GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Liri Berisha rrëfen takimin e parë të shumëpritur me Nënë Terezën: Nuk e njihja famën…

07:52 - 03/06/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Liri Berisha rrëfen takimin e parë të shumëpritur me Nënë Terezën: Nuk e njihja famën…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nënë Tereza fitoi Çmimin Nobel për Paqe në vitin 1979. Lajmi në atë kohë mbërriti edhe në Shqipëri, edhe pse vendi ynë ishte nën regjimin komunist.

Liri Berisha, mjeke dhe bashkëshorte e kryedemokratit Sali Berisha, në një intervistë për emisionin Opinion, rrëfeu njohjen e familjes së saj me familjen e Gonxhe Bojaxhiut (Nënë Terezës) në vitet 1962-1963.

Berisha u shpreh se kishte pasur një dëshirë utopike për ta takuar Nënë Terezën, pasi ajo mori Çmimin Nobel, ngjarje që e kishte ndjekur përmes televizorit.

“Shoh në televizor që një shqiptare merr Nobel për Paqe, duke marrë çmim Nobel u thotë gazetarëve që me gjak jam shqiptare. Jo vetëm më bëri përshtypje, asnjë nuk e mendonte që një grua kaq e vogël të marri çmimin e Paqes.

Po e shikoja me çudi të madhe si ka mundësi. Vjen mamaja dhe më thotë e di kush është kjo? Kjo është vajza e nënës Drane, Gonxhja, më thotë. I them si ka mundësi? Pata një lloj krenarie, një lloj kënaqësie. Pastaj m’u duk shumë e dhimbshme që në këtë atmosferë kaq kulmore, censura ishte e plotë dhe ishte shumë e dhimbshme.

Ndërkohë që po jepej ky lajm në televizor, më kujtohej që në ambiente të ngushta flitej për një grua shqiptare cila ndihmonte të varfërit jashtë, kaq ishte. Por duhet ta kuptoje që nuk duhej thënë as ajo, që një grua shqiptare.. këto ishin para viteve ’79”.

Liri Berisha tregon se prej atij momenti, dëshira ishte për të takuar Nënë Terezën, por kjo ishte e pamundur për shkak të regjimit që sundonte në Shqipëri.

Megjithatë, takimi i shumëpritur ndodhi në vitin 1991.

“Qysh kur e pashë që mori Çmimin Nobel, kisha dëshirë ta takoja, por ishte dëshirë utopike, Shqipëria në atë kohë ishte totalisht e mbyllur. E kam takuar për herë të parë në fund të vitit ’91, ishte prag Krishtlindjesh dhe na thonë që keni ftesë nga Nënë Tereza, dhe ju pret për vizitë kur të doni. Kjo ishte vizitë e jashtëzakonshme.

Mezi kam pritur ditën që të shkonim atje, ishte ditë e ftohtë dimri. Shkuam, derën na e hapi një nga motrat dhe pata frikë se mos po e ngatërroja. Ajo na shoqëroi, na çoi në një dhomë dhe në mes të dhomës ishin ulur në gjunjë 4 motra, kishin një kovë dhe shtupë e lanin dyshemenë. Një nga motrat i trokiti në sup njërës, ajo u ngrit dhe me duart hapur u ngrit. Ishte vetë Nënë Tereza, m’u duk e pabesueshme, si ka mundësi që kjo nobeliste të ulet të lajë parketin”?

Berisha shprehet se Nënë Tereza, edhe pse ishte e pajisur me pasaportë indiane, ajo udhëtonte kudo me mjet identifikimi shqiptar. Nuk dihet se ku e gjeti pasaportën shqiptare, por e sigurt mbetet se Nënë Tereza udhëtonte me mjet identifikimi kuq e zi, gjë që padyshim tregon dashurinë që ajo kishte për Shqipërinë dhe e shfaqte hapur kudo.

“Ajo kudo që udhëtonte, udhëtonte me pasaportë shqiptare. Nuk e di të them se ku e gjeti dhe si e gjeti. Udhëtonte me pasaportë shqiptare”, tha ajo.

Dashuria për Shqipërinë dhe gjuhën shqipe e Nënë Terezës vinte dhe përmes faljes dhe lutjes. Këto të fundit bëheshin nga Nënë Tereza në gjuhën shqipë, diçka që ngrinte kuriozitet për motrat e tjera pasi nuk kuptonin faljen dhe lutjen e saj.

“Më ka bërë shumë përshtypje një vizitë në Budapest. Isha e ftuar nga zonja e parë hungareze, për të inauguruar një bust të Nënë Terezës edhe një rrugë të Nënë Terezës dhe kur shkoj aty takoj e motrat e Nënë Terezës. Ato më ftuan qe t’i vizitoj shtëpinë e tyre. Kur shkoj të vizitoj shtëpinë, një prej motrave më thotë: Nënë Tereza lutej e falej në këtë cep të dhomës. Ne kemi ruajtur disa gjëra të saj, stilolapsa, gjëra të vogla, kryqe. Kur ajo lutej e falej, në një gjuhë që ne nuk e kuptonim. Kemi pyetur motër Nirvanën, e cila ishte motra që e shoqëronte, që ne nuk e kuptojmë Nënë Terezën çfarë flet kur falët. Nuk e kuptoni se ajo falet dhe flet në gjuhën e saj. Kjo më bëri shumë përshtypje”, tha Berisha.

 

Etiketa: Kryesore1liri berishaNene Tereza

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Para

Këmbimi valutor 3 Qershor, me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com