GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Konferenca e lamtumirës së Musk, Trump: Elon do të jetë gjithmonë pjesë e ekipit

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Konferenca e lamtumirës së Musk, Trump: Elon do të jetë gjithmonë pjesë e ekipit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Këtë të premte u zhvillua konferenca lamtumirëse e Elon Musk nga pozicioni i punonjësit të posaçëm në Departamentin e Efikasitetit të Qeverisë, ku ai dhe Presidenti Donald Trump diskutuan mbi bashkëpunimin e tyre të ardhshëm dhe temat aktuale politike, duke dhënë pak informacion të ri për publikun.

Gjatë konferencës, Trump komentoi mbi punën e Musk dhe organizatës DOGE, si dhe për çështje të tjera si studentët e huaj, Universitetin Harvard dhe konfliktin në Ukrainë. Shumica e deklaratave të tij ishin të njohura dhe të përsëritura më parë.

Trump theksoi se shumë punonjës të DOGE do të vazhdojnë të jenë pjesë e administratës federale dhe shtoi se Elon Musk “nuk po largohet vërtet”, duke shtuar se ai do të jetë “vazhdimisht në telashe”.

Nga ana e tij, Musk nënvizoi se kjo konferencë nuk shënon fundin e DOGE, por fillimin e një faze të re bashkëpunimi. Ai premtoi se do të vazhdojë të mbështesë ekipin dhe të shërbejë si këshilltar dhe mik i presidentit.

Një moment i veçantë ishte kur Musk tregoi për një mavijosje në fytyrë, e shkaktuar gjatë një loje me djalin e tij 5-vjeçar: “E sfidova të më godasë në fytyrë dhe ai e bëri,” tha Musk me humor.

Më herët këtë javë, Musk kishte njoftuar largimin nga pozicioni i punonjësit të posaçëm në Departamentin e Efikasitetit të Qeverisë, ku udhëhoqi përpjekjet për reduktimin e shpenzimeve federale dhe zvogëlimin e madhësisë së qeverisë. Ai shfrytëzoi të drejtën për të shërbyer deri në 130 ditë në vit në këtë rol dhe i përmbushi ato.

Largimi i tij erdhi pas zhgënjimit që Musk shfaqi për miratimin nga republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve të një projektligji të mbështetur nga Trump, i cili do të rrisë deficitin federal, duke kundërshtuar qëllimet e DOGE për një administratë më efikase.

Etiketa: Donald TrumpTrump

Lajme të lidhura

Nis takimi historik në Kinë! Trump, Xi dhe Putin ulen për herë të parë në të njëjtën tryezë
Botë

Mbyllet pas 90 minutash takimi historik në Kinë, Trump, Xi dhe Putin dalin me deklaratë të përbashkët

13:44 - 19/11/26
Nis takimi historik në Kinë! Trump, Xi dhe Putin ulen për herë të parë në të njëjtën tryezë
Botë

Nis takimi historik në Kinë! Trump, Xi dhe Putin ulen për herë të parë në të njëjtën tryezë

10:02 - 19/11/26
Komisioni Europian paralajmëron: Do të merren masa ndaj Kosovës
Botë

Sulm i madh kibernetik ndaj Komisionit Evropian, hakerat godasin sistemet e pagave dhe të dhënave personale

08:45 - 19/11/26
Para
Parashikimi i motit, 3 Nëntor 2024

Parashikimi i motit, 31 maj 2025

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 20 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:45 - 20/11/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.5 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Aksident tragjik në Orikum, humb jetën 63-vjeçari dhe disa të plagosur dërgohen në spital (Emri)

Aksident tragjik në Orikum, humb jetën 63-vjeçari dhe disa të plagosur dërgohen në spital (Emri)

08:23 - 20/11/26
Ushqimet vazhdojnë të rëndojnë xhepin e shqiptarëve, harxhojnë sa gati 3-fishi i Bashkimit Europian

Çmimet e ushqimeve në Shqipëri u rritën 5 herë më shumë se në BE gjatë muajit Tetor

08:06 - 20/11/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 20 Nëntor 2026

07:35 - 20/11/26
Parashikimi i motit: Reshje shiut të dobëta në disa zona të vendit

Parashikimi i motit për sot, 20 Nëntor 2026

07:32 - 20/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com