GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Aksident i rëndë në Gjermani, Ministria e Jashtme: Tre shqiptarë kanë humbur jetën, 4 të plagosur

në Aktualitet, Video
Kohë leximi: 2 min
A A
Aksident i rëndë në Gjermani, Ministria e Jashtme: Tre shqiptarë kanë humbur jetën, 4 të plagosur
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministria e Jashtme, përmes një postimi në rrjetet sociale, njofton se në një aksident të rëndë rrugor, të regjistruar këtë të dielë në Gjermani, kanë humbur jetën tre shtetas shqiptarë.

Sipas njoftimit të MEPJ, si pasojë e aksidentit katër shqiptarë kanë mbetur po ashtu të plagosur dhe po trajtohen me ndihmë mjekësore.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është informuar nga autoritetet gjermane për një aksident të rëndë rrugor të ndodhur në orët e para të mëngjesit të datës 25 maj, pranë qytetit Koblenz, ku janë përfshirë disa shtetas shqiptarë. Me keqardhje njoftojmë se si pasojë e këtij aksidenti kanë humbur jetën tre shtetas shqiptarë, ndërsa katër të tjerë janë plagosur dhe po marrin trajtim në spitalet lokale”, thuhet në njoftim.

Sakaq, sqarohet më tej se Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Berlin dhe Konsullata e Përgjithshme në Mynih kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet gjermane dhe kanë ndjekur nga afër zhvillimet.

Hetimet për rrethanat e aksidentit janë ende në vijim, ndërsa Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme shpreh ngushëllimet për familjet e viktimave dhe uron shërim të plotë për të plagosurit.

Aksidenti

Sipas mediave gjermane, aksidenti me minibus ndodhi në autostradën A48 pranë qytetit Koblenz, në landin gjerman Rheinland-Pfalz. Sipas policisë, përvec viktimave, gjashtë persona të tjerë u plagosën, disa prej tyre rëndë.

Minibusi raportohet se po kthehej nga një festë familjare në orët e para të mëngjesit kur për arsye ende të paqarta doli nga rruga dhe u përmbys.

Sipas hetimeve paraprake, udhëtarët kishin qenë më herët në një festë familjare në landin Hesse. Policia sqaroi se deri në mesditën e së dielës nuk kishte asnjë tregues se drejtuesi i mjetit, një 22-vjeçar, të kishte qenë nën efektin e alkoolit apo drogës.

“Është një aksident vërtet shumë, shumë i rëndë,” deklaroi një zëdhënës i policisë të dielën në mëngjes në Koblenz. Aksidenti ndodhi rreth orës 3:05 të mëngjesit, në drejtim të Trier-it, në zonën e Bassenheim (rrethi Mayen-Koblenz).

Tre viktimat, sipas mediave, janë një burrë 53-vjeçar dhe dy gra, përkatësisht 47 dhe 65 vjeç. Të gjashtë personat e tjerë të përfshirë në aksident janë në moshë nga 20 deri në 66 vjeç. Fatmirësisht, ata nuk kanë pësuar lëndime që rrezikojnë jetën. Mjeti i përfshirë ishte një minibus me nëntë vende.

Etiketa: aksidentGjermaniKryesore1

Lajme të lidhura

Kaos në Dhërmi/ Trafiku kthehet në makth për pushuesit, rruga lirohet vetëm kur kalon Rama!
Aktualitet

Kaos në Dhërmi/ Trafiku kthehet në makth për pushuesit, rruga lirohet vetëm kur kalon Rama!

19:38 - 22/08/26
80 ditë protestë, qytetarët mblidhen sërish sot për dorëheqjen e Ramës dhe ndryshimin e sistemit politik në vend
Aktualitet

84 ditë revoltë! Shqiptarët nuk heqin dorë, edhe sot para Kryeministrisë

19:18 - 22/08/26
Rama sulmon dhe ironizon Global Sumud Flotilla: Revolucionarët e rrenave” erdhën të shpëtonin Sazanin
Aktualitet

Rama sulmon dhe ironizon Global Sumud Flotilla: Revolucionarët e rrenave” erdhën të shpëtonin Sazanin

19:08 - 22/08/26
Para
Zelensky: Putin të ndalojë bombardimet, Ukraina gati për armëpushim

Rusia sulme vdekjeprurëse në Ukrainë/ Zelensky: Heshtja e SHBA-ve vetëm sa e trimëron Putin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kaos në Dhërmi/ Trafiku kthehet në makth për pushuesit, rruga lirohet vetëm kur kalon Rama!
Aktualitet

Kaos në Dhërmi/ Trafiku kthehet në makth për pushuesit, rruga lirohet vetëm kur kalon Rama!

19:38 - 22/08/26

Në kulmin e sezonit turistik, pushuesit përballen me kolona të gjata dhe pritje në Dhërmi që sipas denoncimeve në disa...

Lexo më shumë
80 ditë protestë, qytetarët mblidhen sërish sot për dorëheqjen e Ramës dhe ndryshimin e sistemit politik në vend

84 ditë revoltë! Shqiptarët nuk heqin dorë, edhe sot para Kryeministrisë

19:18 - 22/08/26
Rama sulmon dhe ironizon Global Sumud Flotilla: Revolucionarët e rrenave” erdhën të shpëtonin Sazanin

Rama sulmon dhe ironizon Global Sumud Flotilla: Revolucionarët e rrenave” erdhën të shpëtonin Sazanin

19:08 - 22/08/26
“Futboll, jo urrejtje”/ Trajneri serb i Elbasanit flet shqip: Duhet të bashkëjetojmë!

Barazimi 1-1 me Laçin, trajneri Gvozdenovic nuk fshihet: S’jam i kënaqur me rezultatin

19:04 - 22/08/26
Arrestohen 17 zyrtarë për baste të paligjshme dhe manipulim ndeshjesh

P*rdhunoi 22-vjeçaren në një plazh të izoluar, shqiptari kapet pas 4 vitesh në arrati

18:46 - 22/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com