Kreu i PD-së, Sali Berisha u shpreh se persona me akreditime false janë futur në qendrat e votimit në Vorë, ndërsa i cilësoi ata si pjesë e një grupi të organizuar, që përfaqëson interesat e mazhorancës.
Berisha përmendi me emra individë që, sipas tij, kanë qenë aktivë në veprimtari kriminale për llogari të kandidatëve të Partisë Socialiste.
“Këtu do shihni fytyrën e Blendi Gonxhes. Ja, ky Xhabafti, përfaqësues i organizatës… Xhabaftët me akreditime false në qendrat e votimit në Vorë. Se janë një bandë këta, nja tre-katër janë Xhabaftë, pastaj kanë të tjerët rreth tyre. Albana Vokshi po mbron qytetarët nga një bandë e rrezikshme. A e patë akreditimin atij? Tjetër, banda e tërë në oborr. Të gjitha, urdhëroni zgjedhjet… Gazetarja me guxim e demaskon, e nxjerr mashtrues, tregon se ai është xhandar aty, xhandar i zgjedhësve. Ai ka votuar, nuk ka lidhje me votimin, përveçse me policimin e votuesve.
Po kështu, Arben Qimja, Belinda Balluku e shpall në kërkim në mënyrë që ta detyrojë kur të ishte në kërkim të punojë për kandidatët e PS.
Renato Salihi apo Renato Çami, ai punoi intensivisht për Ceno Klosin dhe Klodian Lahjen. Këto ishin pra… sepse këto janë të filmuara, kurse banda e Shytëve, e armatosur në afërsi të qendrave të votimit duke terrorizuar votuesit. Fytyra e vërtetë e këtyre zgjedhjeve ishte krimi. Askush nuk mund ta fshehë”, u shpreh Berisha.










Discussion about this post