GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Bardhi: Balluku u rikthye në vendin e krimit! SPAK të hetojë aferën e tunelit të Llogarasë

16:35 - 23/05/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Bardhi në SPAK: Dorëzova mbi 11 kg prova për korrupsionin e Lubi Ballukut
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qeveria, përmes ministres Belinda Balluku, ka njoftuar se ditën e nesërme (24 Maj) do të rihapet tuneli i Llogarasë vetëm për automjetet, jo për mjetet e tonazhit të rëndë, teksa ky projekt është konsideruar si një aferë korruptive, e cila po hetohet nga SPAK.

Tuneli ishte i hapur edhe vitin e kaluar nga 5 korrik, deri më 5 nëntor, ku u mbyll sërish për të përfunduar punimet.

Sipas Ballukut, kalimi në tunel do të jetë pa pagesë deri më 15 shtator, teksa më pas, për të kaluar me automjet aty do të duhet të paguash 5 euro, ashtu siç e ka njoftuar më herët vetë ministrja e Infrastrukturës, edhe pse i ndërtuar me paratë e taksapaguesve, pa asnjë formë financimi privat.

Shifra prej 5 euro shtë konsideruar si një abuzim stratosferik, duke marrë parasysh faktin se jo vetëm që është ndërtuar nga lekët e taksapaguesve, por bëhet fjalë vetëm për kalimin në një tunel të vetëm dhe me një gjatësi prej 6 kilometrash.

Sipas autoriteteve, tarifa prej 5 eurosh është e nevojshme për të përballuar kostot e larta të mirëmbajtjes, pasi Qeveria do të lidhë kontratë me një tjetër operator privat për mirëmbajtje dhe operimin e tunelit.

Deri më tani, kostoja e tunelit të llogarasë ka shkuar në mbi 260 milionë euro dhe janë bërë tre tendera, ku ekspertët kanë ngritur  dyshime për korrupsion dhe konflikt interesi.

Dyshohet se vlera e projektit është fryrë fiktivisht me 30 deri në 50 milionë euro, të cilat i kanë shkuar një kompanie turke, e cila nuk ka kryer asnjë punë.

Pas lajmit për rihapjen e tunelit, ka ardhur një reagim edhe nga deputeti demokrat Gazment Bardhi, i cili në një postim në rrjetet sociale shprehet se Belinda Balluku u rikthye në vendin e krimit, teksa i kërkon SPAK-ut që t’u jap përgjigje pyetjes së shqiptarëve se ku shkuan 50 milionë euro.

Postimi i Bardhit:

Belinda Balluku qenka rikthyer në vendin e krimit dhe paska njoftuar rihapjen e Tunelit të Llogarasë. Kjo është një aferë e pastër korruptive, ku vlera e ndërtimit u shtua me miliona euro, që i kaluan një kompanie turke, që ishte paracaktuar nga Balluku dhe që rezulton me dokumente zyrtare që nuk ka kryer asnjë punim.

Ekzistojnë të dhëna, përfshirë dëshminë publike të një prej pjesëmarrësve në takim, se kompania fiktive turke u paracaktua si fituese në një takim në Ankara, Turqi, të zhvilluar në datën 3 Qershor 2021, pra 21 ditë para rishpalljes së tenderit.

Pyetja që po pret përgjigje nga SPAK që prej 12 Gushtit 2024 është: Ku kanë shkuar 50 milionë euro të taksave të shqiptarëve?  Edhe sa kohë do presin shqiptarët për një përgjigje?

Etiketa: BallukuBardhiKryesore1Spak

Lajme të lidhura

Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP
Aktualitet

Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

14:15 - 05/12/25
Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”
Aktualitet

Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

14:03 - 05/12/25
Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë
Aktualitet

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25
Para
Takimi përmbyllës në Berat, Maliqi paralajmëron: Uragani i fitores nuk ndalet

Maliqi: Rama na vodhi! Përveç Berishës, shumica e drejtuesve politikë nuk punuan

Discussion about this post

TË FUNDIT

Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP
Aktualitet

Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

14:15 - 05/12/25

Një përleshje mes dy familjeve ka ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Gramshit, ku në konflikt është përfshirë edhe...

Lexo më shumë
Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

14:03 - 05/12/25
Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25
Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

13:38 - 05/12/25
Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com