GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Takimi me Berishën, eurodeputeti Kovatchev i shqetësuar: Do i ndjek nga afër zhvillimet në Shqipëri

12:31 - 05/06/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Takimi me Berishën, eurodeputeti Kovatchev i shqetësuar: Do i ndjek nga afër zhvillimet në Shqipëri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sali Berisha zhvilloi ditën e sotme në Bruksel një takim me eurodeputetin Andrey Kovatchev, përfaqësues i Partisë Popullore Europiane (EPP) dhe anëtar i Parlamentit Europian nga Bullgaria.

Berisha e informoi Kovatchev mbi përkeqësimin dramatik të gjendjes demokratike në Shqipëri, sidomos në kontekstin e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025. Ai denoncoi represionin politik të ushtruar nga qeveria ndaj opozitës në të vetmin narko-shtet që ekziston sot në kontinentin europian, tre liderët e partive më të mëdha opozitare janë ndeshur me arrestime e burgosje politike, etj.

Po ashtu, Berisha solli në vëmendje deklaratën fyese të Kryeministrit Edi Rama, i cili e ka quajtur Kodin Zgjedhor “kinezëri”, duke e zhvlerësuar në mënyrë të qëllimshme dhe duke e shkelur sistematikisht gjatë gjithë fushatës. Ai theksoi:

  • Shpërdorimin e burimeve shtetërore, përmes bonuseve për 760 mijë pensionistë (që përbëjnë rreth 48% të elektoratit), faljes së gjobave dhe prokurimeve elektorale pa procedura ligjore;
  • Riaktivizimin e patronazhistëve të Partisë Socialiste, të cilët ushtronin presion sistematik mbi qytetarët, duke i joshur ose shantazhuar përmes aksesit në shërbime publike;
  • Lidhjen e maxhorancës me kartelet më të rrezikshme të drogës dhe krimit të organizuar, që kanë ndikuar drejtpërdrejt në rezultatin zgjedhor në 10 qarqe dhe 20 bashki të vendit;
  • Ndërhyrjen brutale të Kryeministrit Rama ndaj misioneve ndërkombëtare të vëzhgimit, duke ushtruar presion të vazhdueshëm ndaj vëzhguesve ndërkombëtarë për të zbutur dhe ndryshuar përmbajtjen e raportit final mbi zgjedhjet e 11 majit – një përpjekje e papranueshme për të minuar kredibilitetin e organizatave ndërkombëtare dhe për të fshehur manipulimet masive.

Eurodeputeti Andrey Kovatchev shprehu shqetësimin e tij për zhvillimet në Shqipëri. Ai theksoi se disa nga këto problematika janë tashmë të reflektuara në raportin e fundit të Parlamentit Europian për Shqipërinë, i diskutuar dhe votuar sot në Komisionin e Punëve të Jashtme (AFET).

Kovatchev garantoi se, në emër të Grupit të Partisë Popullore Europiane (EPP), do të ndjekë nga afër zhvillimet në Shqipëri dhe procesin pasues të vlerësimit nga misionet ndërkombëtare të vëzhgimit. Ai shprehu gjithashtu mbështetjen e plotë për aspiratën europiane të Shqipërisë, e cila sipas tij mund të realizohet vetëm përmes respektimit të demokracisë, të drejtës së votës së lirë dhe ndarjes së pushteteve.

May be an image of 5 people, people studying and text

 

Etiketa: berishaeurodeputet

Lajme të lidhura

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë
Aktualitet

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

12:43 - 01/02/26
Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës
Aktualitet

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

12:18 - 01/02/26
Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen
Aktualitet

Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

11:43 - 01/02/26
Para
Nesër nis muaji i shenjtë i Ramazanit, kreu i KMSH: Të forcojmë lidhjet me familjen e shoqërinë

Kreu i KMSH, Bujar Spahiu uron besimtarët për Kurban Bajram: Të forcojmë lidhjet me njeri tjetrin...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji
Breaking Views

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji

13:31 - 01/02/26

Prej më shumë se një muaji, banorët e lagjeve Cfakë, Manalat i Parë dhe Manalat i Dytë në Gjirokastër jetojnë...

Lexo më shumë
Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

12:43 - 01/02/26
(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

12:36 - 01/02/26
Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

12:18 - 01/02/26
Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

11:59 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com