GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Tymnajë e panevojshme”, Gonxhe injoron shqetësimet për Spaçin dhe mbron vijimin e punimeve

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Tymnajë e panevojshme”,  Gonxhe injoron shqetësimet për Spaçin dhe mbron vijimin e punimeve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit mbrojti të premten projektin kontrovers të restaurimit në ish-burgun famëkeq të Spaçit, pavarësisht kundërshtimit të aktivistëve dhe ish-të përndjekurve politikë.

I ndarë edhe nga ministri Blendi Gonxhe në Facebook, reagimi përmban një gjuhë përçmuese ndaj kundërshtuesve të projektit, duke i quajtur ata “Sanço Pançot e politikës së vjetër” dhe reagimin e fortë publik si një “tymnajë të panevojshme”.

“Çdo zë që mundohet të përdorë këtë situatë për instrumentalizim politik apo për të nxitur dyshime dhe ndasi, në fakt po bie ndesh me përpjekjen për të dokumentuar një të vërtetë që për dekada u hesht dhe u mohua,” thuhet në deklaratë.

Reagimi publik ndaj restaurimit të ndërtesave u nis fillimisht nga aktivistë të rinj të angazhuar në ruajtjen e memories dhe nga ekspertë të trashëgimisë kulturore, që u zyrtarizua në një letër të hapur dërguar Ministrisë ku firmosën dhjetra organizata të shoqërisë civile dhe një peticion qytetar për ndaljen e punimeve dhe konsultimin me palët e interesuara.

Ish të burgosurit politikë në Spaç e konsideruan gjithashtu betonin dhe bojën e bardhë mbi ndërtesa një makiazh të dhimbjes dhe fshirje të historisë së vuajtjeve të tyre.

Projekti i ministrisë për ndërhyrje në Spaç nisi nga një premtim verbal i Kryeministrit Edi Rama për autorët e një projekti filmik që do t’i kushtohet revoltës së Spaçit, një nga ngjarjet më domethënëse të rezistencës gjatë diktaturës së Enver Hoxhës.

Edhe pse në vendimmarrjen dhe dokumentet e projektit që shoqërojnë tenderin nuk ka asnjë referencë për skenografinë e këtij filmi, vetë ministri e pranon se ndërhyrjet po bëhen në funksion të tij.

“Vështirësitë e realizimit të këtij projekti filmik janë të mëdha, për shkak të pamundësisë për të rindërtuar kampin-burg në një set, gjendjes tejet të amortizuar të sitit në Spaç, nevojës për xhirime autentike në një ambient që ruan ende gjurmët reale të tragjedisë së atij vendi”, shkruan Gonxhe duke shtuar se nga ana tjetër ka nisur një projekt i qeverisë “për ta kthyer Spaçin në një Muze të Kujtesës”.

Ministri pranon se pavarësisht se ka një plan menaxhimi për ta konservuar dhe kthyer në muze, zbatimi i tij e tejkalon afatin kohor të fillimit të xhirimeve të filmit dhe ndaj i është dhënë prioritet “realizimi i disa ndërhyrjeve konservuese dhe përforcuese të pjesshme…”.

Gjithsesi Gonxhe këmbëngul se projekti filmik është i rëndësishëm dhe se shenjat e rehabilitimit për të cilat u protestuar do të rregullohen “përmes teknikave skenografike dhe restauruese, duke përngjasuar sa më afër gjendjes origjinale të kohës”.

Reagimi i ministrit është pritur me revotë nga aktivistët që çuan përpara reagimin qytetar për mbrojtjen e Spaçit.

Arnen Sula, drejtori i organizatës “Tek Bunkeri”, një iniciativë të rinjsh që realizon projekte kulturore-artistike në mbrojtje të memores historike, e quan gjuhën e përdorur nga Gonxhe polemike dhe aspak reflektuese ndaj kërkesave të përligjura të aktivistëve.

