GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tiranë – Me çizme punëtorësh në garazh, banorët përmbyten nga ujërat e zeza/ VIDEO

23:00 - 30/05/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Tiranë – Me çizme punëtorësh në garazh, banorët përmbyten nga ujërat e zeza/ VIDEO
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në redaksinë e emisionit “Stop” janë ankuar banorë të njësisë numër 9 në kompleksin e pallateve “Agi Bes Halili”.

Ata thonë se kanë 20 vjet që jetojnë këtu dhe kanë probleme me kanalizimet e ujërave të zeza, pasi bllokohet puseta kryesore dhe përmbytet kati -1 i pallatit, tek garazhi. Banorët thonë se kanë blerë pompa vetë që të thithin ujin, por kjo nuk është zgjidhje, pasi kur bie shi situata bëhet alarmante dhe ata detyrohen të hyjnë me çizme, të marrin makinat.

“Kemi 20 vjet që jetojmë këtu, jemi banorë të kësaj zone dhe herë pas here këtu bllokohen kanalizimet.”

“Bllokimi i kanalizimeve është bërë nga puseta kryesore e pallatit deri në rruga ‘Jordan Misja’ që është 20 metra. Ne kemi bërë një zgjidhje vetë me banorët ku kemi vendosur një pompë dhe e kemi kaluar nga lart rrugës, për të derdhur direkt ujërat në pusetë”

“Pallati nga vjetërsia, nga mospastrimi, nga shumë faktorë, ndoshta të jashtëm dhe të brendshëm, janë bllokuar tubacionet e jashtme. Në momentin që bllokohen tubat, shpërthejnë tubat në pikën më të dobët që kanë. Në rastin konkret në -1.”

“Futemi me çizme kur parkojmë makinat.”

Inxhinieri i firmës së pallatit, Fehmi Abdullahu, thotë se kjo situatë vjen ngaqë ka 244 njësi dhe veç kësaj ka ndikuar edhe amortizimi i pallatit, tërmetet dhe ndërtimet mbi kolektor.

“Është një kolektor kryesor këtu, janë 224 njësi, 104 apartamente, 50 dyqane dhe 82 garazhe. E gjithë ngarkesa këtu është ngarkuar aq shumë saqë kthen të gjitha ujërat mbrapsht. Është bllokuar kanali që është 20 metra, nga aty deri tek kryesori. Këtu shpërthen kanali i ujërave të zeza nga -2.5 del në sipërfaqe, këtu jemi te kolektori kryesor. Në momentin që bien shira ngarkohet më shumë dhe shkarkohet tek rruga ”, tha inxhinieri.

Banorët thonë se prej vitesh i janë drejtuar UKT-së me shkresa, e-mail, apo telefon, por punonjësit e këtij institucioni, vijnë sjellin një bot e përthithin çdo dy javë dhe historia përsëritet.

“Ishin tek Njësia Administrative Numër 9. E kemi ndjekur tek Ujësjellës Kanalizime Tiranë, kemi bërë shkresë me postë me protokoll, e-mail, telefonatë, kemi shkuar edhe vetë fizikisht. Thjesht sjellin një bot këtu një herë në dy javë, me tuba thithin ujin edhe kaq”.

“Në nuk kërkojmë këtë se kjo është histori që përsëritet. Ne kërkojmë që të hapet kanali tejpërtej, të bëhet shkarkimi i rregullt, mundësitë janë të gjitha. Për 25 metro kanal dhe tub u bë qameti?! A i paguajmë taksat të gjitha”.

“Kërkojmë nga UKT-ja që të vijnë të hapin kanalin këtu, nëse nuk kanë lekë ua japim ne banorët. Ta mbyllim këtë punë, se nuk është e mundur që të jetohet kështu”.

Gazetarja e “Stop” vë në dijeni drejtorin e kanalizimeve në Tiranë, Maringlen Karaj, i cili thotë se po bëhet një projekt për atë pallat, për një linjë të re kanalizimi.

“Atëherë, tek ky pallat, ku je aty ti, i kemi matur kuotat e tjerë e tjerë, kemi bërë pastrimet. E kemi parë të gjithë linjën, dhe do t’i bëjmë kanalizim të ri”, tha Maringlen Karaj.

Drejtori i Departamentit Inxhinierik, Enton Osmani thotë se për këtë rast janë marrë masa, duke çuar grupin e punës. Ky i fundit do të vlerësojë defektin, për t’i dhënë zgjidhje përfundimtare.

“Punonjësit që kanë ardhur aty që sot janë duke punuar nga puseta ekzistuese, në drejtim të objektit dhe të drejtim të kanalizimeve në pjesën e jashtë të pallatit, e cila është kompetencë dhe detyrim i joni. Ne nuk përgjigjemi për pjesët e brendshme apo kolonat e pallatit, por për pjesët e jashtme. Kur ka bllokime të tilla e kështu me radhë është detyrim i joni. Ata zotërinj që kanë ardhur aty, kanë ardhur kundrejt një plani pune dhe kundrejt një projekti. Situata do të zgjidhet”, tha drejtori i Departamentit inxhinierik, Enton Osmani.

Vetëm pak ditë pas publikimit të emisionit “Stop” UKT zgjidh problemin, e 20 viteve./tvklan

Etiketa: permbytjeTirane

Lajme të lidhura

PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës
Aktualitet

PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

14:45 - 06/12/25
Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!
Aktualitet

Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

14:30 - 06/12/25
Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim
Aktualitet

Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

14:15 - 06/12/25
Para
VIDEO/ Në Shijak digjen mbeturina pranë shtëpive, banorët ngrejnë alarmin: Po na mbyt tymi

VIDEO/ Në Shijak digjen mbeturina pranë shtëpive, banorët ngrejnë alarmin: Po na mbyt tymi

Discussion about this post

TË FUNDIT

PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës
Aktualitet

PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

14:45 - 06/12/25

Në shumë vende evropiane tashmë po aplikohet ulja e orarit të punës në 36, madje edhe 34 orë në javë,...

Lexo më shumë
Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

14:30 - 06/12/25
Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

14:15 - 06/12/25
Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë

Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë

13:59 - 06/12/25
Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën

Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën

13:45 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com