GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dosja ‘Ura’/ Policët shqiptarë morën 2 mijë lekë ryshfet për të mos ndaluar trafikantin e heroinës

20:33 - 24/05/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Dosja ‘Ura’/ Policët shqiptarë morën 2 mijë lekë ryshfet për të mos ndaluar trafikantin e heroinës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Alba Kepi

Dosja ‘Ura’ nxjerr zbuluar nivelin skandaloz korruptiv të policisë shqiptare që për pak para lejojnë të lëvizin të lirë trafikantë shqiptarë.

Në analizën dokumentare të përgjimeve mbi shqiptarin Erigels Presi, kapo i trafikut të heroinës mes Shqipërisë e Italisë e njëherësh anëtar i grupit të nakrotrafikantëve të Durrësit drejtuar nga Adi Çoba, shfaqen dhe udhëtimet e tij të shpeshta në Durrës, baza ku depozitonte paratë e fituara nga fitimet e drogës.

Në automjetin e tij tip Opel Astra me të cilin mbërriti në Durrës me 16 nëntor 2022, prokurorët e antimafias së Barit kishin instaluar një instrument GPS si dhe një mikropërgjues ambiental me të cilët regjistronin lëvizjet e bisedat e tij.

Falë këtyre aparaturave është dokumentuar se më 19 nëntor 2022 në ora 23.08 ndalohet nga një patrullë e policisë shqiptare e përbërë nga 2 policë në rrugën ‘Allaman Dervishi’ Tiranë.

Kontrolli i policisë verifikoi se automjeti i Erigels Presi kishte një revizion të skaduar (kontrolli teknik i makinës) prej 2020 që detyron masën administrative të sekuestrimit të makinës e gjobënien.

Por kundrejt ryshfetit prej 20 mijë lekë të vjetra për secilin polic, trafikanti i heroinës u la të vijojë axhendën e tij të lëvizjeve e takimeve me narkotrafikun e bandave të Durrësit.

“Erigels Presi u ofron një kafe dy policëve që ata të mbyllnin një sy”, shkruan antimafia italiane.

“T’ju ofroj një kafe e të ju jap nga një kafe ?”pyet ai.

“Ok ok hy në makinë e ngadalë mos të shohin të tjerët”, thonë policët që doroviten nga 20 mijë lekë të vjetra secili.

Ndërsa i rrëfen çfarë i ndodhi miqve të tij në Itali shprehet “se policët bënë sikur kontrolluan automjetin e tij hapën një çantë sa për të thënë e donin lekë. U kapën tek revizioni i makinës…. i dhashë nga 20 mijë lekë të vjetra…. 40 mijë të dy e më lanë”/ Syri.net

Lajme të lidhura

Takimi i Salianjit dhe Alimehmetit në Durrës, zbulohet sms e krerëve të PD për bazën: Janë të paautorizuar, distancohuni
Aktualitet

A kërkon karrigen e Berishës? Salianji: Synoj rigjenerimin e PD-së dhe ripërtëritjen e opozitës

21:06 - 06/12/25
Raporti i KLSH: Mbipopullim dhe kushte të rënda në burgun e Shën Kollit
Aktualitet

Burgu si spital, qindra të dënuar vuajnë nga sëmundje të ndryshme në qelitë e mbingarkuara

20:50 - 06/12/25
Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, flet i përlotur babai: Më pa dhe mbylli sytë përgjithmonë
Aktualitet

Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, flet i përlotur babai: Më pa dhe mbylli sytë përgjithmonë

19:30 - 06/12/25
Para
Danimarka rrit moshën e daljes në pension, më e larta në Evropë

Danimarka rrit moshën e daljes në pension, më e larta në Evropë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Regjistrohen sërish lëkundje tërmeti në Tiranë
Botë

Greqia nuk gjen qetësi, shënohen lëkundje tërmeti 4.6 ballë

22:59 - 06/12/25

Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë të shkallës Rihter ndodhi mbrëmjen e kësaj të shtune në orën 22:48, në Kalavryta....

Lexo më shumë
Trump propozohet për çmimin Nobel! ‘Nëse i jap fund luftës Rusi-Ukrainë, mund të shkoj në parajsë’

Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes

22:36 - 06/12/25
Arbër Hoxha i papërmbajtshëm, për të 3-tin muaj rradhazi zgjidhet lojtari më i mirë në Kroaci

Arbër Hoxha i papërmbajtshëm, për të 3-tin muaj rradhazi zgjidhet lojtari më i mirë në Kroaci

22:02 - 06/12/25
Trump merr telefonatë nga Ronaldo: Nuk ka njeri më të mirë se ai

Trump merr telefonatë nga Ronaldo: Nuk ka njeri më të mirë se ai

21:46 - 06/12/25
8 gola dhe përmbysje e “çmendur” në La Liga, Barcelona nuk di të ndalet

8 gola dhe përmbysje e “çmendur” në La Liga, Barcelona nuk di të ndalet

21:23 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com