GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zbardhet ngjarja tragjike me Jet Ski te Shkëmbi i Kavajës, i riu humbi jetën, e dashura në gjendje kritike

15:19 - 01/06/25
në Aktualitet, Breaking Views, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Zbardhet ngjarja tragjike me Jet Ski te Shkëmbi i Kavajës, i riu humbi jetën, e dashura në gjendje kritike
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme, në orën 11.15, përballë zonës së Shkëmbit të Kavajës, ku dy shtetas që lundronin me një Jet Ski kanë rënë në det si pasojë e humbjes së kontrollit mbi mjetin lundrues.

Sipas të dhënave paraprake nga Policia Kufitare e Portit të Durrësit, dy shtetasit, banues në Angli, dyshohet se gjatë manovrave me Jet Ski kanë përfunduar në ujë.

Pas njoftimit, shërbimet e Policisë Kufitare ndërhynë me mjet lundrues për t’u ardhur në ndihmë dhe i transportuan ata drejt portit, ku ndodhej në pritje edhe ekipi i urgjencës mjekësore.

Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë, 34-vjeçari Asare Obeng, banues në Angli, u konstatua pa shenja jete nga mjekët, ndërsa shoqëruesja e tij, 31-vjeçarja Vera Buame, po ashtu nga Anglia, u dërgua me urgjencë në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor i ngritur posaçërisht për këtë rast, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes tragjike.

Njoftimi i Policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 11:15, të datës 01.06.2025, shërbimet e Policisë Kufitare Port Durrës janë njoftuar se, në zonën përballë Shkëmbit të Kavajës, dy shtetas që lundronin me një mjet lundrues Jet Ski, dyshohet se gjatë manovrave kanë humbur kontrollin mbi mjetin lundrues dhe kanë rënë në ujë.

Shërbimet e Policisë Kufitare, pas njoftimit të marrë, kanë shkuar me mjet lundrues menjëherë në ndihmë të dy shtetasve që kishin rënë në ujë, duke bërë transportimin e tyre për në port, me qëllim transportimin drejt spitalit. Nga verifikimet paraprake të ekipit të urgjencës së spitalit, që ishte në pritje në port, rezultoi se njëri prej shtetasve që lundronin me Jet Ski, konkretisht shtetasi S. O., 34 vjeç, banues në Angli, kishte humbur jetën, ndërsa shtetasja V. B., 31 vjeçe, banuese në Angli, u transportua menjëherë për në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

gijotina.com/

Etiketa: aksidenti me Jet SkiDurrës

Lajme të lidhura

Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos
Aktualitet

Jepet sot masa e sigurisë për Nevzat Spaho, autorin e dyshuar që “vrau” Mondi Mëhallën në Elbasan

12:30 - 06/12/25
SPAK dërgon për gjykim 32 të pandehur për trafik ndërkombëtar emigrantësh (EMRAT)
Aktualitet

SPAK dërgon për gjykim 32 të pandehur për trafik ndërkombëtar emigrantësh (EMRAT)

12:15 - 06/12/25
Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne
Aktualitet

Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

11:57 - 06/12/25
Para
“Pse nuk më fute në lojë?”, Frattesi i kërkon sqarime trajnerit Inzaghi pas finales

“Pse nuk më fute në lojë?”, Frattesi i kërkon sqarime trajnerit Inzaghi pas finales

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos
Aktualitet

Jepet sot masa e sigurisë për Nevzat Spaho, autorin e dyshuar që “vrau” Mondi Mëhallën në Elbasan

12:30 - 06/12/25

Zhvillimet gjyqësore për vrasjen e biznesmenit Edmond (Mondi) Mëhalla mbrëmjen e 30 nëntorit marrin sot një tjetër kthesë të rëndësishme,...

Lexo më shumë
SPAK dërgon për gjykim 32 të pandehur për trafik ndërkombëtar emigrantësh (EMRAT)

SPAK dërgon për gjykim 32 të pandehur për trafik ndërkombëtar emigrantësh (EMRAT)

12:15 - 06/12/25
Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

11:57 - 06/12/25
Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

11:45 - 06/12/25
Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

11:30 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com