GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gjekmarkaj: Berisha të mos largohet, s’ka asnjë arsye

15:59 - 03/06/25
në Aktualitet, Politikë, Uncategorized
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjekmarkaj: Berisha të mos largohet, s’ka asnjë arsye
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtuesi politik i PD-së në Qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj, në një intervistë televizive, të parën pas zgjedhjeve të 11 Majit, e distancon veten prej atyre të cilët mendojnë se Sali Berisha, duhet të largohet pas humbjes fatale në këto zgjedhje.

Sipas tij, Berisha nuk ka asnjë arsye pse të japë dorëheqjen, pasi u përballë me një farsë, teksa shton se dorëheqjen e liderit të PD-së nuk e kërkojnë as demokratët dhe as shoqëria, por socialistët.

“Mendoj se Shqipëria pësoi një humbje. Standardet demokratike pësuan një humbje. PD luftoi që kjo mos të ndodhë që Shqipëria të ndryshojë. Sali Berisha nuk ka arsye të japë dorëheqje për sa i përket kushteve në të cilat gjendet vendi sepse ai u përball me një farsë sepse ai dha maksimunin e tij. PD bëri gjithçka. Tani është radha edhe shoqëria të bëjë pjesën e vet. Dorëheqjen e Berishës e kërkojnë socialistët. Nuk e kërkojnë demokratët. E kërkojnë njerëz pranë qeverisë. Nuk e kërkon shoqëria. Kështu që Sali Berisha është në të drejtën e tij të udhëheq opozitën dhe mendoj do ta bëjë mirë këtë punë”, thotë Gjekmarkaj për “Top Channel”.

Por ndërsa brenda PD ka nisur një garë brenda vetes per votat preferenciale ne zgjedhjet e 11 Majit, Agron Gjekmarkaj mbështet kërkesat e kolegëve të tij demokratë për rinumërim vote.

“Unë mendoj se është një e drejtë e gjithsecilit të kërkojë transparencë. Transparenca mund të shoqërohet me debate është gjëja më normale. PD është parti e debatit e hapësirës. Është pjesë e të drejtave të gjithsecilit dhe i përdor të drejtat e veta siç mendon është më mirë sepse kulti shenjtërisë së individit në PD është shumë i fortë”, shton ai.

Në këtë intervistë, Gjekmarkaj tregon dhe se si do ta përdorë mandatin e fituar në Lezhë: “Ne kemi marrë një votëbesim për të mbrojtur votën e lirë kudo në Shqipëri. Kemi një amanet të shoqërisë mendoj unë që duhet ta përcjellim si opozitë të çmontojmë atë që u pa nga e gjithë bota kush kishte sy për të parë dhe veshë për të dëgjuar për atë që ne e konsiderojmë farsë elektorale sepse një shoqëri që endet rreth farsave nuk është shoqëri e lirë nuk është shoqëri demokratike. Dhe me gjasë këtë mision sa të vështirë dhe të shenjtë e ka PD. Ky do jetë misioni ynë në shtator”.

Agron Gjekmarkaj lë të kuptohet se ai nuk është për një marrëdhënie agresive në Kuvendin e ri të shtatorit.

“Ne do të shfrytëzojmë çdo hapësirë lirie që ka mbetur ende në këtë shtet, në të shoqëri në këto institucione. Do shfrytëzojmë çdo institucion e hapësirë ndërkombëtare dhe do të jemi në bashkëbisedim me shoqërinë shqiptare për të gjetur zgjidhjet e duhura, rrugëdaljet drejt një demokracie të vërtetë sepse sot nuk e kemi një të tillë”, tha ndër të tjera Gjekmarkaj.

Etiketa: Agron GjekmarkajGjekmarkajPDSali Berishazgjedhje 2025

Lajme të lidhura

Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP
Aktualitet

Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

14:15 - 05/12/25
Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”
Aktualitet

Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

14:03 - 05/12/25
Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë
Aktualitet

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25
Para
Zbulohet agjenti ‘Merimangë’! Kush është DJ që tronditi Rusinë me sulmin 7 mld dollarësh

Zbulohet agjenti ‘Merimangë’! Kush është DJ që tronditi Rusinë me sulmin 7 mld dollarësh

Discussion about this post

TË FUNDIT

Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP
Aktualitet

Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

14:15 - 05/12/25

Një përleshje mes dy familjeve ka ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Gramshit, ku në konflikt është përfshirë edhe...

Lexo më shumë
Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

14:03 - 05/12/25
Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25
Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

13:38 - 05/12/25
Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com