“Nuk mundet institucioni i kulturës të jetë aq i pakulturuar sa të sulmojë dhe përçmojë të paktën deri më tani 35 organizata të pavarura të shoqërisë civile duke thënë: “Protesta me kobure në brez… Sanço Pançot e politikës së vjetër…,” i tha Sula BIRN-it.

Përdorimi i këtij toni, shton ai, “ul nivelin institucional të deklaratës, duke kaluar në gjuhë polemike që synon të turpërojë kritikët, në vend që të ftojë në reflektim apo bashkëpunim”.

Ndërsa mbrojtja e projektit filmik nga Gonxhe, sipas Sulës, vetëm sa i jep projektit një vello idealiste por shmang pyetjen themelore; “A po bëhet kjo në përputhje me parimet e ruajtjes së sitit?”

Ai këmbëngul se peticioni i organizatave i referohet pikërisht një plani të menaxhimit të miratuar nga vetë MEKI dhe i konsultuar me të gjithë aktorët, i cili e ndalon restaurimin e plotë për të rikthyer ndërtesat siç ishin.

“Ndalohet suvaja e re mbi mure të rindërtuara. Lejohen vetëm ndërhyrje për konsolidim strukture, ndalim rrëzimi, ruajtje të formës ekzistuese, dhe jo ndërtim apo përmirësim estetik,” tha Sula duke iu referuar këtij plani.

Etiketa: GonxheKryesore1punimespac

Lajme të lidhura

“Shtëpi të blera me para të drogës”, kompania padit kreun e SPAK-ut, Altin Dumani
Aktualitet

“Shtëpi të blera me para të drogës”, kompania padit kreun e SPAK-ut, Altin Dumani

19:47 - 03/08/26
Identifikohet viktima në Ksamil, 20-vjeçari drejtonte një furgon
Aktualitet

Identifikohet viktima në Ksamil, 20-vjeçari drejtonte një furgon

19:34 - 03/08/26
Shkrirja e bashkisë së Selenicës, deputeti i PS del kundër: Kuvendi të dëgjojë zërin e qytetarëve
Lajme

Shkrirja e bashkisë së Selenicës, deputeti i PS del kundër: Kuvendi të dëgjojë zërin e qytetarëve

19:18 - 03/08/26
Para
Fotografoi fletën e votimit/ Vihet në pranga 30-vjeçari në Këlcyrë

Plagosi fqinjët në Rrogozhinë, vetëdorëzohet autori (Emrat)

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Shtëpi të blera me para të drogës”, kompania padit kreun e SPAK-ut, Altin Dumani
Aktualitet

“Shtëpi të blera me para të drogës”, kompania padit kreun e SPAK-ut, Altin Dumani

19:47 - 03/08/26

Duhet të kthehemi në fillim të korrikut të vitit të kaluar, kur një hetim i përbashkët mes Prokurorisë së Tiranës...

Lexo më shumë
Identifikohet viktima në Ksamil, 20-vjeçari drejtonte një furgon

Identifikohet viktima në Ksamil, 20-vjeçari drejtonte një furgon

19:34 - 03/08/26
Shkrirja e bashkisë së Selenicës, deputeti i PS del kundër: Kuvendi të dëgjojë zërin e qytetarëve

Shkrirja e bashkisë së Selenicës, deputeti i PS del kundër: Kuvendi të dëgjojë zërin e qytetarëve

19:18 - 03/08/26
Zjarri në Finiq, ministri publikon pamje nga evakuimi i banorëve: Situatë e vështirë…

Zjarri në Finiq, ministri publikon pamje nga evakuimi i banorëve: Situatë e vështirë…

19:02 - 03/08/26
Flakët rrezikojnë banesat në Kostar të Finiqit, dy helikopterë ndërhyjnë për shuarjen e zjarrit

Flakët rrezikojnë banesat në Kostar të Finiqit, dy helikopterë ndërhyjnë për shuarjen e zjarrit

16:57 - 03/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com