GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Drejtësia e vonuar, Strasburgu dënon Shqipërinë për zvarritjet në sistemin gjyqësor

16:08 - 27/05/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Si e munda Policinë e Shtetit në Gjykatën e Strasburgut”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) ka dënuar Shqipërinë për shkelje të së drejtës për një gjykim brenda një afati të arsyeshëm, duke theksuar se zvarritjet e pajustifikuara në gjykatat vendase minojnë besimin tek shteti ligjor.

Vendimi, i marrë në çështjen ARB SHPK dhe të tjerë kundër Shqipërisë, vë në pah nevojën urgjente për reforma të thella dhe masa konkrete nga autoritetet shqiptare. Në thelb të vendimit të GJEDNJ-së është konstatimi se procedurat gjyqësore në Shqipëri shpesh tejkalojnë çdo afat të pranueshëm. Në rastin në fjalë, procesi gjyqësor u zvarrit për më shumë se 10 vjet, me dosje që qëndronin në Gjykatën e Lartë për periudha nga 7 deri në 8 vjet e gjysmë, dhe u cilësuan si shembull flagrant i kësaj problematike.

Këto vonesa u konsideruan nga Gjykata e Strasburgut në kundërshtim të hapur me standardet e nenit 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Një tjetër rast ilustrues i kësaj situate alarmante është ai i z. Selman Gazidedja. Çështja e tij për përfitimin e pensionit të minatorit mbetet ende e pazgjidhur pas gati 9 vitesh nga nisja e saj. Ironikisht, megjithëse Gjykata Kushtetuese kishte urdhëruar shqyrtimin e çështjes brenda 6 muajsh dhe z. Gazidedja kishte fituar një vendim për dëmshpërblim, ky i fundit nuk është ekzekutuar ende. Për këtë arsye, GJEDNJ konstatoi në rastin e tij edhe shkeljen e nenit 13 të Konventës, që garanton të drejtën për një mjet juridik efektiv.

Përtej dënimit specifik, Gjykata e Strasburgut, duke iu referuar nenit 46 të Konventës, i ka bërë thirrje të prerë autoriteteve shqiptare të ndërmarrin masa të menjëhershme për të adresuar këto probleme sistemike. Kërkesat përfshijnë uljen e stokut enorm të çështjeve të prapambetura në gjykatat e apelit dhe në Gjykatën e Lartë, plotësimin e vendeve vakante të gjyqtarëve dhe sigurimin e burimeve të nevojshme njerëzore dhe logjistike për funksionimin normal të sistemit gjyqësor. GJEDNJ paralajmëroi se justifikimet e shpeshta për vonesat, si mungesa e gjyqtarëve apo ngarkesa e punës, nuk mund të shërbejnë si pretekst për të cenuar të drejtat themelore të qytetarëve për një drejtësi të shpejtë dhe efikase.

Si pasojë e shkeljeve të konstatuara, Gjykata vendosi që kompania ARB SHPK të dëmshpërblehet me 5,700 euro për dëmin jopasuror dhe 3,000 euro për shpenzimet gjyqësore, ndërsa z. Selman Gazidedja do të përfitojë 1,800 euro për dëmin jopasuror dhe 2,000 euro për shpenzimet./ A2CNN

Etiketa: Kryesore1Strasburg

Lajme të lidhura

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…
Aktualitet

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…

23:07 - 03/04/26
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë
Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

22:53 - 03/04/26
Shkodër/ Dy adoloshentë mbërrijnë të plagosur në spital, pas sherrit ku janë përdorur thika
Aktualitet

Shkodër/ Dy adoloshentë mbërrijnë të plagosur në spital, pas sherrit ku janë përdorur thika

20:15 - 03/04/26
Para
Ambasada e SHBA reagon pas vendimit për Xhaçkën : Shpërfillën vendimin e Kushtetueses

Ambasada amerikane njeh zgjedhjet: Presim të vazhdojmë partneritetin tonë të ngushtë me Shqipërinë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…
Aktualitet

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…

23:07 - 03/04/26

Ish-zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Dedë Prenga, ka paralajmëruar se ekziston rreziku për Shqipërinë për...

Lexo më shumë
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

22:53 - 03/04/26
Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

22:28 - 03/04/26
Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

22:15 - 03/04/26
Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

21:12 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com