GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kishin kthyer vilën në shtëpi publike! Arrestohen 4 kineze, pamjet nga aksioni i policisë

10:30 - 20/06/25
në Aktualitet, Breaking Views, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Kishin kthyer vilën në shtëpi publike! Arrestohen 4 kineze, pamjet nga aksioni i policisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zbulohet një rrjet prostitucioni në Durrës me të huaja. 4 shtetase kineze u vunë në pranga, ndërsa shpallet në kërkim një shtetase angleze.

Një operacion policor i koduar “Storm 4”, nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Durrës dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, nën drejtimin e Prokurorisë, ka çuar në goditjen e një rrjeti të organizuar prostitucioni në zonën e Plazhit, në lagjen nr. 13, Durrës.

Pas dy javësh hetime me metoda proaktive, Policia vuri në pranga katër shtetase kineze, mes të cilave edhe organizatorja e dyshuar e kësaj veprimtarie kriminale, 46-vjeçarja F. W. Po ashtu, u shpall në kërkim edhe një tjetër organizatore e dyshuar, shtetasja angleze K. P., 46 vjeçe, me banim në Mbretërinë e Bashkuar.

Nga hetimet ka rezultuar se këto shtetase kishin marrë me qira një vilë dykatëshe në zonën e Plazhit dhe e kishin përshtatur për ushtrimin e prostitucionit. Sipas policisë, shtetasja angleze dhe ajo kineze e arrestuar, në bashkëpunim me njëra-tjetrën, kishin organizuar rrjetin, duke mundësuar që shërbimet të ofroheshin edhe përmes telefonatave nga jashtë vendit nëpërmjet një call center-i të dyshuar.
Përveç katër arrestimeve, në kuadër të operacionit u proceduan penalisht edhe 10 shtetas të tjerë, 2 gra kineze dhe 8 shtetas shqiptarë, për veprën penale “Prostitucioni”.

Gjatë kontrollit në vilën e marrë me qira, policia sekuestroi si provë materiale 6 pasaporta të shtetaseve kineze, shuma të konsiderueshme parash në euro dhe dollarë, disa karta banke dhe celulare. Policia dhe Prokuroria kanë nisur hetime të mëtejshme për të identifikuar personat e tjerë të përfshirë në rrjetin e shfrytëzimit të prostitucionit, i cili dyshohet se kishte lidhje me persona jashtë territorit shqiptar.
Materialet i kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë Durrës.

gijotina.com/ 

Etiketa: DurrësProstitucion

Lajme të lidhura

Ankth për dy futbollistë shqiptarë! Alarm për sulm në Ukrainë, largohen pas sirenave
Breaking Views

Ankth për dy futbollistë shqiptarë! Alarm për sulm në Ukrainë, largohen pas sirenave

23:28 - 22/04/26
Skandal në Batumi, gjyqtarët hedhin poshtë djersën e Erkand Qerimajt
Breaking Views

Skandal në Batumi, gjyqtarët hedhin poshtë djersën e Erkand Qerimajt

23:18 - 22/04/26
Chelsea shkarkon trajnerin Liam Rosenior pas tre muajsh në drejtim
Breaking Views

Chelsea shkarkon trajnerin Liam Rosenior pas tre muajsh në drejtim

23:05 - 22/04/26
Para
Lokali i tij u qëllua me 15 fishekë, kush është Mondi Voga, ish-shoferi i Arjan Ndojës

Lokali i tij u qëllua me 15 fishekë, kush është Mondi Voga, ish-shoferi i Arjan Ndojës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ankth për dy futbollistë shqiptarë! Alarm për sulm në Ukrainë, largohen pas sirenave
Breaking Views

Ankth për dy futbollistë shqiptarë! Alarm për sulm në Ukrainë, largohen pas sirenave

23:28 - 22/04/26

Baton Zabërgja dhe Ermir Rashica janë përballur me një situatë aspak të këndshme në Ukrainë. Ndërsa po kryenin nxemjen para...

Lexo më shumë
Skandal në Batumi, gjyqtarët hedhin poshtë djersën e Erkand Qerimajt

Skandal në Batumi, gjyqtarët hedhin poshtë djersën e Erkand Qerimajt

23:18 - 22/04/26
Chelsea shkarkon trajnerin Liam Rosenior pas tre muajsh në drejtim

Chelsea shkarkon trajnerin Liam Rosenior pas tre muajsh në drejtim

23:05 - 22/04/26
Egnatia kalon në finale pas dramës së penalltive ndaj Elbasanit

Egnatia kalon në finale pas dramës së penalltive ndaj Elbasanit

22:15 - 22/04/26
Dosja e SPAK/ Demirajt e “Pelikanit” dhe Fatosi i “Fafa” shitën prona tek Ermal Beqiri, biznesmeni i AKSHI-t

Dosja e SPAK/ Demirajt e “Pelikanit” dhe Fatosi i “Fafa” shitën prona tek Ermal Beqiri, biznesmeni i AKSHI-t

21:21 - 22/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com