e llogaritares së të dënuarit në Norvegji, bashkëjetuesit të saj Halit Xhini, në lidhje me paratë që i dërgoheshin të pandehurit Flori Pali dhe detyrimet që kishin ndaj tij.

I pandehuri Fredi Pali ka luajtur rolin e menaxhuesit të parave apo pasurive të fshehura të të pandehurit Flori Pali, në lidhje me paratë e dërguar nga anëtarë të tjerë të grupit të strukturuar kriminal apo shtetas të tjerë nga Norvegjia. I pandehuri Fredi Pali, vëllai i të pandehurit Flori Pali, ka kryer një rol të rëndësishëm në ciklin e qarkullimit të parasë  me qëllim humbjen e gjurmëve dhe fshehjen e tyre.

Më datë 08.05.2023 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sør-Rogaland, Norvegji, ka deklaruar fajtor dhe dënuar me burgim anëtarët e tjerë të grupit të strukturuar kriminal; Halit Xhini dhe Steven Cooper për vepra penale në lidhje me narkotikët dhe pastrimin e produkteve të veprës penale.” – thuhet në njoftimin e autoriteteve.

Në lidhje me aktivitetin e këtij grupi kriminal, GJKKO ka vendosur më herët edhe konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të pasurive të sekuestruara:

  • Pasurisë së llojit “apartament” me sip. 93 m², e ndodhur tek Kopështi Zoologjik, Tiranë, regjistruar në emër të shoqërisë “P…….” sh.p.k. e cila  rezultoi në zotërim të tërthortë të shtetasit Flori Pali.
  • Pasurisë së llojit “apartament” me sip. 69.7 m² e ndodhur tek Kopështi Zoologjik, Tiranë, regjistruar në emër të shoqërisë “……” sh.p.k. e cila rezultoi në zotërim të tërthortë të shtetasit Flori Pali.
  • Autoveturës së llojit “Mercedes Benz”, tipi “E 220 CDI”, viti i prodhimit 2012, e regjistruar në emër të shtetasit F.L, por që rezultoi në zotërim të tërthortë të vëllezërve Pali.
Etiketa: denimdrogeNorvegji

Lajme të lidhura

Goditet grupi i trafikimit të drogës në Greqi, mes të arrestuarve edhe këngëtari nga Tepelena
Aktualitet

Goditet grupi i trafikimit të drogës në Greqi, mes të arrestuarve edhe këngëtari nga Tepelena

19:37 - 18/12/25
Skandali i AKSHI-t/ Pas 6 orësh, GJKKO lë në fuqi masat për Linda Karçanajn dhe “grupin e strukturuar kriminal”
Aktualitet

Skandali i AKSHI-t/ Pas 6 orësh, GJKKO lë në fuqi masat për Linda Karçanajn dhe “grupin e strukturuar kriminal”

18:39 - 18/12/25
SHBA miraton shitjen e armëve me vlerë 11 mld dollarë për Tajvanin, zemërohet Pekini
Aktualitet

SHBA miraton shitjen e armëve me vlerë 11 mld dollarë për Tajvanin, zemërohet Pekini

17:59 - 18/12/25
Para
Bardhi në SPAK: Dorëzova mbi 11 kg prova për korrupsionin e Lubi Ballukut

Bardhi: Balluku u rikthye në vendin e krimit! SPAK të hetojë aferën e tunelit të Llogarasë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme
Breaking Views

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme

23:07 - 18/12/25

Disa persona "janë shoqëruar për intervistim" pas një aksioni policor, tha Policia e Kosovës më 18 dhjetor. Por, për dallim...

Lexo më shumë
Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

22:52 - 18/12/25
Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë

Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë

22:40 - 18/12/25
“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit”

“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit”

22:29 - 18/12/25
Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë

Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë

22:13 - 18/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com