GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Alarmi për bombë te “Plaza” rezulton i rremë, Policia: Nuk u gjet asgjë e dyshimtë

22:07 - 30/05/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Alarmi për bombë te “Plaza” rezulton i rremë, Policia: Nuk u gjet asgjë e dyshimtë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një alarm për një bombë të dyshuar në ambientet e hotelit luksoz “Plaza” ka vënë në lëvizje forcat e rendit pasditen e sotme në kryeqytet, duke shkaktuar momente shqetësimi dhe paniku në një nga zonat më të frekuentuara të Tiranës.

Sipas burimeve zyrtare nga Policia e Tiranës, ngjarja ka nisur rreth orës 19:35, kur një punonjëse e stafit të hotelit ka telefonuar në Sallën Operative, duke raportuar një thirrje anonime të marrë në recepsion, ku pretendohej se në parkimin e hotelit ishte vendosur një sasi eksplozivi.

Menjëherë pas telefonatës, në vendngjarje janë dërguar forca të shumta policore dhe njësitë xheniere të specializuara për çaktivizimin e mjeteve shpërthyese. Policia ka ndërmarrë masa sigurie për të garantuar mbrojtjen e qytetarëve dhe stafeve të bizneseve në zonë. Zona përreth hotelit është rrethuar, ndërkohë që është realizuar një evakuim i pjesshëm i ambienteve përreth, si dhe ka nisur boshatisja e godinës së hotelit në mënyrë të kontrolluar.

Forcat xheniere kryen një kontroll të plotë të parkimit dhe zonave të tjera të hotelit, për të identifikuar ndonjë mjet apo objekt të dyshimtë.

Përfundon kontrolli, nuk u gjet asgjë e dyshimtë

Pak orë pas ndërhyrjes, Policia e Shtetit doli një njoftim përditësues, ku sqaroi se nuk është konstatuar asgjë e jashtëligjshme apo ndonjë mjet i dyshuar eksploziv në ambientet e kontrolluara.

“Gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë në bashkëpunim me forcat xheniere, nuk u konstatua asgjë e jashtëligjshme në parkimin apo ambientet e tjera të hotelit,” — thuhet në deklaratën zyrtare të Policisë së Tiranës.

Ndërkohë, hetimet janë në vijim për të identifikuar autorin ose autorët e thirrjes anonime, që çoi në një ndërhyrje të gjerë të forcave të sigurisë dhe pezullimin e përkohshëm të aktivitetit në një zonë të frekuentuar të qytetit.

Etiketa: alarm per bombeKryesore1Plazza

Lajme të lidhura

Skandal/ Dosja në gjykatë, IKMT shemb ndërtesën 3-katëshe në mes të Vlorës, pronari nuk ka marrë dëmshpërblimin
Aktualitet

Skandal/ Dosja në gjykatë, IKMT shemb ndërtesën 3-katëshe në mes të Vlorës, pronari nuk ka marrë dëmshpërblimin

11:05 - 03/04/26
Dosja ‘Veliaj’/ Biznesmenët Abule, Bektashi, Likaj dhe ish-deputetja Bushka kërkojnë gjykim të veçuar
Aktualitet

Dosja ‘Veliaj’/ Biznesmenët Abule, Bektashi, Likaj dhe ish-deputetja Bushka kërkojnë gjykim të veçuar

10:44 - 03/04/26
Debate në GJKKO! Ols Dado i tregon vendin Maks Haxhisë; Avokat Ndreca: Procesi bie ndesh me Konventën Europiane
Aktualitet

Debate në GJKKO! Ols Dado i tregon vendin Maks Haxhisë; Avokat Ndreca: Procesi bie ndesh me Konventën Europiane

10:13 - 03/04/26
Para
Kompanitë pa licencë/ Shkelje ligjore në koncertin e Noizy-t, kërcënohet gazetari nga përgjegjësi i punimeve te ‘Liqeni’

Kompanitë pa licencë/ Shkelje ligjore në koncertin e Noizy-t, kërcënohet gazetari nga përgjegjësi i punimeve te 'Liqeni'

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zvarritje në gjyqin e Veliajt/ Avokati Ndreca kërkon dy javë kohë! Prokurori Ols Dado: E panevojshme, I pandehuri ka ndryshuar disa mbrojtës
Breaking Views

Zvarritje në gjyqin e Veliajt/ Avokati Ndreca kërkon dy javë kohë! Prokurori Ols Dado: E panevojshme, I pandehuri ka ndryshuar disa mbrojtës

11:28 - 03/04/26

Në Gjykatën e Posaçme po mbahet gjyqi në themel për Erion Veliajn, i cili ndodhet në burg që prej shkurtit...

Lexo më shumë
Paralajmërimi i Ambasadës së SHBA-së, ministri i Ramës rregullon gjuhën: Policia ka shtuar masat e sigurisë

Paralajmërimi i Ambasadës së SHBA-së, ministri i Ramës rregullon gjuhën: Policia ka shtuar masat e sigurisë

11:19 - 03/04/26
Skandal/ Dosja në gjykatë, IKMT shemb ndërtesën 3-katëshe në mes të Vlorës, pronari nuk ka marrë dëmshpërblimin

Skandal/ Dosja në gjykatë, IKMT shemb ndërtesën 3-katëshe në mes të Vlorës, pronari nuk ka marrë dëmshpërblimin

11:05 - 03/04/26
Dosja ‘Veliaj’/ Biznesmenët Abule, Bektashi, Likaj dhe ish-deputetja Bushka kërkojnë gjykim të veçuar

Dosja ‘Veliaj’/ Biznesmenët Abule, Bektashi, Likaj dhe ish-deputetja Bushka kërkojnë gjykim të veçuar

10:44 - 03/04/26
Debate në GJKKO! Ols Dado i tregon vendin Maks Haxhisë; Avokat Ndreca: Procesi bie ndesh me Konventën Europiane

Debate në GJKKO! Ols Dado i tregon vendin Maks Haxhisë; Avokat Ndreca: Procesi bie ndesh me Konventën Europiane

10:13 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com