GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Gafa” e Benet Becit, i dërgoi SMS-në 320 mijë euroshe gruas së Berberit, caktuan fitues të tenderit Ervis Myftarin

në Aktualitet, Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
“Gafa” e Benet Becit, i dërgoi SMS-në 320 mijë euroshe gruas së Berberit, caktuan fitues të tenderit Ervis Myftarin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mesazhet e zbuluara në telefonin e Adela Ruko, bashkëshortes së Ervis Berberit, ish-kreut të ARSH-së i arrestuar nga SPAK, kanë çuar në marjen të pandehur të Benet Becit dhe 6 anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, të cilët vepronin pranë Korporatës Elektro-Energjitike Shqiptare.

Benet Beci, aktualisht Kryetari i Bashkisë Shkodër, dhe 6 anëtarët e komisionit, Jonid Kazani, Edlira Mitrushi, Yllka Nishku, Rudin Gjoni, Adela Ruko, Premtim Dauti, janë vënë në hetim për “Shkeljen e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”,kryer në bashkëpunim.

Sipas dosjes hetimore, telefoni i Adela Rukos, është marë për llogari të dosjes hetimore që SPAK ka hapur kundër Ervis Berberit.

Por teksa aparati i është nënshtruar eskpertimit kompjuterik, është konstatuar se Adela Ruko, gjatë periudhës së vitit 2019, ka pasur komunikime me Benet Becin, që në atë kohë drejtonte institucionin e KESH-it.

Adela Ruko, në këtë kohë ka qënë kryetare e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, dhe sipas komunikimeve përmes mesazheve, rezulton që ajo të ketë marë orientime nga titullari i KESH, Benet Beci, dhe bashkëshorti i saj, Ervis Berberi, me qëllim paracaktimin e kompanisë fituase të tenderit me objekt “Zhvillimi i Strategjisë për Sektorin Energjetik”.

Ky tender u shpall nga KESH, në 13 janar të vitit 2020 me fond limit të paracaktuar prej 69.5 milionë lekësh ose 695 mijë euro pa tatim mbi vlerën e shtuar. Bashkë me TVSH-në vlera e fondit limit ishte 834 mijë euro.

Studimi, i cili do të kryhej në bashkëpunim me profesorë të Universitetit të “Harvardit”, duket se kishte para për të ndarë edhe për dy ish-zyrtarët, të cilët donin jo pak por mbi 40 për qind të fondit, Benet Beci dhe Ervis Berberi, gruaja e të cilit drejtonte komisionit ku do shpallej fituese kompania e miqve të tyre.

Në garë pati vetëm një ofertë, që ishte ajo e kompanisë Consulting & Management Albania SHPK në pronësi të biznesmenit Ervis Myftari, e cila ofroi ta kryente shërbimin me vlerën 69.35 milionë lekë pa tvsh ose sa 99.8 për qind e fondit limit.

Një ditë pas tenderit, KESH shpalli fituese pikërisht kompaninë e Ervis Myftarit, e cila me sa duket ishte instrumenti që do të ndante paratë sipas formulës 500 mijë për profesorët dhe 330 mijë për ata me dy klasë shkollë.

Në një nga SMS-të e gjetura nga prokurorët e SPAK, duke ju referuar tenderit për studimin, Evis Berberi i shkruan Benet Becit: “…500 mijë euro për profesorët e Harvardit, 320 mijë euro për ne me dy klasë shkollë…”.

gijotina.com/

Etiketa: Adela Rukoakuzebenet beciEvis BerberiKryesore1tender

Lajme të lidhura

“Çfarë e tremb vërtet Edi Ramën?”, Lala: Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen…
Aktualitet

“Çfarë e tremb vërtet Edi Ramën?”, Lala: Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen…

22:55 - 01/06/26
“‘Zvërneci’ do të përvëlojë njerëz në nivel të lartë”, Klodiana Lala e zbulon: Ja çfarë ka në duar SPAK!
Aktualitet

“‘Zvërneci’ do të përvëlojë njerëz në nivel të lartë”, Klodiana Lala e zbulon: Ja çfarë ka në duar SPAK!

22:36 - 01/06/26
Kryeministri Rama pret në Tiranë Presidentin e Këshillit Europian, zbulohet agjenda
Breaking Views

Kryeministri Rama pret në Tiranë Presidentin e Këshillit Europian, zbulohet agjenda

22:00 - 01/06/26
Para
Teherani kundërpërgjigjet me 150 raketa në Tel Aviv, shpërthime edhe në Jerusalem

Teherani kundërpërgjigjet me 150 raketa në Tel Aviv, shpërthime edhe në Jerusalem

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Çfarë e tremb vërtet Edi Ramën?”, Lala: Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen…
Aktualitet

“Çfarë e tremb vërtet Edi Ramën?”, Lala: Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen…

22:55 - 01/06/26

Gazetarja Klodiana Lala, ka lëshuar një deklaratë të fortë, duke zbuluar se kryeministri Edi Rama i trembet më shumë lëvizjeve...

Lexo më shumë
“‘Zvërneci’ do të përvëlojë njerëz në nivel të lartë”, Klodiana Lala e zbulon: Ja çfarë ka në duar SPAK!

“‘Zvërneci’ do të përvëlojë njerëz në nivel të lartë”, Klodiana Lala e zbulon: Ja çfarë ka në duar SPAK!

22:36 - 01/06/26
Kryeministri Rama pret në Tiranë Presidentin e Këshillit Europian, zbulohet agjenda

Kryeministri Rama pret në Tiranë Presidentin e Këshillit Europian, zbulohet agjenda

22:00 - 01/06/26
Tsipras përdor Zvërnecin për politikë, bën polemikë me Ramën: Mos më jep leksione nacionalizmi

Tsipras përdor Zvërnecin për politikë, bën polemikë me Ramën: Mos më jep leksione nacionalizmi

21:45 - 01/06/26
“Të anuloj projektin? Për këtë i thirrët njerëzit e mirë?”/ Rama për protestën: Më vjen keq, por…

“Të anuloj projektin? Për këtë i thirrët njerëzit e mirë?”/ Rama për protestën: Më vjen keq, por…

21:37 - 01/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026matbetcasibommatbet girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş